Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi shënoi sfidat, me të cilat ndeshet në vigjilje të presidencës bullgare të Këshillit të BE-së

БНР Новини
Foto: infostock.bg

Në Sofje u zhvillua një forum kombëtar i biznesit me temë “Sfidat dhe mundësitë para biznesit gjatë presidencës bullgare të Këshillit të BE-së”. Mikpritësi i tij ishte Shoqëria për ndihmë të biznesit të vogël dhe të mesëm – Klubet e bashkuara të biznesit, e përkrahur nga Agjencia bullgare për investime dhe Agjencia për inkurajimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Përfaqësuesit e biznesit bullgar i paraqitën problemet, me të cilat ndeshen në punën e tyre me institucionet, si dhe gjatë kandidimit për financimin në kuadrin e projekteve të ndryshme evropiane. Sipas tyre aksesi tek tregjet evropiane, si dhe tek tregjet e vendeve të treta është me rëndësi të madhe për biznesin. Ka nevojë për masa urgjente për emërimin e kuadrove të kualifikuar, të cilët të adaptohen shpejtë në kushtet dhe mjedisin e punës dhe të kontribuojnë për rritjen ekonomike.

Kryesia e ardhshme do t’u japë mundësi ndërmarrjeve bullgare për të gjetur më shumë partnerë, t’i zgjerojnë prodhimet e tyre dhe t’i modernizojnë. Kjo do të sigurojë vende të reja pune. Prandaj qeveria punon për lehtësimin e aksesit të kompanive të reja tek tregu unik evropian, për pakësimin e peshës administrative”, theksoi në fjalimin e vet ndaj pjesëmarrësve në forum Ministri i Ekonomisë Emill Karanikollov. Presidenti Rumen Radev gjithashtu u dërgoi përshëndetje pjesëmarrësve në forum.

Ndër miqtë e konferencës ishte Zëvendësministrja e Kryesisë Bullgare të Këshillit të BE-së Monika Panajotova, e cila shfrytëzoi mundësinë për t’i paraqitur prioritetet e vendit tonë gjatë kryesisë bullgare sipas parimit të rotacionit të Këshillit të BE-së. Bullgaria do të jetë ndërmjetëse për afrimin e pozitave, si mes shteteve-anëtare, ashtu dhe gjatë komunikimit të tyre me institucionet dhe marrjes së vendimeve në nivel evropian. Vendi ynë do ta ndihmojë krijimin e kornizës normative dhe politike, e cila të garantojë sigurinë dhe mirëqenien e shtetasve evropianë. Përveç kësaj: 

Kryesia bullgare do të përqendrohet te katër prioritete kryesore. Në vend të parë ky është debati për të ardhmen e Evropës dhe njerëzit e rinj, me aksent te rritja ekonomike dhe afrimi social. Pas kësaj është debati për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në vend të tretë është siguria në Evropën e fuqishme dhe të bashkuar, kurse në vend të katërt janë ekonomia digjitale dhe mundësitë e së ardhmes. Vizioni i kryesisë bullgare gjatë vitit 2018 do të jetë për një union të konkurrueshëm, efektiv dhe të pavarur, i cili disponon standardet më të larta në sferën e punësimit dhe politikave të rritjes dhe jo në vend të fundit për një union, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi në skenën botërore, si dhe për fqinjët tanë nga Ballkani Perëndimor.

Panajotova shtoi se vendi ynë do të ketë një rol kyç në finalizimin e punës mbi prioritetin për tregun unik digjital. Kjo është një prej detyrave të kryesisë së tanishme të Estonisë, që ne duhet ta vazhdojmë. Ambicia është që ai të fillojë së funksionuari deri në fund të vitit 2018.

Qëllimet e presidencës bullgare tashmë janë përvijuar dhe u njoftuan disa herë. Tani vendi ynë ndodhet para detyrës së rëndë – zbatimi i tyre. Nuk është e rastit se fjalët “Bashkimi e bënë fuqinë”, të cilat janë vënë në godinën e Kuvendit Popullor, u zgjodhën si moto e kryesisë së Këshillit të BE-së. Ato pasqyrojnë historinë e shtetit tonë. Kjo nuk është thjeshtë një thirrje, por detyrim para të gjithëve, të cilët kanë luftuar për prosperitetin e Bullgarisë. Prandaj është me rëndësi të përpiqemi, megjithë vështirësitë me të cilat do të ndeshemi gjatë presidencës sonë, që mandati të mbahet mend si i suksesshëm, si një mandat i cili ka lënë një gjurmë të thellë në skenën politike evropiane. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pikërisht 50 vjet më parë, Bullgaria vuri në shfrytëzim centralin e saj të vetëm bërthamor

Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore. Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos..

botuar më 24-09-04 6.35.PD

Qeveria parashikon një pagë minimale prej 1077 leva /550.66 euro/ nga fillimi i vitit 2025

Nga 1 janari 2025, paga minimale për Bullgarinë do të jetë 1077 leva /550.66 euro/në vend të 933 levave aktuale /477.04 euro/, sipas një projekt-dekreti qeveritar të publikuar për diskutim publik. Masa e re është në përputhje me Kodin e Punës dhe..

botuar më 24-08-28 5.38.MD

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD