Ballkani Perëndimor po përgatitet për bashkëpunim intensiv regjional
Të shtunën në një takim në qytetin shqiptar Durrës kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor arritën unanim për përforcimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim krijimin e një tregu më të madh për tërheqjen e investimeve të reja. Komisioneri Evropian për Zgjerimin Johannes Hahn, i cili ishte i pranishëm në takim, komentoi se krijimi i zonës rajonale ekonomike, e cila do të inkurajojë rritjen ekonomike dhe do të krijojë vende të reja pune, është prioriteti kryesor për Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë Hahn kujtoi se integrimi ekonomik rajonal nuk është dhe nuk do të jetë një alternativë e anëtarësisë në Bashkimin Evropian.
Bashkimi Evropian është i kënaqur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Beogradit dhe Shkupit pa ndihmën e tij
Pushtetet serbe rivendosën punën e ambasadës së tyre në Maqedoni, pasi më herët tërhoqën tërë personelin e saj për shkak të akuzave të Beogradit për “një ofensivë hetimore kundër institucioneve serbe”. Mirëpo tani për tani ambasadori i Serbisë mbetet në Beograd. Në takimin e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës kryeministrja Ana Bërnabiç ftoi homologun e saj maqedonas Zoran Zaev për një vizitë në Beograd gjatë vjeshtës. U bë e qartë se Maqedonia nuk do të votojë në OKB për aderimin e Kosovës në UNESKO. Komisioneri Evropian i Zgjerimit Johannes Hahn shprehi kënaqësinë e tij për këtë se problemi diplomatik ndërmjet Shkupit dhe Beogradit u zgjidh shpejt dhe pa ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian.
Serbia duhet të plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësi në BE
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë David Mc Allister shpalli se Serbia duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet për anëtarësi në BE – që do të thotë hapje dhe mbyllje të të gjitha 35 kapitujve të marrëveshjes së aderimit. Sipas mendimit të raportuesit një vëmendje posaçërisht të madhe duhet t’u kushtohet kapitujve që kanë të bëjnë me epërsinë e ligjit dhe me përmirësimin e dukshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Kosovën. Duke përshëndetur thirrjen e Presidentit Aleksandër Vuçiç për dialog me Kosovën, raportuesi nënvizoi se shoqëria, politikanët, komunitetet religjioze, organizatat joqeveritare dhe biznesi duhet të gjejnë ndonjë mënyrë për normalizimin e lidhjeve mes Beogradit dhe Prishtinës mbi një bazë të qëndrueshme.
Aleksis Cipras vjen në Bullgari gjatë shtatorit
Gazeta “Kathimerini” informoi se gjatë shtatorit kryeministri grek Aleksis Cipras planifikon një vizitë në Bullgari. Data do të saktësohet më vonë. Sipas gazetës qëllimi i vizitës është nënshkrimi i marrëveshjes për lidhje hekurudhore mes portit të qytetit grek Aleksandrupolis dhe atij bullgar Varna – një hap i rëndësishëm strategjik ekonomik për bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Pritet se pastaj Ciprasi do të vizitojë Rumaninë, Francën, Austrinë. Kështu edhe do të takohet në Athinë me liderët e Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: BGNES
Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..
Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..
Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..
Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por..
Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në..