Vëllimi i parë i librit, të kushtuar inteligjencës ushtarake bullgare, u prezantua në Akademinë Ushtarake “G.S. Rakovski” në Sofje. Me këtë prezantim fillon një seri ngjarjesh, kushtuara përvjetorit të 110-të nga themelimi i inteligjencës ushtarake bullgare. Data e saktë e themelimit është 12 janar. Sipas docentit Stanço Stançev – një nga autorët e librit, atashetë ushtarakë dhe agjentët tregtarë kanë punuar në kushtet e dinamikës së madhe, tensionit dhe ngarkimit të tepërt. Roli i tyre për mbledhjen e informacioneve në situata të krizave ka qenë shumë i rëndësishëm. Ushtarët e dërguar në shërbim të zbulimit jashtë shtetit ishin më të mirët, me kulturë të përgjithshme, të cilët mund të ishin liderë dhe t’i bënin të tjerët të punojnë për ta.
Bullgaria është anëtare e BE-së që nga 1 janari 2007. Megjithatë, vendi ynë kishte përfaqësuesit e tij në Parlamentin Evropian (PE) edhe para anëtarësimit zyrtar. Në vitin 2005, Kuvendi Popullor zgjodhi 18 deputetë bullgarë të cilët kishin statusin e..
Kujtimet e pjesëmarrësve në vitin fatal 1876 për Bullgarinë janë të shumta, shpeshherë kontradiktore, por letrat dhe dokumentet për Kryengritjen e Prillit, që flasin për çështjen e Çlirimit të Bullgarisë, krijojnë një pamje më të gjerë të ngjarjeve,..
76 vjet pas vdekjes së tij, mbreti i parë bullgar i Mbretërisë së Tretë Bullgare, Ferdinandi i Parë, u kthye në shtëpi, në Pallatin "Vrana", gjë me të cilën u përmbush vullneti i tij i fundit. Në testamentin e tij ai shkruante se dëshironte të..
Menjëherë pas festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, po festojmë ditën e Shpirtit të Shenjtë - personi i tretë i Trinisë së Shenjtë. Festa kishtare..