Dorkovo është një fshat i vogël në gjirin e malit Rodope. Ai ndodhet në Luginën Çepinska, në dy brigjet e lumit Mëtnica, rreth 15 km larg vendpushimit “Cigov Çark” dhe rreth 20 km larg vendpushimit “Sveti Konstantin i Elena”, që gjenden në bregun e liqenit artificial Batak. Rrugët e pastra dhe shtëpitë e bukura i mirëpresin turistët në orët e hershme të mëngjesit. Na befason sheshi, i cili është plotë njerëz, të cilët e presin autobusin për qytetin e afërt Velingrad. Qyteti, i quajtur spa-kryeqyteti i Bullgarisë, ndodhet rreth 15 larg fshatit. Disa prej njerëzve bisedojnë qetë, disa të tjerë janë ulur në stola dhe pa shpejtuar dhe pa i parë mërzitshëm sahatet, e presin orën e shënuar në orar. Por, kjo që na bën përshtypje më të madhe në shesh sikurse nuk janë njerëzit, por tempulli impozant “Shën Profeti Ilia”. Kambaneria ngrihet në mënyrë madhështore, kurse rrezet e diellit të mëngjesit reflektohen në kube dhe dritat e tyre e ndriçojnë oborrin e shkollës së afërt, ku vazhdimisht dëgjohet zhurma e fëmijëve. Kisha nuk është monument kombëtar, por sipas vendasve ajo ngjan shumë me tempullin e Sofjes “Shën Aleksandër Nevski”.
Për Dorkovon ka të dhëna që nga koha e Mesjetës. Dokumenti më i hershëm me shkrim është nga viti 1515. Ai dëshmon se që nga atëherë deri më sot emri nuk është ndryshuar. Vendbanimi është i njohur i adhuruesve të folklorit për dëshirën e tij për të ruajtur dhe popullarizuar folklorin. Afro 20 vjet këtu zhvillohet Festivali Ndërkombëtar për Folklor Autentik nën egjidën e Ministrisë së Kulturës. Gjatë disa viteve të fundit fshati zhvillohet si një vend i turizmit alternativ, sidomos gjatë vitit 2013, kur këtu hapi dyer Muzeu Natyror-Shkencor “Diorama Pliocenski Park”.
Ai u bë realitet në saje të zbulimit të mbi 600 kockave të afro 30 llojeve të kafshëve. Ato datojnë në pliocenin e hershëm. Deri tani nuk ka zbulime të tjera nga kjo periudhë. Pavarësisht se që gjatë viteve 30 të shekullit XX vendasit paralajmëronin për zbulimin e kockave me prejardhje të panjohur në rajon, që gjatë viteve 80 filluan studime, pasi disa gjeologë nga Universiteti i Sofjes zbuluan fosile. Me iniciativë të prof. Nikollaj Spasov, Muzeu Kombëtar Natyror-Shkencor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Shkencave Natyrore-Historike në Paris organizuan studime në rajon. Pas një pune trevjeçare ekspedita bullgaro-franceze bëri përfundimin se ky është zbulimi më i madh i paleontologjisë në Ballkan dhe është i dyti për nga rëndësia në Evropë. Në vitin 1990 zbulimi u shpall monument natyror. Me ide të udhëheqësit të ekspeditës prof. Erber Toma nga Collège de France, me pjesëmarrjen aktive të shkencëtareve nga Muzeu Kombëtar Natyror-Shkencor pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, dhe me mjete në kuadrin e Programit Operativ “Zhvillimi regjional”, u ndërtua muzeu në fjalë. Forma cilindrike e godinës e tërheq vëmendjen e vizituesve që nga larg.Ajo përbën konstruksione prej metali, të veshura me dru dhe një kupolë prej qelqi. Ideja e krijuesve është që të ngajë me koshere bletësh. Është shpallur godina e vitit 2013.
Në qendër të hapësirës së brendshme, në një sipërfaqe prej rreth 300 metrash katrorë ngrihet maketi i një mastodonti me dimensionet e tij reale, i cili bën një përshtypje të madhe! Lartësia është 3.90 metra, dhëmbët e tij janë të gjata 3.50 metra. Ky është përfaqësuesi më i dalluar i Pliocenit - Anancus avernensis. Ai ka qenë barngrënës dhe ka peshuar rreth 10 tonë. Mastodonti është bërë prej plastmase, gjipsi dhe polistiroli. Që të duket më realist, për qimet e kokës, bishtit dhe qerpikëve janë përdorur jelet e kalit. Afër ndodhet një dhëmbë e madhe e mastodontit Mammut borsoni.
Ka maket të majmunit Dolichopitecus ruscinensis. Në vitrina mund të shihen fosile të ndryshme – dhëmbë, kocka të ekzemplareve më të ndryshme historike. Një dioramë e madhe me tingull dhe pikturë paraqet florën dhe faunën në rajonin e Dorkovos para 5 mln vitesh, kur klima ka qenë e ngrohtë dhe e lagët. Atje, bashkë me bimësisë tipike të asaj kohe – Magnolia, Rhododendron, mund të shihen jo vetëm mastodontë, por edhe përfaqësues të ndryshëm të epokës, si heparionë (kuaj të zhdukur me tri gishta), tapirë (Tapirus arvernensis), rinoqerontë të Pliocenit me dy brirë (Stepharnochinus megarhinus), arinj primitivë, drerë dhe stërgjyshër të tjerë të llojeve të sotme. Janë paraqitur gjithashtu gjeli i egër i Rodopeve (Tetrao rhodopensis), i cili konsiderohet si përfaqësuesi më i lashtë i këtij lloji dhe rosa ballkanike e Pliocenit (Balcanas pliocaenica) Fotografitë e shumta dhe eksponatet në vitrina krahas shpjegimeve të hollësishme i pasurojnë dituritë e vizituesve për evolucionin.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: Svetllana Dimitrova dhe bg.wikipedia.org
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..