Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ku preferojnë të festojnë 8 dhjetorin studentët bullgarë

БНР Новини

Vitet studentore gjithnjë i kujtojmë me shumë emocione. Përderisa mësojmë për provimet, nxitojmë për leksionet dhe çuditemi se në ç’rrugë të nisim, nuk kuptojmë se ato janë disa nga vitet më të mira të jetës. E zbulojmë këtë më vonë, ndërsa shqetësimet na duken pothuajse qesharake. Disa nga momentet më të paharrueshme nga jeta studentore lidhen me 8 dhjetorin festën studentore. Çdo brez ka preferencat e tij ku të kalojnë dhe të argëtohen. Studentët e sotëm preferojnë pushimoret si Bansko, Pamporovo, Velingrad.

СнимкаÇfarë është situata në një nga pushimoret më të mëdha dimërore tek ne Bansko shpjegon Malin Bistrin:

Në Bansko vijnë studentë nga mbarë vendi, por kemi mysafirë studentë nga vendet e tjera të Ballkan. Përveç në hotelet dhe në shtëpitë për miq, studentët vendosen edhe në shtëpitë malore, që ndodhen në mal në afërsi të qytetit. Zakonisht studentët kërkojnë argëtime, të cilët t’i përgjigjen karakterit të tyre rinor. U uroj studentëve një festë të paharrueshme plotë argëtime dhe përjetime interesante, të cilët do të mbajnë mend tërë jetën.

СнимкаZllatko Zllatanov, kryetar i Shoqatës së Pronarëve të Hoteleve dhe të Restoranteve në qytetin Velingrad, komenton:

Jemi gati për 8 dhjetorin, megjithëqë sivjet data përputhet me ditët e pushimit, kur qyteti është plotë turistë. Prandaj sivjet nuk ishim në gjendje t’u ofrojmë studentëve oferta të leverdishme. U uroj studentëve një festë të paharrueshme plotë gëzime.”

Sivjet argëtime ofron edhe pushimorja Pamporovo. Parashikohet një festim në të hapur për disa mijë veta. Krahas kësaj pushimorja ofron edhe vende më të qeta për kalimin e festës. Georgi Pamporov, kryetar i Asociacionit Rajonal Turistik “Rodopi” shpjegon:

СнимкаPërafërsisht 80 për qind prej vendeve janë të zëna. Krijuam një çadër të madhe në qendrën e pushimores prej 2 mijë metrash katror. Aty mund të festojnë përafërsisht 3 mijë veta. Për ta do të këndojnë yje bullgare të estradës. Ata që preferojnë qetësinë zgjodhën shtëpitë për miq në qytetet Çepellare dhe Devin dhe në fshatrat piktoreske të Rodopeve. U uroj të rinjve argëtime të shumta, por të shfaqin arsye për të mos kaluar kufirin e komunikimit të zakonshëm.

Sipas traditës më 8 dhjetor studentët festojnë sipas preferencave të tyre. Mirëpo, pse pikërisht 8 dhjetori është festa studentore? Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 1903. Pas vitit 1944, me ardhjen e komunistëve në pushtet, kjo datë u zëvendësua me 17 nëntorin – Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Studentor. Në vitin 1962 festimi u rivendos më 8 dhjetor. Edhe më sot kjo datë festohet nga mijëra të rinj tek ne.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD