Ndër larminë festive të veprimtarive muzikore vëmendja e auditorit u tërhoq nga koncerti i fundvitit të Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Ai ishte pjesë e vargut “Muzikë në portrete” dhe ishte me pjesëmarrjen speciale të muzikantëve Rosen Genkov (gëdullka), Krëstjo Dimov (fyell) dhe këngëtarja popullore Petja Paneva.
“Për ne viti 2017 ishte plotë muzikë dhe projekte të realizuara me sukses” – kështu dirigjenti Dimitër Hristov përgjithësoi rezultatet për orkestrën. “Si udhëheqës artistik i një formacioni prestigjioz për muzikën popullore Dimitër Hristovi gjithnjë synon t’i sjell gëzim publikut. Një interes të madh provokuan koncertet “Ritmi i Ballkanit”, në të cilat morën pjesë muzikantë nga Maqedonia, Serbia, Greqia... Një projekt tjetër i madh ishte “Tablo vokale instrumentale”, në të cilin u përfshin edhe këngëtarë nga Ansambli Popullor Folklorik “Filip Kutev” me dirigjent Georgi Genov. Vitin e dytë me radhë orkestra e muzikës popullore ekzekuton veprat e konkursit “Muzikë të Re Bullgare në 7/8” në qytetin Çepellare. Para kohe orkestra dha një koncert me rastin e përvjetorit të 70-të të lindjes së muzikantit Dobrin Panajotov – ish dirigjent i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare.”
Tashmë 6 vite me radhë Dimitër Hristovi udhëheq orkestrën popullore të radios. Në punën e tij ai kërkon drejtime interesante për pasurimin e repertorit të formacionit. Shumë kompozitorë kanë punuar për muzikantët popullorë të Radios Kombëtare Bullgare. Programi i çdo koncerti është i pasur dhe i larmishëm. Qëllimi i dirigjentit, dhe i muzikantëve të orkestrës është të zhvillojnë dhe të përhapin muzikën popullore bullgare. Aktualisht Dimitër Hristovi kompozon muzikë për shfaqje teatrore të Teatrit në qytetin Pazarxhik, muzikë për Ansamblin e Forcave të Armatosura të Republikës së Bullgarisë dhe për Ansamblin Folklorik “Madara” në qytetin Shumen. Vitin e ardhshëm me Ansamblin “Trakija” Orkestra e Muzikës Popullore do të realizojë një projekt të madh.
Në prag të Vitit të Ri 2018 dirigjenti i Orkestrës së Muzikës Popullore të Radios Kombëtare Bullgare Dimitër Hristov uron shëndet dhe shumë buzëqeshje edhe në momentet e vështira. Ai na këshillon që të mos harrojmë mirësinë e cila na bënë njerëz të vërtetë. Krahas kësaj ai shpreh dëshirën e tij që të gjithë të pëlqejnë muzikën popullore bullgare e cila është plotë hare dhe gjallëri.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BNR
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..
Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..
Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..