Qeveria lëshoi 300 000 euro për rinovimin dhe zgjerimin e Shtëpisë së Kulturës bullgare në Budapestin e Hungarisë. Ajo është hapur në kryeqytetin hungarez në vitin 1957 dhe është ndërtuar me mjetet financiare të dhuruara nga familjet e kopshtarëve bullgarë në Hungari. Tani ajo është qendra më e rëndësishme kulturore e komuniteti bullgar atje. Në të kremtohen të gjitha festat kombëtare. Aktualisht Shtëpia e Kulturës Bullgare nuk mund t’u përgjigjet nevojave për një qendër shumë funksionale për shkak të gjendjes së keqe të godinës dhe rinovimi i saj është i detyrueshëm. Për këtë arsye Vetëqeverisja Bullgare dhe Shoqata e Bullgarëve në Hungari kanë hartuar projekte për rinovimin Shtëpisë së tyre të Kulturës.
Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..
Projekti i fundit i regjisorit Stefan Komandarev - "Universi Bllok" - është një nga 35 të përzgjedhurit në forumin më të rëndësishëm botëror për bashkëprodhimet filmike, Berlinale Co-Production Market. Çdo vit ka qindra kandidatë, procesi i..
Filmi më i ri bullgar "Para se të harroj" mund të shihet që nga sot në kinema. Ai rikrijon realitetin e trishtuar të një prej sëmundjeve më të zakonshme moderne - demencës. Skenaristja Teodora Stoillova-Donçeva është frymëzuar nga ngjarje reale. Filmi..