Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në se jeni të dhënë pas aventurave dhe natyrës së bukur – ejani në Bullgari

БНР Новини

Bullgaria vazhdon të jetë një vend, në të cilin emocionet dhe aventurat janë të gjalla, një vend, në të cilin akoma mund të frekuentohen kënde, të cilat këmba e turistit nuk i ka shkelur. Ka fshatra, ku ritmi i jetës vazhdon të jetë i tillë siç ishte para disa qindra vitesh dhe në të cilët udhëtimi në të vërtetë përbën një grumbullim të njohurive. Këtu shija e ushqimit, pastërtia e ajrit, mrekullia e peizazhit sikur vijnë nga ndonjë dimension tjetër, gjë që e ndërron përfytyrimet për gëzimin nga jeta. Pikërisht pushimi i plotëvlefshëm është në qendrën e vëmendjes së Asociacionit Bullgar për Turizëm Alternativ. Për rrugën e kaluar brenda periudhës 20-vjeçare të ekzistencës më shumë hollësi sjell kryetari nderi dhe zëdhënës i asociacionit Ljubomir Popjordanov:

Ne synojmë për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në shërbim të grupeve të vogla dhe në interes të bashkive vendore, turizëm ky i cili zhvillon kapacitetin e tyre në interes të klientëve. Ky lloj turizëm jep një përfytyrim të ri për Bullgarinë, i cili ka të bëjë me trashëgiminë natyrore dhe kulturore, me traditat e gjalla, me verën dhe me gjithçka që lind tokën tonë, me natyrën e bukur. Pra e gjithë kjo që formon identitetin e Bullgarisë. Historia e asociacionit tonë lidhet me mbrojtjen e pozitave të ndryshme. Dëshira jonë është që të arrijmë më të mirën në formimin dhe zhvillimin e produkteve turistike. Për shembull mbrojtëm statusin e shtëpive për miq të cilat nuk ekzistuan në rregulloret. Sot turizmi në shtëpitë për mysafirë zhvillohet me sukses të madh. Një pjesë tjetër e punës sonë është e orientuar te territoret e mbrojtura dhe parqet natyrore. Në to realizojmë udhëtime aventureske, ecje me biçikleta, shëtitje me kuaj, ekskursione nëpër itinerare alpine me udhëheqës e kështu me radhë.”

Pasi Ljubomir Popjordanovi i ka vizituar shumë vende të botës, me çfarë ai e dallon Bullgarinë?

Kultura e gjallë shekullore është një nga faktorët tërheqës në vend. Traditat e regjistruara nga UNESKO-ja lidhura me enigmatikën, me përkatësinë e krishtere, me shtrirjen gjeopolitike midis Evropës dhe Azisë, ato janë fenomene që joshin të huajit. Jo në vend të fundit do të tregoj edhe veçoritë e kuzhinës bullgare – perime dhe fruta të shijshme të rritura në kopshte të vogla, kosi etj. Cilësia e produkteve tona duhet të ruhet, sepse shija e tyre është e jashtëzakonshme. Që këtu edhe ushqimi i përgatitur me to jep kënaqësi në të ngrënë.”

Asociacioni Bullgar për Turizëm Alternativ mbron kauza të rëndësishme për ruajtjen e pasurisë natyrore të Bullgarisë. Njëra prej tyre është që malet me peizazhet dhe me ekosistemet e tyre natyrore të mbijetojnë.

Jemi nismëtarë të një propozimi të cilin ia drejtuam kryeministrit të Bullgarisë për gjetjen e zgjidhjes së kazusit Pirin dhe Bansko – thekson bashkëbiseduesi. – Jemi të mendimit, se duhet të kërkohet një zgjidhje të tërësishme për zhvillimin e maleve dhe fshatrave në vend. Si organizatë kemi shprehur dhe kemi mbrojtur qëndrime, të cilët ngandonjëherë nuk janë të këndshme për pushtetarët. Politika duhet të krijojë kushte për zhvillimin e njerëzve vendorë dhe të sipërmarrjes. Ajo nuk duhet të uzurpojë resurse dhe të formojë monopole, ato janë kauza, të cilët asociacioni ynë përkrah më se 20 vjet. Shpesh linden probleme, por jemi të lumtur, se arrijmë të mbrojmë ato pozita. Ne përpiqemi, që Bullgaria të jetë e pranishme në hartën botërore si një destinacion alternativë me lloje të ndryshme të turizmit. Bota bëhet gjithnjë e më virtuale, gjë që ndihmon që produkti ynë të arrijë te më shumë njerëz. Mendojmë, se ka një fushë e madhe për zhvillimin e turizmit me cilësi, për krijimin e pakove unike me shërbime të llojllojshme. Mirëpo, që të realizohet kjo, është e domosdoshme që natyra të mbetet e ruajtur, dhe që njerëzit të ndjejnë veten të qetë për të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: baatbg.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Dr. Georgi Gerxhikov, Traventuria

Bullgaria është ndër destinacionet TOP për vëzhgimin e shpendëve në Evropë

Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..

botuar më 24-12-19 7.20.PD

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..

botuar më 24-12-17 7.20.PD

Forbes: Plovdiv është ndër destinacionet më të mira për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri

Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..

botuar më 24-12-16 3.38.MD