Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eno Aufderhajde: “Në se shkencëtarët e rinj nuk kthehen në atdhe, kjo është e rrezikshme!”

БНР Новини
Foto: BTA

Fondacioni Gjerman për përkrahjen e studimeve shkencore “Aleksandër fon Humbollt” u dekorua me dallimin më të lartë institucional të Bullgarisë – Shenjen Nderi të Presidentit. Kreu i shtetit Rumen Radev i dorëzoi çmimin sekretarit të përgjithshëm të fondacionit doktorit Eno Aufderhajde për kontributin e jashtëzakonshëm në zhvillimin e marrëdhënieve shkencore bullgaro-gjermane dhe për përkrahjen e potencialit shkencor bullgar.

Fondacioni “Aleksandër fon Humbollt” ndihmon shkencën bullgare që nga fillimi i viteve 60-të të shekullit të kaluar, kur shkencëtari i parë bullgarë mbërriti në Gjermaninë Perëndimore me një bursë të fondacionit. Që  atëherë, megjithë Luftën e Ftohtë dhe Perden e Hekurt, të cilat i penguan kontaktet midis dy pjesëve të Evropës së ndarë, afro 400 studiues bullgarë morën përkrahje në punën e tyre shkencore me Bursë Humbollt. Shumë janë edhe mbajtësit e Çmimit Prestigjioz Humbollt.

Vet fakti, se me ndihmën e fondacionit që në vitin 1964 një shkencëtar bullgar mbërriti në Gjermaninë Perëndimore, tregon, se shkenca mund të hedhë ura edhe në një periudhë të ndërlikuar politike – thekson doktori Aufderhajde në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. – Kjo ndodhi pothuajse dhjetë vjet para vendosjes së marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis Bullgarisë dhe Gjermanisë. Me heqjen e Perdes së Hekurt filluan ndryshime serioze. Sot lirishtë këmbejmë dituri. Një fakt i gëzueshëm është, se shkëmbimi nuk realizohet vetëm në shkencë. Bursistë i fondacionit sot punojnë edhe në sfera të tjera duke përfshirë edhe politikën dhe ekonominë.”

Që prej shumë vitesh shkenca bullgare është në një gjendje të mjerë – që prej kohe financimi i saj është një problem i madh. Për këtë arsye shumë shkencëtarë të rinj e braktisin Bullgarinë. Lidhur me këtë e pyetëm doktorin Aufderhajde, kur ky proces bëhet i rrezikshme:

Nuk është mirë, në se shkencëtarët e rinj nuk kthehen në atdhe. Fondacioni “Aleksandër fon Humbollt” inkurajon bullgarët e rinj të kthehen në atdhe. Ne u sigurojmë atyre bursa për vitin e parë të punës së tyre shkencore pas kthimit. Mirëpo, pas kësaj këtu duhet t’u sigurohen atyre kushte të mira për punë. Në se ata njerëz nuk do të kthehen në Bullgari, kjo do t’i pengojnë rimëkëmbjes ekonomike të vendit.”

Nga ndonjëherë kur flitet për financimin e punës shkencore, disa njerëz theksojnë, se në radhë të parë duhet të kënaqen nevojat kryesore për shpëtimin e kombit dhe pas kësaj të mendohet për shkencën. Çfarë mendon për këtë bashkëbiseduesi:

Ai, i cili nuk mbjell, nuk do të korrë. Gjermania është një vend i zhvilluar. Mirëpo, kjo u arrit sepse edhe në kohën e krizës financiare, kur kishte luftime për rindarjen e financave, qeveria vazhdonte të investonte në shkencë. Ja përse edhe Bullgaria duhet të investojë në të mbjellat, kështu që të ketë çfarë të korrë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD