Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Fisi-Familja-Atdheu”: familjet e shquara të Plovdivit

БНР Новини

“Fisi-Familja-Atdheu” është tema e kalendarit tradicional luksoz të Muzeut Historik në qytetin Plovdiv për vitin 2018. Botimi luksoz bashkon tekstet me imazhet nga e kaluara, të cilat me kalimin e kohës janë bërë simbole për qytetin. E shfletojmë kalendarin me drejtorin e muzeut Stefan Shivaçev:

Ky kalendar u bë një traditë e mirë për ne, që jetojmë në Plovdiv dhe për të gjithë njerëzit, të cilët e pëlqejnë qytetin tonë, për ata të cilët janë shpërndarë nëpër botë dhe e pëlqejnë historinë e Plovdivit. Vjet treguam vende emblematike për qytetin – sheshe, rrugë, lagje të ndryshme, kurse sivjet tema është “Fisi-Familja-Atdheu”. Në kalendar tregojmë respektin tonë ndaj këtyre familjeve , të cilat kanë ardhur në Plovdiv gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit të 19 nga malet Sredna Gora, Stara Pllanina, Rodopet dhe nga krahina e Maqedonisë. Këtu ata gjejnë një vend të mrekullueshëm për jetë dhe për punë. Grumbullojnë një farë pasurie dhe afirmohen si prijës në esnafët e zejtarëve dhe në fushën e tregtisë – nga Izmiri deri në Vjenë dhe në Mançester. Pikërisht këto familje afirmojnë shpirtin bullgar në qytet. Në fillimin e shekullit të 19-të qyteti i Plovdivit është një qytet oriental me një popullsi dominuese myslimane, kurse banuesit ortodoks kanë pasur vetëdije greke. Pikërisht këto familje, të cilat kanë ardhur nga qytetet rilindëse afirmojnë vlerat bullgare. Akoma gjatë vitit 1849 ata propozojnë një emër bullgar për qytetin Plovdiv. Deri në këtë moment qyteti mbante emrin turk Filibe ose ka qenë i njohur me atë grek Filipopoll. Më pas ato financojnë ndërtimin e kishave ortodokse, të cilat edhe sot janë një krenari për qytetin. Krijojnë dhe shkollën e dioqezës – në të mësojnë mësuesit për shkollat në të gjithë Bullgarinë. Janë botuar më shumë se mijëra libra dhe materiale shkollore, të cilat u bënë baza e arsimit të ri bullgar nëpër tokat tona. Mendoj se në kalendar mundëm të arrijmë një unitet midis fotografisë historike dhe informacionit të vlefshëm për këta bullgarë të mëdhenj.

Kur vendosën në qytet, përfaqësuesit e këtyre familjeve patëm një arsim kishtar, të marrë nëpër kisha dhe manastire, por fëmijët e tyre morën një arsim evropian dhe shumë prej tyre u bënë në krye të jetës ekonomike dhe politike të Bullgarisë së lirë. Mes tyre ka politikanë të njohur, kryetarë të komunave, mjekë, inxhinierë dhe arkitektë. Stefan Shivaçevi sjell disa shembuj konkret:

Doktor Konstantin Stoillov është bullgari i parë, doktor në shkencat e drejtësisë, i cili i ka përfunduar studimet e tij në Gjermani, ka specializuar në Francë dhe pastaj u bë kryeministër i Bullgarisë dy herë gjatë viteve 1887 dhe 1894-1899. Ivan Evstatiev Geshov, ka studiuar tregti në Mançester dhe pastaj ka qenë ministër dhe kryeministër i Bullgarisë gjatë periudhës 1911-1913. Ivan Stefanov Geshov, po kështu i ka përfunduar studimet e tij në Mançester dhe u bë një nga kryetarët më të suksesshëm të bashkisë së qytetit të Plovdivit, pas kësaj ëdhe diplomat. Brezi i dytë dhe i tretë i këtyre familjeve të Plovdivit janë një pjesë nga ata njerëz, të cilët me shumë të drejtë i quajmë “ndërtuesit e Bullgarisë moderne.”

Kalendari festiv prezanton shpirtin e Plovdivit nga e kaluara dhe bukuria e tij e mbrojtur deri më sot. Tregon për atdhedashësit, të cilët janë kthyer këtu, që të venë në praktikë, në tokën bullgare, atë të cilën e kanë mësuar jashtë shtetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Të humbur nën ujë” tregon histori për fshatrat bullgare të zhytura në ujë

Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...

botuar më 24-04-09 7.10.PD

Hisarja pret festivalin e parë antik "Dioklecianopolis - Udhëkryqi i kohës"

Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..

botuar më 24-04-05 7.15.PD
Kisha bullgare

164 vjet më parë në Kostandinopojë u shpall pavarësia kishtare bullgare

Më 3 prill 1860, gjatë shërbesës solemne të Pashkëve në kishën bullgare "Shën Stefan" në Stamboll, Mitropoliti Illarion Makariopollski nuk përmendi emrin e patrikut ekumenik grek. Në vend të emrit të Patrikut Kirill VII, u shpall ai i Sulltanit..

botuar më 24-04-03 11.41.PD