Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria shënon ulje në klasifikimin vjetor të Bankës Botërore për bërjen e biznesit

БНР Новини
Svetlla Kostadinova
Foto: dnevnik.bg

Bullgaria u ul me 11 vende (nga vendi i 39 në atë të 50-të) në klasifikimin vjetor të Bankës Botërore “Bërja e biznesit”. Klasifikimi bazohet te indikatorë të ndryshëm si, aksesi te rryma elektrike, marrja e lejeve për ndërtime, regjistrimi i pronës , marrja e kredive, aplikimi i marrëveshjeve për mbrojtje të pronarëve minoritarë, pagimi i tatimeve, tregtia transkufitare, fillimi i biznesit etj.

Vendi ynë shënon përparim më të madh sa i përket treguesit për tregti transkufitare, ku zë vendin e 21. Ai ka rezultate relativisht të mira edhe sa u përket treguesve sa vijon:  mbrojtja e pronarëve minoritarë (vendi i 24), zbatimi i marrëveshjeve (vendi i 40) dhe marrja e kredive (vendi i 42). Më e dobët është paraqitja e Bullgarisë sipas treguesit “bashkim me rrjetin elektrik”, ku ulja është me 37 pozita në krahasim me klasifikimin e vitit të kaluar dhe tashmë është në vendin e 141. E dobët është paraqitja edhe sipas treguesve “startim i biznesit” (vendi i 95) dhe” pagimi i tatimeve” (vendi i 90). Në studim janë përfshirë 190 vende, kurse lideri në klasifikim vazhdon të jetë Zelanda e Re.

Shtetet, që zënë 20 vendet e para në klasifikim, lëvizin në drejtimin e drejtë dhe u sigurojnë sipërmarrësve kushte të mira të punës. Në shtetet, që zënë vendet e fundit të klasifikimit, ose janë në gjysmën e dytë të klasifikimit, nivelet e të ardhurave janë më të ulëta, sipërmarrësit ndeshen me më shumë vështirësi, kurse prosperiteti i shtetasve është më i ulët. Ky studim na orienton se si lëvizet vendi, thotë në një intervistë për Radio Bullgarinë drejtoresha ekzekutive e Institutit për Ekonomi të Tregut Svetlla Kostadinova:

Për fat të keq studimi i fundit tregon se Bullgaria humb disa vende dhe sipas shumicës së indikatorëve ne nuk regjistrojmë një ndryshim pozitiv. Për nga katër tregues konstatojmë ndryshim minimal pozitiv dhe ai i detyrohet kryesisht rritjes së të ardhurave për frymë të popullsisë. Domethënë, madje këto ndryshime pozitive nuk janë si rezultat i punës së administratës në drejtim të lehtësimit të bërjes së biznesit. Na vjen keq për mundësitë e humbura, sepse shumica e treguesve në studim e përkasin administratën dhe në fakt gjithçka është në duart e saj. Bëhet fjalë për procedura administrative, miratimi i të cilave varet nga vullneti politik. Për shkak të kërkesave shumë të paarsyeshme dhe arkaike ne jemi vështirësuar për të bërë biznes. Kjo ndikon mbi të gjithë. Kur sipërmarrësit nuk mund ta zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe të fillojnë një biznes të ri, kjo do të thotë më pak mundësi për sipërmarrësit e tjerë që janë lidhur me biznesin e tyre, më pak mundësi për konsumatorët bullgarë dhe më pak mundësi për sipërmarrësit vendas, kështu qe ata të mund të konkurrojnë në kushte të barabarta me sipërmarrësit nga vende me kushte të mira për bërjen e biznesit.”

Megjithatë sipas Svetlla Kostadinovës gjatë disa muajve të fundit vëzhgohen përpjekje nga ana e qeverisë së tanishme për organizimin e administratës. Qëllimi është që të anulohen regjime pa logjikë, që nuk funksionojnë mirë dhe të arrihet një bashkëpunim më i mirë mes administratave të veçanta, që të mos përdoren më shumë shtetasit dhe firmat si ndërmjetës mes tyre. Janë shënuar gjithashtu afate për raport nga ana e administratës deri në fund të vitit.

Studimi i Bankës Botërore tregon se në reformat në administratë mund të bëhen shpejt dhe disa vende, si Estonia për shembull, tregojnë se në kuadrin e 1-2 viteve është absolutisht e mundur që administrata të kopjojë përvoja  të mira dhe ta lehtësojë bërjen e biznesit në përputhje me specifikat vendase. “Nga fqinjët e Bullgarisë Maqedonia jepet si shembull, si një vend, i cili gjatë 3-4 viteve të fundit ka lëvizur me më shumë se 40 vende përpara në studim dhe tashmë është në top 15. Kështu qe ka shpresë se vitin tjetër do të ketë përparim të vendit tonë në këtë studim”, thotë Svetlla Kostadinova dhe shtoi: 

Mirëpo kjo nuk mjafton, sepse vlerësimin më të ulët Bullgaria e ka marrë për 2 indikatorë kryesorë, të lidhur me punën e sistemit gjyqësor, kurse sa i përket punës së këtij sistemi pushteti ekzekutiv ka të drejta të kufizuara dhe kështu duhet të jetë. Sistemi gjyqësor duhet të reformohet vetë, që të fitojë besimin dhe përkrahjen e shoqërisë dhe në fund të fundit të gjithë ne të ndihemi më të sigurt për pronësinë dhe biznesin tonë. Dy indikatorët që e vlerësojnë punën e sistemit gjyqësor në studim, pikërisht procesi i shpalljes së falimentimit  dhe aplikimi i marrëveshjeve, tregojnë se përparimi i Bullgarisë gjatë 10 viteve të fundit është minimal dhe ne jemi në disa prej vendeve të fundit në krahasim me shtetet e tjera të BE-së.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD