Engjëjt janë lajmëtarët e Zotit, pra të dërguar dhe realizues të vullnetit të tij. Ata janë shpirtra të pavdekshme, të pastra, të ndritshme dhe të arsyeshme. Prandaj në ikonografi rikrijohen me veshje të bardha dhe me krahë – simbol të shpejtësisë, me të cilën plotësojnë urdhëratë hyjnore. Për nga numri engjëjt janë pa mbarim. Megjithëkëtë kisha njoh emrat e shtatë engjëjve kryesorë. Ata marrin pjesë aktive në shpëtimin e njerëzve. Gjatë Pagëzimit çdo i krishterë merr nga një engjëll mbrojtës, i cili e udhëzon dhe mbron shpirtin e tij.
Sipas Shkrimit të Shenjtë, shën Kryeengjëlli Mihaill është prijës i fuqive qiellore dhe luftëtar kundër krijesave të errësirës. Në ikonografinë ortodokse Shën Kryeengjëlli Mihaill rikrijohet me një shtizë në dorë dhe me këmbë mbi djallin. Konsiderohet mbrojtës i ushtarëve, të cilët luftojnë për kauzën e drejtë, si dhe mbrojtës i të gjithë të krishterëve nga armiqtë e dukshëm dhe të padukshëm, ndihmës në rastet e pikëllimit dhe mbrojtës i njeriut në gjumë.
Në besimet tradicionale popullore të bullgarit Kryeengjëlli Mihaill është engjëlli, i cili merr shpirtrat e të porsa vdekurve. Pas kësaj ai e çon në botën e përtejme, ku bashkë me vëllain e tij Shën Pjetri e përcjellin në kopshtin e Parajsës ose në kazanin e Skëterrës, në varësi të veprave të njeriut përderisa ishte gjallë, a ishin ato të njeriut të drejtë ose mëkatar. Bullgarët besojnë se në se njeriu vdes me buzëqeshje, Kryeengjëlli Mihaill i ka dhënë atij një mollë të florinjtë.
Ditën e Kryeengjëllit Mihaill në shumë rajone të Bullgarisë bëhet kurban për nder të shenjtorit. Gratë brumosin bukë speciale të ritit me emrat “Rangellov” ose “Gospodjov hljav” – Buka e Zotit. Tradita popullore është që më i moshuari në shtëpi të thyejë bukën e ritit në formën e kryqit, dhe pasi e lyen me verë të bekojë me fjalët: “Shën Kryeengjëlli Mihaill, Shën Nikolla dhe të gjithë shenjtorët, ju lutemi të na ndihmoni! Ju respektojmë dhe thyejmë bukën për të rritur thekrën deri te qielli!”
Ditën e Shën Kryeengjëllit Mihaill në të gjitha kishat kryhen liturgji festive. Ditë të emrit kanë të gjithë që quhen: Angell, Angelina, Angelinka, Arhangell, Gavraill, Gavrill, Emill, Emilija, Lina, Milla, Milladin, Millan, Millana, Milen, Milena, Miljo, Mihaell, Mihaill, Mihailla, Miho, Ognjan, Ognjana, Pllamen, Pllamena, Rada, Radi, Radka, Rangell, Rafaill, Raja, Rajko, Rusi, Serafim e kështu me radhë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi i shekullit të II, u zbulua nga arkeologët e rinj Dr. Filip Petrunov dhe Violina Kiriakova në ditët..
Ringjallja e shtetit bullgar pas pesë shekujsh sundimi osman është lidhur me Kryengritjen e Prillit të vitit 1876 dhe Organizatën e Brendshme Revolucionare të themeluar më parë nga Vasill Levski . Pas Traktatit të Berlinit të vitit 1878,..
Përfunduan kërkimet arkeologjike nënujore në Gjirin Taukliman (i njohur edhe si Gjiri i Shpendëve), i cili ndodhet rreth 6 km në verilindje të Kepit Kaliakra. Në rrethinat e tij u lokalizuan dhjetëra objekte arkeologjike me vlerë të madhe historike:..
Fortesa Urviç përsëri zbulon sekretet e saj – këtë herë nga koha kur Sofja ka qenë Serdika romake. Një kullë trekëndore prej guri, e datuar nga fundi..