Programi i ditës

Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sistemi i taksave rrugore TOLL duhet të realizohet në mënyrë të arsyeshme

{ include file="./partials/authors.html" } БНР Новини
Foto: BGNES

Para disa ditësh konsorciumi austriak Kapsh Trafik Soljushëns fitoi prokurimin publik për krijimin e sistemit të taksave rrugore TOLL në Bullgari. Sistemi elektronik për udhëtim të paguar nëpër autostradat bullgare do të jetë mbi bazë të distancës për mjetet transportuese mbi 3.5 tonë dhe mbi bazë kohe për veturat. Afati i realizimit është 19 muaj dhe pas aplikimit të sistemit në fjalë vignettet e automobilave do të zëvendësohen me vignette elektronike. Para pak kohe ministri i transportit Ivajllo Moskovski tha, se krijimi i sistemit TOLL është me rëndësi, sepse ai është pjesë e planit të përgjithshëm për stabilizim dhe zhvillim të qëndrueshëm të transportit. Të ardhurat e pritura vjetore nga sistemi i ri janë në përmasë 1 miliard leva, gjë që do të sigurojë mirëmbajtje të infrastrukturës rrugore. Shoferët e transportit automobilistik kanë frikë, se sistemi i ri do të ushtrojë një presion të madh financiar mbi biznesin e tyre dhe do të provokojë falimentime të firmave të vogla.

СнимкаNe nuk jemi kundër sistemit TOLL, por ai duhet të realizohet në mënyrë të arsyeshme, ashtu siç është në shtete të tjera evropiane”, tha kryetari i Dhomës Kombëtare të Transportit Kojço Rusev. Sipas tij në Evropë afro 15 për qind prej rrjetit rrugor është me sistemin TOLL. Në të hyjnë kryesisht autostradat dhe rrugët e klasës së parë për udhëtim transit. “Në fillim flitej për 50 për qind të rrjetit rrugor, ndërsa para disa ditësh u bë e qartë, se sistemi do të përfshijë përafërsisht 80 për qind prej tij, gjë që nuk është e drejtë”, thekson Rusevi dhe shton:

Argumenti, se në këtë mënyrë automobilat, që kalojnë transit përmes vendit do të paguajnë një taksë të arsyeshme nga 70 deri në 100 euro, nuk do të zgjidhë problemin. Për 24 orë përmes Bullgarisë kalojnë transit nga 800 deri në 1000 kamionë, gjë që bënë 300 000 automobila për vit. Në se supozojmë, se secili do të paguajë taksën TOLL nga 100 euro, atëherë të ardhurat do të jenë 30 milion euro për vit, ose 60 milion leva. Mirëpo, ata që insistojnë për aplikimin e sistemit TOLL me taksa të tilla, theksojnë se të ardhurat e pritura do të arrijnë 1 miliard leva për vit. Në se prej kësaj shume do të zbresim 200 milionë të ardhura nga vignette dhe 60 milion nga kalim transit, atëherë del, se afro 700 milion leva do të grumbullohen nga trafiku i ngarkesave të ekonomisë vendore.

Për këtë arsye Kojço Rusev mendon, se të gjitha firmat transportuese në Bullgari, më tepër të voglat, do të pësojnë dëme.

Sipas ministrit të transportit, në këtë mënyrë do të realizohet një ndarje e drejtë midis transportit ujor, ajror, hekurudhor dhe automobilistik – vazhdon Rusevi. - Ai shpjegon, se nëpërmjet sistemit TOLL tregtarët do të fillojnë të shfrytëzojnë edhe llojet e tjera të transportit, jo vetëm atë automobilistik. Mirëpo, kjo mund të provokojë falimentime.”

Bashkëbiseduesi është kategorik, se nuk bëhen hapat e domosdoshëm për likuidimin e konkurrencës së padrejtë. Ai është i bindur, se:

Ka variante dhe mënyra të tjera për mbledhjen e mjeteve. Mendoj, se është më drejtë të kërkohet zgjidhje në kuadrin e akcizës, sepse karburanti jep një informacion më të mirë se si shfrytëzohet rrjeti rrugor. Kamionët e mëdhenj shfrytëzojnë më shumë karburante, ndërsa automobilat më pak. Në akcizën mund të përfshihet një taksë suplementare, megjithëqë edhe tani afro 30 euro cent për litër janë për akcizën dhe përkatësisht për thesarin shtetëror.”

Sipas Kojço Rusevit, në se do të realizohet taksa TOLL nga 100 euro në 350-400 kilometra, kamionët do të jenë të detyruar të paguajnë suplementarisht nga 50 stotinka për kilometër. “Me fjalë të tjera, për çdo udhëtim nga Sofja deri në ndonjë prej qyteteve bregdetare dhe anasjelltas do të paguhen shtesë 200 euro, gjë që është një shumë tepër e lartë për çdo transportues. Kështu që tema duhet të shqyrtohet me seriozitet dhe pas një analize të detajeve të miratohet një çmim të pranueshëm”, thekson në përfundim bashkëbiseduesi.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Prodhuesit e verës po shijojnë një vit të bekuar me fuçi të rëndë në bodrume

Vera e thatë dhe pranvera me shi u siguruan vreshtarëve një rrush të mirë, i cili së shpejti do të jetë nëpër   fuçi, por njohësit  dhe vlerësuesit e verës do të duhet të presin, sepse në treg ajo do të paraqitet mezi aty gjatë pranverës së vitit..

botuar më 21-10-15 10.05.PD

Bullgaria duhet të rimendojë modelin për tërheqjen e investitorëve të huaj

Një sondazh i Institutit Zviceran për Zhvillimin e Menaxhimit e rendit Bullgarinë në vendin e 53-të nga 64 shtete gjithsej për sa i përket prosperitetit të saj. Kjo përbën një rënie me 5 pozita në krahasim me tri vitet e kaluara, kur shteti ynë..

botuar më 21-10-12 7.15.PD

Fabrika e parë e kupave të ngrënshme në Evropë tashmë po funksionon në Plovdiv

Në Plovdiv filloi prodhimi i parë në Evropë i kupave të ngrënshme të biodegradueshme për kafe. Ky inovacion i vjen në mendje banuesit të qytetit Plovdiv Mirosllav Zaprjanov, prova e parë për të bërë kupa të ngrënshme është në furën e..

botuar më 21-10-10 4.25.MD