Athina është kundër ngrirjes së negociatave të BE-së me TurqinëKryeministri grek Aleksis Cipras (i cituar nga ABC) shpalli se “Bashkimi Evropian do të bëjë gabim, po të përfundojë negociatat për anëtarësinë e Turqisë”. Gjermania dhe Austria tashmë e bënë këtë propozim, mirëpo sipas Ciprasit një vendim i tillë do të jetë gabim strategjik, prej të cilit mund të përfitohet Presidenti turk Rexhep Erdogan. Kryeministri grek ngul këmbë se Turqia është një forcë e rëndësishme rajonale dhe marrëdhëniet me të duhet të mbeten të mira.
U zgjodh Kryetari i ri i Kuvendit të ShqipërisëKuvendi i Shqipërisë zgjodhi Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.Ruçi qe propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga grupi parlamentar socialist. Votat për tërezultuan 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa deputetët e LSI-së nuk morën pjesë në votim.
Kosova tashmë ka qeveri të re
Me 61 vota pro dhe një abstenim Kuvendi i Kosovës zgjodhi qeverinë e re me Kryeministër Ramush Haradinaj. Ligjvënësit nga lëvizja opozitare “Vetëvendiosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk qëndruan në sallë në momentin që qeveria Haradinaj ishte hedhur në votim. Haradinaj shpalli se aderimi i Kosovës në NATO dhe në BE-në do të jenë prioritetet e kabinetit të tij dhe nënvizoi domosdoshmërinë për dialog me Serbinë. Pasi prezantoi Programin e qeverisë ai u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të bëhen gati për një “Kosovë të re”.
Beogradi kërkon marrëdhënie të mira me ShkupinKryeministrja serbe Ana Bërnabiç tha se nuk ka zhvilluar bisedime me homologun e saj maqedonas Zoran Zaev në lidhje me mundësinë që Shkupi ta përkrahë anëtarësinë e Kosovës në Interpol, mirëpo shpalli se Beogradi do të bëjë çmos për të pasur marrëdhënie të mira me Maqedoninë. Duke kujtuar se i ka drejtuar një ftesë zyrtare Zaevit për vizitë në Serbi gjatë nëntorit, Bërnabiç shprehi pritjen se saj se në këtë vizitë do të planifikohet një seancë të ardhshme të përbashkët të qeverive të dy shteteve.
Në ujërat e Detit të Zi në territorin e Rumanisë u ndaluan 200 klandestinëRoja bregdetare rumune ndaloi në Detin e Zi dy varka peshkimi me 200 migrantë në to, informuan nga Bukureshti. Në njërën varkë ka pasur 97 shtetas të Iranit dhe Irakut dhe ajo është kapur vetëm 1 milje detare nga bregdeti bullgar. Po zhvillohen hetime për të saktësuar nga ka ardhur ajo. Nga fillimi i gushtit janë kapur katër mjete të tilla lundrimi dhe fqinja jonë shqetësohet se bëhet fjalë për një itinerar të ri për migrantët ilegal dhe për një alternativë të rrugës së rrezikshme mesdhetare për ata që kërkojnë strehim në Evropë.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: EPA/BGNES
Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..
Një grup majmunësh jashtëzakonisht të bukur dhe ekzotikë - majmunët kolobus – janë sjellë në kopshtin zoologjik të Sofjes. Kolobusi tani mund të shihet në ndërtesën e dytë të majmunëve dhe për ta janë përgatitur disa nga rrethimet më të bukura të mëdha..
8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...
Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas,..