Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Uji në Bullgari po shtrenjtohet, 57% prej tij humbet duke arritur deri tek konsumatorët

БНР Новини

Bullgaria gjendet në Evropën Juglindore dhe si pjesa më e madhe e shteteve  nga ky regjion, nuk disponon resurse të pakufizuara të ujit. Përmes Bullgarisë nuk kalojnë  lumenj të mëdhenj dhe të thellë si Temza, Sena, Rejn ose Vollga, por dhe reshjet mesatare vjetore me shi nuk janë dhe kaq të bollshme. Njëkohësisht për vendin tonë është karakteristike se 75% nga reshjet avullojnë. Dhe pavarësisht se vlerësimi i resurseve të freskëta të ujit në Bullgari /106.7 miliard metra kub në vit/ е rendisin mes vendeve evropiane me sasi relativisht të konsiderueshme, mangësi të ujit mund të ketë- më në veçanti në regjionet me reshje të dobëta, dendësi më të lartë të popullsisë dhe prodhimi industrial me ujë.

Në këtë sfond do të duhet të pritet që uji në Bullgari si një resurs i vlefshëm dhe i kufizuar natyror të përdoret me kursim dhe me vëmendje. Faktet, e parashtruara nga statistika zyrtare, flasin për një gjë fare të ndryshme. Ekspertët kanë llogaritur se nga burimi deri tek konsumatori humbet 57% nga uji nëpër tubacionet e kompanive për furnizime me ujë. Me fjalë të tjera më shumë se gjysma e ujit për konsum nga ekonomitë shtëpiake dhe biznesi thjesht zhduket – ose thithet nga toka ose avullon. Është e vërtetë se humbjet dhe rrjedhjet janë të pashmangshme dhe vihen re kudo nëpër botë, por në Bullgari përpjesëtimet e këtyre humbjeve janë shumë të larta dhe flasin keq për të gjithë sektorin ujor të ekonomisë, sepse janë pothuajse dy herë më të larta sesa në Bashkimin Evropian.

Снимка

Kurse pa ujë nuk mundet as biznesi, as ekonomitë shtëpiake. Ai është një vlerë natyrore dhe mirësi numër 1 bashkë me ajrin, dritën dhe tokën. Prandaj dhe njerëzit janë shumë të ndjeshëm mbi temën lidhur me çmimet e ujit. Ato janë të ndryshme për rajonet e veçanta në varësi nga kjo, që ku merret uji dhe deri ku shpihet për konsum. Uji i pijshëm vjen nga burimet e ndryshme-diga, puse, lumenj të cilët rrjedhin lirë pa pagesë dhe burime në sipërfaqen e tokës. Të dhënat zyrtare tregojnë se, gjatë vitit 2016 sasia e përgjithshme e ujit të përdorur të freskët dhe jo të freskët në vend është 4 721 milionë metra kub dhe mbetet në të njëjtin nivel gjatë vitit 2015. Një bullgar konsumon mesatarisht nga 100 litra ujë në ditë, të sjella deri tek konsumatorët nëpër tubacionet prej çelik dhe eternit, 86% nga të cilat janë akoma nga koha e komunizmit. Pjesa dominuese është për furnizimin me ujë për familjet – 65.4%, për shërbimet – 11.1%, 13.8% për industrinë.

СнимкаAutoritetet e kanë të qartë se harxhohen sasi të mëdha uji dhe marrin masa, të cilat janë në bazë të mundësive dhe të forcave të tyre. Kurse ato nuk janë shumë të mëdha dhe në një sërë rajonesh të vendit ka kufizime të furnizimit me ujë, ku uji shkon deri tek konsumatorët vetëm në orë të caktuara ose dhe në ditë të caktuara. Mjaft përmirësime në furnizimin me ujë qenë bërë dhe me subvencionet nga Bashkimi Evropian, të cilët lejuan që në shumë vende të populluara të mund të ndërrohen tubacionet për ujin e pijshëm dhe për ujin mbeturinor dhe në këtë mënyrë të pakësohen humbjet nga rrjedhjet.

Por këto masa kushtojnë para dhe përveç masave nga Bashkimi Evropian, çmimi duhet të paguhet dhe nga vet bullgarët. Pikërisht për shkak të kësaj nga 1 janari, çmimet e ujit qenë shtuar me nga 2.5 deri më 20% në 14 nga të gjitha 28 zonat e vendit. Në to janë përfshirë 15 qytete bullgare mesatarisht të mëdha me një industri të zhvilluar, tregti, bujqësi, turizëm dhe shërbime. Kjo masë natyrisht që nuk ju pëlqye shumë konsumatorëve përfundimtar, më në veçanti biznesit, sepse në fakt përbën edhe një shok të radhës pas shtimit të hyrë në fuqi nga e njëjta datë nga 30 deri më 65% të korrentit për industrinë. Në praktikë u formua një goditje e dyfishtë elektrike-ujore, pa numëruar shtrenjtimin e gazit, i cili është minimal.

Në fund të fundit fatura do të paguhet nga konsumatorët përfundimtar dhe kjo do të reflektojë mbi inflacionin dhe mbi vlerën blerëse. Disa ekspertë përmendin se këto shtime do të çojnë deri në një inflacion prej 5%. Tamam bullgarët u panë me pak më shumë para në xhep në sajë të rritjes së ekonomisë, dhe tani përsëri do të ketë një dush të ftohtë të entuziazmit të tyre konsumator.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu Historik Rajonal - Sofje prezanton video histori të ndërtesave ikonike në kryeqytet

Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..

botuar më 24-12-28 6.45.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri

Për të pestin vit radhazi nxënësit e Gorës dhe Gollobordës shënojnë “Festat e fundvitit në mënyrë bullgare"

Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..

botuar më 24-12-27 11.06.PD

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD