Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Përfundoi raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë

Foto: rferl.org

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës shpalli se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, i cili u zhvillua të dielën kanë votuar 750 mijë veta apo 43,71% prej personave që kanë të drejta të votojnë. Për pjesëmarrje në pushtetin vendor në 38 komuna u konkurruan 35 parti, një koalicion, 30 bashkime të qytetarëve dhe 25 kandidatë të pavarur. Sipas rezultateve paraprake dhe jozyrtare fituesi është Lidhja Demokratike e  Kosovës. Pastaj renditen Partia Demokratike dhe Lëvizja “Vetëvendosje!”. Ndoshta do të ketë balotazh në shtatë komunat më të mëdha në shtet, i cili do të zhvillohet më 19 nëntor.


Prokuroria në Shqipëri kërkon arrestimin e një ish ministri me akuzë për trafik narkotikësh

Foto: BGNES

Prokuroria në Tiranë kërkoi heqjen e imunitetit të deputetit nga Partia Socialste Saimir Tahiri për shkak të pjesëmarrjes së tij në trafikimin e narkotikëve. Kërkesa u parashtrua në Kuvend vetëm një ditë pasi policia italiane i dërgoi dokumentet zyrtare mbi këtë çështje dhe 400 faqe me përgjimin e bisedave, prej të cilave bëhet e qartë se bashkëpunëtorë të afër të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit marrin pjesë në trafikimin e narkotikëve nga Shqipëria në Iatli. Mediat në Tiranë komentojnë se akuza kundër ish ministrit të punëve të brendshme është skandali i radhës i rëndë i lidhur me qeverinë e Ramës. 


Turqia nisi prodhimin masiv të dronëve ushtarakë

Foto: en.wikipedia.org

Turqia ka nisur prodhimin masiv të “dronëve-kamikazë”, informuan nga Sekretariati i Industrisë Mbrojtëse të shtetit. Mjetet fluturake me telekomandë kanë tri lloje të ndryshme – dy prej tyre janë ashtuquajturat “kamikaze”, lloji i tretë do të përdoret për hetim. Pritet se ato do të përdoren në operacione kundër terrorizmit. Droni i parë turk Bayraktar TB2 që nga shtatori i vitit të kaluar përdoret gjerësisht në operacione antiterroriste.


Cipras pret nga Maqedoania masa konkrete për anëtarësi në NATO

Foto: hellenicnews.com

Në një takim në Athinë me Zëvendëspresidentin amerikan Mike Pence Kryeministri Aleksis Cipras tha se Maqedonia duhet të bëjë hapa konkrete për anëtarësimin e saj në NATO, informuan mediat greke. Pence pohoi përkrahjen kategorike nga ana e SHBA-së për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe pohoi se zgjidhja e  mosmarrëveshjeve të lidhura me emrin e shtetit është me rëndësi të madhe. Nga kabineti i kryeministrit grek pohuan se gjatë bisedimeve mes Ciprasit dhe Zëvendëspresidentit Pence nuk ka pasur befasi në lidhje me emrin e Maqedonisë dhe nuk është ushtruar presion.


Një kompani bullgare bëhet pronare e gjigantit metalurgjik maqedonas

Foto: cunicoresources.com/FeniIndustries

Agjencia Makfax informoi se kompania bullgare “Enekod” blen ndërmarrjen metalurgjike maqedonase për prodhimin e feronikelit “Feni”. Kompania bullgare premton rimëkëmbjen e prodhimit brenda afateve të shkurtra dhe mbulimin e detyrimeve të vjetra financiare të “Feni”- t, prona dhe llogaritë e të cilit bankare janë bllokuar. Uzina është një nga kompanitë kryesore në shtet nga pikëpamja e investimeve, eksportit dhe punësimit dhe punon nga viti 1982.


Një koalicion mediatik serb kërkon transmetim në gjuhën bullgare

Снимка

Koalicioni i Shoqatave Mediatike pranoi në Beograd një deklaratë, me të cilën kërkon nga RadioTelevizioni Kombëtar transmetime në të gjitha gjuhët e minoriteteve në Serbi, kështu siç parashikon ligji për mediat publike. Në dokument është shkruar se mediat publike në shtet duhet të detyrohen t’i përfshijnë në programet e tyre gjuhët shqipe, boshnjake, vllahe dhe bullgare. Në këtë koalicion mediatik marrin pjesë Bashkimi i Pavarur i Gazetarlëve në Serbi, Bashkimi i Pavarur i Gazetarëve në Vojvodinë, Asociacioni i Mediave të Pavarura Elektronike, Asociacioni i Mediave Online dhe Asociacioni Lokal Pres.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD