Që prej kohe fjala “muze” nuk na rikujton për një godinë të mërzitshme, plotë ekspozita edhe më të mërzitshme, të grumbulluara dhe të ruajtura gjatë shekujve, eksponate të trashëguara brez pas brezit, që paraqesin zhvillimin tonë historik, kulturor, etnografik dhe natyror. Po, koleksionet janë atje, por paraqitja e tyre është aktuale dhe interesante. Bota e shkencës hapet para vizituesit dhe e ndez shkëndijën e natyrshme të kureshtjes dhe të ethjes për dituri. Pikërisht i tillë është Muzeu i Bletës në Sofje, i cili nuk e tërheq vëmendjen e vizituesve me dimensionet dhe elegancën e tij. Madje po të ketë një konkurs për muzeun më të vogël, ai do ta fitonte.
Muzeu i Bletës në Sofje përbën një shtëpi të vogël, të ndërtuar prej deltine në formën e një qelize të vogël. Materiali, nga i cili është bërë godina, tregon dëshirën e krijuesve të saj për t’i afruar njerëzit me mjedisin e tyre të natyrshëm. Ngjyra e kafenjtë e këtij minerali ngjan me ngjyrën e dyllit, nga i cili është ndërtuar tërë pitja, ku grumbullohet jo vetëm mjalti dhe pjalmi, por rritet edhe familja e bletëve. Në çati janë mbjellë lule të ndryshme, nga të cilat bletët grumbullojnë pjalm dhe nektar. Hyrja dhe dalja e kosheres së bletëve ndodhet brenda, lart nën tavan. Në këtë mënyrë vizituesit dhe kalimtarët nuk e vështirësojnë fluturimin e bletëve. Afër shtëpisë së vogël, prapa një godine të ulët, të bojatisur me ngjyra të freskëta, ka një kopsht të vogël ndër barnat, ku rriten bimë mjekësore me aromë të këndshme.
Shtëpia – muze prej deltine ngrihet në një prej stacioneve qendrore të Metrosë së Sofjes dhe është rrethuar me bimësi të dendur, e cila gjithashtu përdoret nga bletët për grumbullimin e ushqimit. Brenda shtëpisë – në mure, janë radhitur fotografi dhe materiale me informacion të hollësishëm për jetën e bletëve. Adhuruesit kureshtarë mund të vëzhgojnë familjen në një koshere transparente. Në mes mund të shihet lindja e bletëve-punëtore dhe kujdesi për to para kësaj. Për nga gjendja e tërësishme e vezëve, lavrave dhe krisalidave mund të bëhen konkluzione për gjendjen e tërë kosheres. Në piten e poshtme shihet mjalti, kurse në atë të sipërme pjalmi i grumbulluar. Është shpjeguar dhe roli i bletës mashkullore, rol ky që gjithashtu nuk duhet nënvlerësuar, sepse ai është jo vetëm të pllenojë, por edhe t’i ngrohë pas kësaj vezët, lavrat dhe klisaridat.
Nga tavani i dhomës së vogël varet një koshere prej deltine, e njohur që nga Egjipti i lashtë. Në njërin mur i lexojmë fjalët e Albert Ajnshtajnit: “Në qoftë se zhduken bletët nga Toka, atëherë njeriu nuk do të jetojë më shumë se katër vjet. Sa më shumë pjalmime, kaq më shumë bimë, kaq më shumë kafshë dhe kaq më shumë njerëz ka.”
Ja se çfarë na tregoi Petër Vëllçovski nga Shoqata Biograd, Sofje, për idenë që banorët dhe miqtë e kryeqytetit të njihen nga afër me jetën dhe dobinë e bletëve:
“Duke qenë një organizatë joqeveritare, ne merremi me një trajnim joformal të nxënësve dhe fëmijëve në moshën parashkollore në fushën e bio-bujqësisë në qytet. Tashmë krijuam disa bio-kopshte të vogla në shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe jashtë tyre. Na bëri përshtypje se në rajonet, në të cilat punojmë me fëmijët, ka shumë bletë, nga të cilët ata kanë frikë, sepse nuk i njohin. Kjo është një temë shumë e rëndësishme, sidomos në qoftë se nuk duam që njerëzit zë largohen nga natyra. Për ne është me rëndësi që ata të njihen me shumëllojshmërinë biologjike të natyrës. Në fillim morëm vendim të krijojmë një galeri me orientim arsimor, ku të paraqitim gjithçka në lidhje me bletët, me produktet e tyre dhe me procesin e pjalmimit. Gradualisht lindi ideja për Muzeun e Bletës. Ky është një projekt në zhvillim. Pavarësisht se godina nuk është e madhe, atje mund të mbahet ligjëratë në vazhdim të 40-50 minutave në saje të tablove arsimore dhe kosheres transparente, ku shihet gjithçka."
Inxhinieri Ljudmill Savov është bletar me përvojë dhe është i mendimit se bletët duhet të jenë kudo, si në rajonet me bimësi të pasur mjaltësjellëse, ashtu edhe në qytet, sepse “bimësia në parqe dhe në kopshte duhet të pjalmohet”, por shton se “rritja e bletëve në një gjendje të rëndë ekologjike është pothuaj e pamundur, sepse toksinat dhe helmet kryesore grumbullohen në pjalm dhe në vesën, nga e cila ato grumbullojnë ujë. Bletët mund ta filtrojnë nektarin dhe kështu e bëjnë të padëmshëm, por kjo e shkurton gjatësinë e jetës së tyre me disa ditë”, e cila gjatë muajve verore është 35 ditë, kurse gjatë atyre dimërore – disa muaj.
Kryeredaktori i gazetës "Pçella" /“Bleta”/ Mlladen Kotllarski mendon se ideja për muzeun është me perspektivë, por shton se ajo mund të zgjerohet në një muze më të madh të bletës, sepse “aktualisht mungojnë shumë artikuj karakteristikë për rritjen e bletëve. Akoma më tepër – në këtë degë Bullgaria tashmë është vendi prijës në regjion.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Muzeu i Bletës
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..