Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

12 vjeçarja Stojanka nga qyteti Kërxhali: “Zemra ime është lidhur fort me folklorin”

БНР Новини
Stojanka Nenkova me mësuesen e saj Ginka Mateva dhe me mjeshtrin e gëdullkës Veselin Dojçev
Foto: Shevkie Çakër

Rikrijimi i traditave bullgare lidhet me tingujt e këngës popullore bullgare . Ju takojmë me Stojanka Nenkovën nga qyteti Kërxhali e cila është 12 vjeçare. Zëri i saj shpesh tingëllon nëpër eterin e radios më të ri regjional të Radios Kombëtare Bullgare – Radio Kërxhali. Stojanka ishte pjesë e grupit folklorik, që morri pjesë në inaugurimin e radios së re rajonale më 9 maj 2016, kurse pas kësaj ishte dhe mysafire e transmetimit të Radio Bullgarisë, i cili u realizua nga studioja në qytetin Kërxhali (Bullgari Jugore) në lidhje me festën e qytetit më 21 tetor.

Vajza e vogël na mahniti me veshjen e vet popullore nga mali i Rodopeve, të qëndisur në mënyrën karakteristike për këtë krahinë. Me pastërtinë dhe magjepsjen e rinisë së saj ajo u përngjan shumë portreteve të stilizuara me vajza të piktorit të njohur bullgar nga fillimi i shekullit të kaluar–Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri. Ja se çfarë tregon ajo me një emocion shumë të madh:

Unë mësoj në shkollën “Vasill Levski” në qytetin Kërxhali. Këndoj në një nga vatrat e kulturës në qytet. Mësuesja ime është dhe ajo Ginka Mateva filloi të punojë me mua, kur isha në klasën e tretë.”

Stojanka na tha se, kur në familje ka festa dhe përvjetorë, prindërit e saj pëlqejnë të dëgjojnë sesi këndon ajo, e inkurajojnë dhe krenohen shumë me të. Por kuptohet se adhuruesit e saj më të mëdhenj janë gjyshi dhe gjyshja, të cilët jetojnë larg, në rrethin e qytetit Veliko Tërnovo, por u pëlqen shumë ta dëgjojnë gjatë çdo një pjesëmarrje të saj në radio apo në televizion. Përveç të këndojë asaj i pëlqen dhe të vallëzojë. Deri luan valle në grupin folklorik pranë vatrës. Sa u përket festivaleve, deri tani Stojanka ka marrë pjesë në konkursin Kombëtar folklorik “Burimi i Orfeut”.




Ginka Mateva më mëson të këndoj, ajo i zgjedh këngët që i interpretoj, kështu që të jenë të përshtatshme për zërin tim. Përveç folklorit më pëlqen shumë dhe muzika moderne. Por kuptohet zemra ime është e lidhur me folklorin.

Pyetjes, a duhet në orët e muzikës në shkollë t’i kushtohet një kohë më e madhe folklorit, përgjigja kategorike e Stojankës është “po”:

Këto janë këngët e Atdheut tonë – ato duhet të mësohen dhe të dihen. Bashkënxënësit e mi krenohen shumë me mua. Shumë prej tyre po kështu këndojnë këngë popullore bullgare dhe marrin pjesë në grupe folklorike.”

Pas urimit tonë që një ditë me këngën popullore bullgare, Stojanka të mund të pushtojë skenat tona dhe botërore, po e vazhdojmë bisedën me mësuesen e saj Ginka Mateva:

Unë në të njëjtën kohë jam dhe mësuese e muzikës në njërën prej shkollave në qytetin Kërxhali. Me të vërtetë ka nevojë prej mësues , të cilët të përhapin folklorin bullgar. Fëmijët nuk kanë mjaft informacion, nuk njohin krahinat folklorike tek ne. Përpiqem që nxënësit e mi t’i dinë këto gjëra, të dinë cilat janë instrumentet më të njohura, cila është ritmika e rajonevee të veçanta. Më të paktën kjo duhet të dihet. Po, ka nevojë për mëshime kushtuara folklorit bullgar në shkollë, sepse ka fëmijë, të cilët shfaqin interes dhe duan të këndojnë.

Pavarësisht se ka lindur në pjesën lindore të malit të Rodopeve, Stojaka nuk këndon këngë nga ky rajon folklorik. Sipas mësueses të saj, zëri i saj është më i përshtatshëm për këngë nga krahina të tjera. Kjo s’ka rëndësi të madhe, e rëndësishmja është se mësuesja Ginka Mateva, me buzëqeshjen e saj të butë e të ëmbël, ka mundur ta ndezë në zemrën e fëmijës shkëndijën e dashurisë ndaj folklorit bullgar. Fëmijët si Stojanka në Kërxhali janë shumë dhe kjo do të thotë se puna e këmbëngulur e mësueses jep fruta të shkëlqyera, se shpresa për të ardhmen e folklorit tonë është e gjallë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkencëtarët francezë do të studiojnë trashëgiminë kulturore të ruajtur në "Etëra"

Shkencëtarët nga Universiteti Sorbonne në Paris do të studiojnë trashëgiminë kulturore në Muzeun Etnografik Rajonal të Etërit në ajër të hapur, raportoi Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT). Në mars të këtij viti, shkencëtarët francezë, së bashku me ekspertë..

botuar më 25-02-07 5.58.MD

Festa e Trifon Krasitësit sjell humor të mirë dhe gëzim

Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan –..

botuar më 25-02-01 7.20.PD

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD