Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Athina do që Maqedonia të jetë “e Vardarit”, kurse Shkupi – “e Re”

Foto: BGNES

Sipas burimeve, të cilat janë të afërta me bisedimet e kryeministrit grek Aleksis Cipras me ministrin e jashtëm  Nikos Kodxijadis dhe kryepeshkopi Jeronimus, Athina është e prirë të pranojë emrin Vardarska Maqedonia /Maqedonia e Vardarit/. Në një miting në Selanik afro 30 mijë veta  prej formacioneve nacionaliste, përfshi dhe nga ai neo-nazist “Zllatna Zora”, protestuan kundra të drejtën e Maqedonisë ta përdorë këtë term në emërtimin e vet të ardhshëm. Kryeministri Cipras mbron qëndrimin në emërtimin e fqinjës veriore të figurojë nocioni Maqedonia. Gazeta “Katimerini” njoftoi se autoritetet maqedonase përkrahin emrin Republika nova Maqedonia. Ndërmjetësi ndërkombëtar në debat për emrin Matju Nimic propozoi të bëhet zgjedhje midis 5 emërtimeve: Republika Gorna Maqedonia (Republika e Maqedonisë së Sipërme), Republika Severna Maqedonia (Republika e Maqedonisë Veriore), Republika Vardarska Maqedonia (Republika e Maqedonisë së Vardarit), Republika Nova Maqedonia (Republika Maqedonia e Re) dhe Republika Maqedonia /Skopje/ (Republika e Maqedonisë /Shkup/).


Një demonstratë masive në Bukuresht nguli këmbë që ti vihet fund korrupsionit

Foto: BGNES

Midis 30 dhe 60 mijë veta  zhvilluan në Bukuresht një nga demonstratat më masive në kryeqytetin rumun për vitet e fundit me kërkesa ti vihet fund korrupsionit. Protesta qe e organizuar në rrjetet sociale nën moton “Të gjitha rrugët çojnë drejt Bukureshtit-Revolucioni i brezit tonë”. Turma brohoriste: “Vjedhës”, “Vjedhës”. Pjesëmarrësit, mes të cilëve dhe njerëz nga provinca mbanin flamuj kombëtar. Protesta u zhvilluan dhe në qytete të tjera  të vendit si Timishoara, Brashov dhe Klluzh.


Vuçiç ju drejtoi apel serbëve të mos të ikin nga Kosova

Foto: BGNES

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ju drejtoi apel serbëve në Kosovë të mos të largohen nga toka në të cilën jetojnë prej shekujve dhe bindi se, në të ardhme shteti serb do të vazhdojë të ndihmojë akoma më shumë në këtë drejtim. Presidenti shënoi se, qeveria serbe përkrah 170 projekte në 42 kisha dhe manastire në Kosovë. Një gjurmë të fortë mbi vizitën e tij në Kosovë  la vrasja e fundit e politikanit serb Oliver Ivanoviç në Mitrovicën e Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë e vet gjatë shkurtit të vitit 2008 dhe deri tani është e njohur si shtet nga pjesa më e madhe e vendeve-anëtare e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Një nga kushtet bazë për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian është njohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi dhe rregullimi i çështjeve të diskutueshme.


Trupat e armatosura turke hynë në Siri për operacion kundra kurdëve

Foto: BGNES

Shtabi i përgjithshëm turk ndërmori një operacion të quajtur “Dega e ullirit” kundra forcave kurdë për një mbrojtje popullore dhe partia Bashkim Demokratik, të cilat Ankaraja i konsideron për terroriste dhe të lidhura me partinë popullore Kurdë në vet Turqinë. Kryeministri Binali Jëlldërëm ripohoi se, ky është fillimi i një operacioni tokësor të trupave të armatosura turke në rajonin sirian Afrin. Presidenti Rexhep Erdogan shprehu pritjen e një ofensive të ndërmarrë nga Ankaraja në Sirinë Veriore të përfundojë “në një afat të shkurtër”. Ndërkohë kryeministri Jëlldërëm  drejtoi një kërcënim indirekt kundra Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar, se në qoftë se ndonjë i mbështet kurdët në enklavën siriane Afrin, ai do të kthehet në një objektivë të forcave të armatosura turke.


Ankaraja është gati të përkrahë rivendosjen e unitetit të Irakut

Foto: BGNES

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushogllu shpalli se, vendi i tij është për ruajtjen e unitetit të Irakut dhe është gati të ndihmojë për rivendosjen e tij. Gjatë kohës së vizitës në Bagdad  ai ripohojë pjesëmarrjen e firmave turke në projekte për rivendosjen e Irakut. Në një komunikatë zyrtare për vizitën qe shpallur, se në bisedimet me kryetarin e Këshillit të përfaqësuesve /parlamenti/ të Irakut Salim all Xhuburi, ministri Çavushogllu ka shqyrtuar “çështje për sigurinë në regjion” dhe “metoda për parandalimin e kthimit të grupeve terroriste në territorin irakian”.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD