Ekonomia e Bullgarisë është në rritje dhe ajo duhet të vazhdojë edhe gjatë 2 vjetëve në vijim, tregojnë analizat e vëzhguesve ndërkombëtarë. Por, ama ka një kusht provokues – duhet të gjendet nga ndonjë vend krahu i punës që mungon. Në qoftë se nuk e kishte këtë mungesë kërcënuese deri tani produkti i brendshëm bullgar do të ishte me 2 miliardë euro më shumë në vit, shtojnë ekspertët.
Pse pas viteve të një papunësie tepër të lartë shqetësuese arrihet deri tek dukuria e kundërt?
Shkaqet janë disa dhe sa u përket masave për zgjidhjen e problemeve ka unifikim të mendimeve midis biznesit dhe autoriteteve. Në vend të parë duhet të shënohet popullsia bullgare, e cila po pakësohet dhe po plaket vazhdimisht. Nga afro 9 milionë veta në fund të shekullit të kaluar, sot numri i bullgarëve në vend mund të bjerë nën 7 milionë. Një “meritë” kryesore për krizën demografike kanë lindjet e pakësuara, mortaliteti i lartë dhe emigracioni. Në fund të fundit popullsia e Bullgarisë po pakësohet çdo vit me rreth 50 000 veta, me fjalë të tjera, zhduket një qytet mesatar bullgar. Njerëzit e moshuar, përtej moshës së punës i tejkalojnë 2 milionët dhe ata nuk marrin pjesë në formimin e produktit të brendshëm bruto, por vetëm konsumojnë atë të cilën e kanë prodhuar 3 milionë bullgarët e tjerë të cilët punojnë. Përveç kësaj, çdo vit mbi 20 000 veta ikin nga vendi në kërkim të punës ose për të mësuar jashtë shtetit, ku shumica prej tyre bashkohen ndaj atyre 750 mijë bullgarëve të cilët janë vendosur përgjithmonë jashtë kufirit dhe të cilët tani për tani nuk kanë ndërmend të kthehen për gjithmonë në atdhe.
Qeveria ka punuar tre grupe bazë vendimesh për evitimin e mangësisë së kapitalit njerëzor dhe këto masa pëlqehen nga biznesi. Bëhet fjalë për përpjekje për përfshirje në tregun e punës të 200 000 bullgarëve, të cilët as mësojnë, as kërkojnë punë. Masa e dytë prek bullgarët jashtë shtetit - do të bëhen prova që ata të inkurajohen të kthehen në vend. Dhe masa e fundit për evitimin e krizës janë përpjekjet për tërheqjen e krahut të punës nga jashtë.
Masat e qeverisë mund të miratohen nga biznesi, por kjo nuk është shkak që ai t’i shikojë në mënyrë skeptike dhe të mos të ushqejë shpresa të mëdha sa i përket efikasitetit të tyre. Aq më tepër se masat e shënuara qeveritare kanë para së gjithësh një karakter të përgjithshëm dhe janë me një perspektivë më afatgjatë, ndërsa biznesi duhet të gjejë zgjidhjen e problemit me mungesën e forcës punuese çdo ditë. Në një vend, në të cilin paga mesatare është pak mbi 500 euro në muaj, tërheqja e punonjësve dhe të nëpunësve të motivuar dhe kompetentë nuk është një punë e lehtë në sfondin e tregut të lirë punës në Bashkimin Evropian, në të cilin çdo një bullgar i cili ka shfaqur dëshirë mund të gjejë realizimin e vet të punës dhe të fitojë shumë më tepër, sesa në atdhe. Sepse për të gjithë është e qartë se paga është ai faktor i cili ka një rëndësi vendimtare gjatë kërkimit të punës.
Ka dhe një gjë tjetër, e cila e bën detyrën edhe më të vështirë për t’u zgjidhur në Bullgari. Mungesa e punës është e kudogjendur dhe nuk prek vetëm sektorë të veçantë ekonomik ose profesione të veçanta dhe nivele të kualifikuara. Në disa rajone të vendit mungesa e kuadrove nuk është dhe kaq e mprehtë , por në një nivel kombëtar deficiti është fakt. Kërkohen si kuadro me kualifikime dhe mjeshtëri të larta profesionale, kështu dhe punonjës pa kompetenca dhe arsim të veçantë. Arrihet deri aty që Shoqata e barinjve dhe e fermerëve të dhive në Bullgari të deklarojë se kërkohen 1000 barinj nga vende të treta me paga mujore nga 350 deri më 700 euro plus shpërblime të mira!
Mungesa e kapitalit njerëzor në tregun e punës në Bullgari nuk do të mund të evitohet lehtë dhe shpejt. Përkundrazi, sepse arsimi në Bullgari është shumë larg kërkesave të biznesit dhe formon punonjës të ardhshëm dhe nëpunës, të cilët ose janë me profesione të panevojshme, ose janë të kualifikuar në mënyrë jo të mjaftueshme dhe pa mjeshtëri praktike profesionale. Është e dukshme se nga të tre skenarët për zgjidhjen e problemit, të ndërmarra nga autoritetet, do të duhet të bëhet ndonjë farë kombinimi dhe në përpjekjet për evitimin e krizës do të duhet të tërhiqen edhe institucione të tjera publike dhe shoqërore dhe administrata. U përhap dhe ideja për punimin e një Konvente Ndërkombëtare për Sofjen për krizën demografike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..