Vitet e fundit shumë bashki bullgare shënojnë përparim në fushat e menaxhimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave, lëvizshmërisë dhe efikasitetit energjetik të ndërtesave. Për arritjen e rezultateve të mira ndihmon konkursi “Bashkia Ekologjike”. Nisma është e hapur për të gjitha bashkitë, të cilat sigurojnë shërbime të reja në qytetet e tyre, që njëkohësisht japin konkurrueshmëri dhe mbrojnë mjedisin. Konkursi është organizuar nga Ambasada franceze në Sofje dhe zhvillohet për herë të dytë. Interesi i përfaqësuesve të pushtetit vendor është i madh. Organizimi i tij është në kuadrin e strategjisë “Europa 2020” dhe nismës së saj prijëse “Evropa për përdorim efektiv të resurseve”. Sipas saj të gjitha resurset – lëndët e para, energjia, uji, ajri, toka etj. – duhet të menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Këto qëllime globale mund të arrihen vetëm nga pushtetet vendore. Ideja është që bashkitë bullgare ta pranojnë parimin “mendo globalisht, vepro lokalisht”. Më shumë për këtë konkurs na tregoi Milena Ivanova nga shërbimi “Bashkëpunimi teknik dhe institucional” pranë Ambasadës franceze në Bullgari.
“Konkursi ka si qëllim të sigurojë ambient më të pastër dhe më të shëndetshëm për jetë. Qëllojmë gjithashtu ta organizojmë atë çdo vit dhe shpresojmë se pjesëmarrësit do të bëhet gjithnjë e më shumë. Besojmë se bashkitë bullgare kanë gjëra të vlefshme për të na treguar.”
Të motivuar nga rezultatet e nismës së vitit të kaluar, 37 bashki marrin pjesë me 50 kandidatura. Ata prezantojnë politika konkrete bashkiake në katër kategori: “Menaxhim të qëndrueshëm të ujërave”, “Menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave”, Efikasitet energjetik të ndërtesave”, “Lëvizshmëri të qëndrueshme”. Ja disa nga shembujt e mirë në këtë konkurs për vitin 2016:
“Në kategorinë “Menaxhim të qëndrueshëm të ujërave” si shembull të mirë mund të përmend projektin e bashkisë Gabrovo (Bullagri Qendrore) për sistemin e ri të ujësjellës-kanalizimeve në qytet. Duke folur për kategorinë e dytë, një përshtypje më të madhe na bëri sistemi i bashkisë Tërgovishte (Bullgari Verilindore) për ndarjen e mbeturinave, i cili po funksionon. Një pjesë e madhe e plehrave riciklohen, kurse 25% prej tërë vëllimit të tyre përdoren përsëri. Në këtë qytet komunikacioni mes pushtetit vendor dhe qytetarëve është shumë i mirë. Për “Efikasitetin energjetik” shembulli është nga Zllatograd (Bullgari Jugore). 10 vitet e fundit atje zbatohet një politikë e qëndrueshme energjetike nëpërmjet projekteve dhe financimit në kuadrin e programeve të ndryshme. Përdorimi i energjisë atje është ulur 5%.”
Siç ishte vitin e kaluar, më shumë propozime ka për kategorinë “Menaxhim të qëndrueshëm të mbeturinave”. Juria tashmë shqyrton kandidaturat. Ceremonia zyrtare e dorëzimit të dekoratave do të zhvillohet gjatë tetorit dhe pritet se në të do të jenë të pranishëm përfaqësues të qeverisë dhe të pushtetit vendor. Bashkitë me projekte më të mira do të marrin çmime të posaçme:
„Bashkitë më të mira do të mund të realizojnë vizita pune në Francë – shpjegoi zonja Milena Ivanova . Atje përfaqësuesit e tyre do të takohen me kolegë franceze dhe do të shkëmbejnë përvojë dhe praktika të mira. Shpresojmë se kjo do të jetë një platformë për bashkëpunim të ardhshëm mes bashkive bullgare dhe atyre franceze.”
Edicioni i tretë i konkursit “Bashkia Ekologjike” do të fillojë gjatë marsit të vitit të ardhshëm dhe të gjitha bashkitë janë ftuar për pjesëmarrje në 4 kategoritë e tij.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Fotografi: arkiv
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit..