Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria më e sigurt në rrugën drejtë eurozonës

БНР Новини
Foto: BGNES

Në fillim të Presidencës së vet të parë të Këshillit të BE-së, përveç prioriteteve të shpallura, Bullgaria deklaroi haptazi, se gjatë 6 muajve të ardhshëm do të bëjë hapat e fundit për të prezantuar kandidaturën për hyrje në mekanizmin valutor evropian ERM-2. Qëndrimi dyvjeçar në të është i detyrueshëm për të gjitha vendet kandidate për eurozonën.

Ky është një evolucion i konsiderueshëm, megjithë edhe i pritur, i autoriteteve bullgare, të cilët pas anëtarësimit 11 vjeçar në BE-në, mbeteshin të matur përsa i përkiste eurozonës dhe nuk bënin asgjë për hyrje në të. Kjo megjithëqë sipas Marrëveshjes për Aderim në BE-në vendi është i detyruar të pranojë euron.

Mirëpo, çfarë i detyrohet vrullit të ri të Sofjes dhe cilat janë shanset për sukses?

Brenda 2-3 viteve të fundit, ndërsa sipas Bankës Botërore edhe gjatë dy viteve të ardhshme, ekonomia bullgare zhvillohet mirë me rritje vjetore nga afro 4 për qind. Inflacioni është nën kontroll dhe, pas disa viteve të deflacionit, gjatë vitit 2017 arriti 2.8 për qind. Borxhi i jashtëm i vendit është nën 30 për qind nga produkti i brendshëm bruto, deficit buxhetor nuk ka, ka tepricë buxhetore, kursi i këmbimit të valutës bullgare ndaj euros është i fiksuar dhe nuk ndryshohet tashmë 20 vjet. Të gjithë ata faktorë në fakt janë kriteret e Maastrihtit, të kërkuara për hyrje në eurozonë. Bullgaria “ka shkruar detyrat e shtëpisë”, siç tha kryeministri bullgar Bojko Borisov në ceremoninë e hapjes së Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Çfarë mendojnë pushtetarët në Sofje është me rëndësi, por me më shumë rëndësi për hyrje në eurozonë është se çfarë mendojnë institucionet evropiane, prej të cilëve varet vendimi definitiv. Në këtë drejtim faktet janë kontradiktore. Nuk ka ndonjë institucion serioz ndërkombëtar financiar ose ekonomik, i cili të mos mendojë se vendi i vendit është në eurozonë. Këtë qëndrim e shprehin Banka Botërore në personin e drejtoreshës së përgjithshme ekzekutive Kristalina Georgieva, si dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Në rastin konkret është me rëndësi të madhe të dihet se çfarë mendojnë në Bruksel për hyrjen e Bullgarisë në eurozonë. Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker, i cili shfaq mirësjellje ndaj vendit dhe personalisht ndaj kryeministrit Bojko Borisov, jo një herë ka deklaruar, se vendi i vendit është në eurozonë. Ai e tha këtë sërish në veprimtaritë kushtuara marrjes së presidencës evropiane nga Sofja. Atëherë ai theksoi, se “Duhet të bëni shumë pak.”

Vëzhguesit ndërkombëtarë politikë dhe ekspertë financiarë janë më të matur përsa iu përket shanseve të Bullgarisë të hyjë në eurozonë. Ata pranojnë, se Bullgaria në të vërtetë ka plotësuar të gjitha kërkesat, por kujtojnë, se vendimi është politik dhe duhet të miratohet me konsensus të plotë. Pikërisht këtu gjërat mbeten të paqarta dhe të kundërshtueshme. Kjo për shkak, se Bullgaria pranohet në vendet e BE-së në mënyrë krejt të ndryshme. Dhe kjo u duk në kohën e hapjes solemne të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, kur mediat e mëdha ndërkombëtare botuan informacione objektive, por edhe kritike për Bullgarinë, në të cilët dominuan temat për korrupsionin, krimin, varfërinë. Vëmendje e madhe duhet t’u kushtohet rekomandimeve ndaj Bullgarisë, se parase të pranojë euron, duhet të arrijë në shkallë të kënaqshme nivelin jetik të eurozonës. Tani për tani ky është vetëm një urim i mirë, sepse do të jetë e domosdoshme, që në Bullgari të ndryshohen shumë gjëra, që të mund të përballojë mbetjen prapa. Sepse tani vendi plotëson vetëm 40 për qind prej standardit të rekomanduar të jetesës së evropianit mesatar. Mirëpo, rruga, në të cilën ecën Bullgaria është e drejtë. Në shumë drejtime ajo ecën me ritme më të shpejta dhe duket realiste perspektiva, që në mëzin e viteve 20-të të shekullit XXI Bullgaria të hyjë në eurozonë. Në sfondin e ekonomisë që zhvillohet mirë, autoritetet bullgare sot janë më të sigurt në këtë. Të mos harrojmë përvojën e hidhur nga moslejimi për hyrje në Shengen dhe nga vendosja e mbikëqyrjes joefektive speciale të BE-së mbi vendin në fushën e punëve të brendshme dhe drejtësisë, të imponuara kryesisht me arsye politike. E gjithë kjo megjithëqë Bullgaria formalisht iu përgjigjet të gjitha rregullave. Dhe pikërisht BE-ja duhet të ishte shembulli për aplikimin e parimit të superioritetit të ligjit, por jo i vlerësimeve subjektive politike dhe qëndrimeve të momentit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1454 leva /743.42 euro/ është kostoja e jetesës së një punëtori në Bullgari

Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..

botuar më 24-04-23 8.15.PD

Secili prej nesh është tashmë një investitor potencial, qoftë edhe me një shumë të vogël të pagës

Në botën moderne nuk mjafton të njohësh njësitë monetare të vendeve të veçanta dhe të dish se si monedhat e tyre lidhen me levin bullgar. Konvertimi i levit në euro dhe anasjelltas nuk i zgjidh problemet tona financiare për një kohë të gjatë dhe nuk..

botuar më 24-04-22 7.15.PD
Adrian Nikollov

Pagat e industrisë do të arrijnë pagat e sektorit IT

Në vitin 2023, përqindja e të rinjve që nuk punojnë dhe nuk mësojnë nën moshën 29 vjeç ishte 13.8 për qind krahasuar me 15.1 për qind një vit më parë. Në sfondin e BE-së, kjo përqindje në Bullgari mbetet e lartë. 1/7 e të rinjve joaktivë kanë arsim të..

botuar më 24-04-19 10.31.PD