Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Mijëra rumunë protestuan në Bukuresht

Foto: BGNES

Disa mijë përfaqësues të sindikatave të ndryshme nga sfera të ndryshme profesionale protestuan në qendër të Bukureshtit kundër planit të qeverisë për t’i transferuar kuotat për sigurimin social nga punëdhënësit te nëpunësit. Protesta u organizua në Sheshin e Fitores para godinës së qeverisë. Delegacioni i protestuesve u prit për bisedime në Parlament. Pas përfundimit të takimit Kryeministri Mihaj Tudose vuri në dukje se qeveria e ka refuzuar transferimin e sigurimeve te punonjësit, por do të kërkojë zgjidhje të çështjes bashkë me sindikatat, kështu qe të jenë të kënaqur të gjithë. 


Hungaria ka dëshirë që ta ndihmojë Rumaninë në ruajtjen e kufirit të saj lindor nga migrantët

Foto: BGNES

Kryeministri hungarez Viktor Orban deklaroi në Budapest se preferon ta ndihmojë Rumaninë në mbrojtjen e kufirit të saj lindor, që ta ndalojë rrymën e migrantëve, në vend që të ndërtojë gardh në kufirin rumuno-hungarez. Ai vuri në dukje se herët ose vonë do të ketë nevojë për një mbrojtje më efektive të kufirit lindor të Rumanisë. Në rast të kundërt ajo do të mbytet nga migrantët. 


Presidenti i Serbisë deklaroi përkrahje për qeverinë spanjolle sa i përket Katalonjës

Foto: BGNES

Beogradi do t’u bëjë thirrje anëtarëve të BE-së për ta rishqyrtuar vendimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës, të shpallur njëanshëm, sepse Katalonja është një shembull i dukshëm se ata kanë bërë gabim, shkruhet në gazetën e Beogradit  “Veçerne novosti”. Në një takim në rezidencën “Evksinograd” afër qytetit bullgar Varna pranë Detit të Zi të kryeministrave të Bullgarisë, Rumanisë dhe të Greqisë - Bojko Borisov, Mihaj Tudose dhe Aleksis Cipras dhe të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, Kreu i Shtetit i Serbisë shënoi se Bashkimi Evropian përdor dy standarde sa i përket referendumit për pavarësinë në Katalonjë dhe shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Vuçiç deklaroi përkrahje kategorike ndaj qeverisë spanjolle.


Turqia do të forcojë masat kundër Kurdistanit Irakian 

Foto: BGNES

Në një konferencë shtypi në Teheran Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan premtoi se do të forcojë masat kundër administratës së Kurdistanit Irakian lidhur me referendumin për pavarësinë e krahinës autonome. Pasi u takua me homologun e tij turk Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se Turqia dhe Irani nuk do të lejojnë shkeljen e tërësisë territoriale të Irakut dhe të Sirisë.


Parlamenti i Shqipërisë shqyrtoi kërkesën për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri

Foto: BGNES

Kërkesa e Bullgarisë që të njihet pakica bullgare në Shqipëri u shqyrtua në Parlamentin e Shqipërisë. Kjo ndodhi gjatë debateve publike rreth projektligjit për mbrojtjen e minoriteteve në vend. Kundër kërkesës së vendit tonë ishin maqedonasit – një prej pakicave, të cilat me këtë dokument marrin njohje zyrtare. “Në Shqipëri nuk ka pakicë bullgare”, vuri në dukje Vasill Sterjovski, përfaqësues i “Aleancës maqedonase për integrimin evropian”. Kundër propozimit për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri ishte gjithashtu Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati.


Zoran Zaev fillon heqjen e monumenteve nga projekti “Shkupi 2014” në qendër të qytetit

Foto: arkiv

Qeveria e re maqedonase filloi heqjen fizike të një pjese të monumenteve nga i ashtuquajturi projekt “Shkupi 2014”. Kryeministri Zoran Zaev saktësoi se pritet kontrolli i plotë i punës mbi këtë projekt, i cili filloi gjatë udhëheqjes së Kryeministrit të mëparshëm Nikolla Gruevski dhe e ndryshoi krejtësisht qendrën e kryeqytetit, duke vendosur shumë monumente të heronjve nga antikiteti. Krahas vendosjes së këtyre monumenteve regjimi i Gruevskit filloi propagandimin e “rrënjave antike” të popullsisë vendase.

Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Holanda mbetet destinacioni kryesor për arsimimin e bullgarëve jashtë vendit

Numri i kandidatë studentëve bullgarë që dëshirojnë të studiojnë arsimin e lartë jashtë vendit u rrit me 60% krahasuar me vitin 2023, tregojnë të dhënat nga ekspozita "Edukimi botëror", njofton BNR Stara Zagora. Holanda vazhdon të jetë në pozitën..

botuar më 24-05-03 4.35.MD

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq ...

botuar më 24-05-03 5.45.PD

Çdo i dyti në Bullgari kërkon punë me pagë më të lartë

54% e punëtorëve në vendin tonë thonë se janë në kërkim të një pune të re ndërkohë që janë në pozicionin e tyre aktual dhe arsyeja kryesore për këtë është dëshira për paga më të larta. Këtë e tregon një studim i një kompanie fillestare bullgare që..

botuar më 24-05-02 2.08.MD