Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zaharieva: Njohja e minoritetit bullgar në Shqipëri është rivendosja e së drejtës historike

Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva
Foto: BGNES

Në lidhje me njohjen e minoritetit bullgar në Shqipëri Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva e falënderoi Kuvendin shqiptar për këtë vendim dhe kujtoi se pranimi i Ligjit të ri për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë në variantin e tij të fundit është rezultat i shumë përpjekjeve.

Marrëveshja për njohjen e pakicës bullgare në Shqipëri ekziston që nga viti i largët 1932, mirëpo ajo kurrë nuk ka qenë nënshkruar.

Е falënderoj gjithashtu komunitetin bullgar atje për këtë se për ca ditë mblodhën 3000 nënshkrime. Dhe më e rëndësishmja është se në një shtet demokratik, në një shtet, i cili dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, është me rëndësi që të mos pengohen njerëzit të vetëidentifikohen - tha Ministrja Zaharieva.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Vazhdon shuarja e zjarreve në vend

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shuar 170 zjarre, njofton në faqen e saj Drejtoria e Përgjithshme “Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë”. Zjarrfikës dhe vullnetarë marrin pjesë në kontrollin e zjarrit në malin Viskjar, pranë fshatit..

botuar më 24-08-27 11.14.PD

Parashikimi i motit për 27 gushtin

Të martën deri në mesditë në shumicën e zonave do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të ketë rritje më të ndjeshme të vranësirave në zonat veriore dhe lindore të vendit. Në disa vende, kryesisht në Bullgarinë Verilindore do të ketë..

botuar më 24-08-26 7.35.MD