Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kisha bullgare “Shën Stefani” në Stamboll shkëlqen me bukurinë e saj në Bririn e Art

БНР Новини
Foto: BTA

Me 7 janar kisha e restauruar bullgare “Shën Stefani” në Stamboll, e njohur si Kisha e Hekurt, do të bekohet solemnisht. Në inaugurimin zyrtar do të kryhet nga Patriku Ikumenik Vartolomej I dhe nga Patriku Bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Neofit. Në ceremoninë e rastit do të asistojnë kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov dhe presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, ministra të të dy vendeve, klerikë dhe më se 1000 mysafirë.

Restaurimi i këtij monumenti unik i trashëgimisë historike bullgare vazhdoi gjashtë vjet. Meremetimi kushtoi 15 milion lira turke (përafërsisht 4 milion euro) të siguruara nga Bashkia e Madhe e Stambollit. Për kishën dhe për jetën shpirtërore të bullgarëve në Stamboll tregon prifti Angell, i cili më se 13 është në shërbim të bashkisë ortodokse në këtë qytet.

Meremetimi i kishës filloi në vitin 2011 dhe duhej të përfundonte për një vit, por restaurimi për shkak të korrozionit të madh u zgjat dhe përfundoi gjatë këtij viti. Gjithçka në tempull u restaurua dhe u meremetua. Ornamentet e vjetra u hoqën dhe ata që kishte mundësi të shfrytëzohen u restauruan. Ata që ishin të dëmtuar u punuan prapë në përputhje të planeve të ruajtura të firmës austriake të Rudollf fon Vaagnerit në Vjenë.”

Kisha “Shën Stefani” sivjet shënon 120 vjet nga ndërtimi. Ajo ka rëndësi të madhe historike për vendin tonë, sepse luajti një rol të rëndësishëm në shpalljen e autoqefalisë së kishës bullgare. princi Stefan Bogoridi ia dhuroi bashkisë bullgare vendin në Stamboll për ndërtimin e kishës. Që nga ndërtimi dhe nga bekimi i kishës kaloi më se një shekulli. Tani ajo prapë është gati për shërbesat dhe liturgjitë fetare. Kjo kishë unike, do të tërheqë edhe shumë turistë, që vijnë në qytet.

Në territorin e Stambollit ka shumë objekte turistike, të cilët përbëjnë interes për çdo njeri. Krahas monumenteve të vjetra historike, kisha “Shën Stefani” gjithashtu është një fenomen, i cili meriton vëmendjen e secilit që vjen në qytet – shpjegon prifti Angell. – Nuk duhet të harrojmë, se në vitin 2007 afro 100 arkitektë turq studiuan kishën. Megjithëqë atëherë ajo ishte shumë e dëmtuar, ata shpallën, se ky është tempulli më i bukur në territorin e Republikës së Turqisë. Tani pas restaurimit, ajo do të jetë një margaritar i mrekullueshëm në kurorën e këtij qyteti.”

Në vitet e ndërtimit të kishës në shekullin XIX bullgarët ortodoks në Stamboll numëronin përafërsisht 50 mijë veta. Sot ata janë afërsisht 1000 veta. Vallë a vijnë ata në kishë për kremtet kishtare, a frekuentojnë shkollën e porsakrijuar bullgare aty, shpjegon prifti Angell:

Besimtarët me prejardhje bullgare për fat të keq nuk janë shumë dhe janë në moshë të thyer. Prandaj shërbimet fetare i bëjmë kryesisht në kishën e vogël “Shën Ivan Rillski” në lagjen Shishli. Në kishën “Shën Stefani” për shkak të korrozionit, kryheshin liturgji vetëm disa herë në vit – Ditën e Ignat Hyjmbajtësit, që bie më 21 dhjetor, Pashkën e Madhe, Ditën e Shën Stefanit më 27 dhjetor, kur shënohet festa e kishës. Mirëpo, njerëzit e frekuentoheshin kishën me kënaqësi, megjithëqë ishte në një gjendje të mjerë. Ata ndizeshin qiri, i drejtoheshin lutje Zotit dhe kështu ruanin shkëndijën bullgare në familjet. Në shkollën, e cila u krijua para dy vitesh me iniciativë të Konsullatës së Përgjithshme Bullgare në Stamboll, ka tri grupe të ndara sipas moshës. Fëmijët nga klasa e parë deri në të të katërt formojnë shkollën fillestare. Shkolla e mesme përfshin klasat e pestë deri në të të tetë. Shkollën e frekuentojnë kryesisht fëmijë të të shpërngulurve bullgarë dhe ardhës nga Bullgaria. Grupi i tretë formohet nga njerëzit në moshë mbi 35 vjet të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën bullgare. Ndër ta ka edhe njerëz nga enoria ime.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD