Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Krajmorie” 2017 – misioni i vullnetarit

БНР Новини

Ditët e fundit të shtatorit afër qytetit bullgar Burgas u zhvillua trajnimi tradicional i Kryqit të Kuq Bullgar “Krajmorie 2017”. Ekipet e vullnetarëve – 160 veta nga tërë Bullgaria u mblodhën në një vend për të zhvilluar shkathtësitë dhe kompetencat e tyre. Për fat të keq në Bullgari akoma nuk ka ligj për vullnetarizmin dhe entuziastët, të cilët i kushtojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre të lirë humanizmit dhe shpëtimit të jetës, edhe këtë herë përdorën për trajnimin lejen e tyre të paguar vjetore.

Снимка

“Si u bëra vullnetar?” Ju ofrojmë tregimet e dy vullnetarëve – njëri nga Bullgaria Veriperëndimore, tjetri – nga Bullgaria Verilindore. Për Iliana Borisova stërvitjet si “Krajmorie” me siguri sjellin dobi:

Jam psikologe në një spital në qytetin Montana. Në vitin 2007 në kuadrin e një nisme ndërinstitucionale për rritjen e aftësimit përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Bullgar më ftuan të marr pjesë në ekipin e tyre. Bëhej fjalë për një temë delikate – trafikun e njerëzve dhe fëmijëve. Dhe kështu më pëlqeu ideja dhe në mënyrë spontane fillova aktivitetin tim në radhët e vullnetarëve të Kryqit të Kuq Bullgar. Kam ofruar ndihmë psikologjike pas tërmeteve, përmbytjeve dhe fatkeqësive të tjera. Ky është profesioni im. Bisedimet me njerëzit, të cilët kanë humbur shtëpinë apo të afërmit e tyre janë të rënda. Trajnimet këtu në bregdet i ngjajnë shumë situatës reale, kazuset trajnojnë shkathtësitë, kompetencat dhe aftësitë tona për reagim adekuat. Ne jemi një ekip psikologësh, të cilët kemi përgatitje dhe arsimim në kuadrin e një metode të posaçme, përdorim mjete që lehtësojnë shumë punën tonë. Trajnimet si ky na japin përvojë dhe përgatitje për reagim sa më të mirë në kushte reale”.

Detyrimet e një vullnetari kushtojnë shumë kohë dhe përpjekje. Si arrin t’i përfshish ato në angazhimet e përditshme?

Koha ime e lirë nuk është shumë. Pas punës i kam angazhimet e mia të lidhura me familjen dhe të afërmit. Zakonisht atyre i’u kushtoj fundjavat. Koha, të cilën i’a kushtoj Kryqit të Kuq Bullgar gjithashtu është pjesë e kohës sime të lirë. Atje takohem me shumë njerëz interesant dhe në të njëjtën kohë më pëlqen ideja se mund të ndihmoj. Organizata na bashkon dhe atje ne zhvillojmë marrëdhënie shumë të veçanta të miqësisë dhe mirëbesimit. Sa më shumë merrem me këto gjëra aq më shumë më pëlqen kjo se mund të jem e dobishme për njerëzit në çaste të rënda” – tregoi Iliana.

Снимка

Dimitër Ignatov është anëtar i ekipit të vullnetarëve për punë në raste të fatkeqësive pranë Këshillit Rajonal të Kryqit të Kuq Bullgar në qytetin bregdetar Varna. Është 30-vjeçar dhe që nga fëmijëria e do shumë detin.

Isha 17 vjeçar kur kalova një trajnim për shpëtues plazhi. Kam lidhje të fortë me detin. Babai im është kapiten i një anije dhe unë vetë kalova disa vjet në duke punuar në anije. Mirëpo gjatë këtyre viteve gjithmonë kam mbajtur në kontakt me Kryqin të Kuq Bullgar dhe me njerëzit atje, të cilët përgjigjen për këtë lloj shpëtimi. Pas periudhës kur punova në det u ktheva në Bullgari dhe fillova punë si vrojtues plazhi  në Kamçija (në jug të qytetit Varna). Atje punova me një ekip shumë të mirë dhe interesi im për këtë punë u shtua akoma më shumë. Pas kësaj më propozuan të bëhem pjesë e ekipit të vullnetarëve të qytetit Varna për punë në raste të fatkeqësive dhe tashmë tri vjet jam pjesë e këtij ekipi. Jam këtu sepse të gjithët me të cilët punoj janë të përkushtuar në idenë e vullnetarizmit dhe përgatiten për këtë punë në mënyrë serioze. Arsimi im i lartë është në fushën e pedagogjisë sociale dhe kjo më ndihmon – përpiqem t’i bind të tjerët se ekipi mund të jetë i mirë, vetëm në se detyrimet në të kanë prioritet para detyrimet tona personale. Në ekipin tonë ka disa hallka – pjesë e shpëtimit detar me trajner të notit, zhytës dhe dy shpëtues të kualifikuar, psikologë dhe një ekip për urgjencë paraspitalore. Kohët e fundit merrem edhe me ndihmë psikologjike, sepse kam përgatitje të mirë në sajë të arsimit tim. Merrem me këto gjëra me interes, vazhdimisht zgjeroj njohuritë dhe aftësitë e mia. Sipas meje trajnimi “Krajmorie 2017” është i dobishëm, sepse kur jemi së bashku barrierat mes nesh rrëzohen. Fillojmë të ndihemi si një ekip me qëllime të përbashkëta” – tha Dimitër Ignatovi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: Sillvija Nikollova dhe uaso.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Veshje dhe armë bullgare të Mesjetës së Vonë ekspozohen në Kalanë Baba Vida

"Veshjet dhe armatimet bullgare të Mesjetës së Vonë" - kështu titullohet ekspozita e re e përhershme në Kalanë "Baba Vida" në qytetin e Bullgarisë Veriperëndimore Vidin. Në të vizitorët mund të shohin veshjet, armët dhe armatimet e Mesjetës..

botuar më 24-07-04 6.10.PD

Hungaria merr presidencën e BE-së: çfarë axhendesh do të formojë në gjashtë muajt e ardhshëm dhe a priten kompromise në disa nga linjat kryesore politike të Bashkimit

Hungaria mori presidencën në një moment kyç për Bashkimin Evropian, por edhe mes frikës se vendi do të bllokonte ose vononte çështje të rëndësishme të politikës së jashtme dhe të sigurisë që kërkojnë unanimitet. Vendi, i udhëhequr..

botuar më 24-07-03 9.19.MD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Ditën e djeshme filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare e cila do të zhvillohet në auditoret e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në periudhën 1-25 korrik 2024 . Kjo shkollë verore, e para dhe e vetmja e këtij lloji,..

botuar më 24-07-02 11.35.PD