Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Nikolla Dimitrov: Historia u buzëqeshi Bullgarisë dhe Maqedonisë

Foto: BGNES

"Simbolika e 14 shkurtit më lejon të them se në këtë ditë historia u buzëqeshi Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe e ardhmja është para nesh”. Këtë e tha në Sofje Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, me të cilat hyn në fuqi Traktati i miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. “Kemi marrëdhënie krejtësisht të ndryshme”, komentoi ai. Dimitrov nënvizoi se kemi shumë interesa të përbashkëta, të cilët na lidhin.


Binali Jëlldërëm: Ankaraja është gati për të bërë hap radikal ndaj përmirësimit të marrëdhënieve me Gjermaninë

Foto: BGNES

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm tha se Ankaraja është gati të bëjë hapa përpara drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Gjeramaninë. Për Televizionin publik gjerman ARD Jëlldërëm shprehu shpresë se gazetari Deniz Juxhel nga gazeta “Welt”, i ndaluar nga autoritetet turke me akuzë për terrorizëm, së shpejti do të lirohet. Qeveria gjermane është kategorike se nuk mund të flitet për normalizimin e marrëdhënieve, derisa në Turqi vazhdojnë arrestimet e shumta të oponentëve të presidentit Rexhep Erdogan. 


Zoran Zaev: Me Greqinë arritëm mirëkuptim për 3 prej 7 çështjeve të lidhura me emrin e Maqedonisë

Foto: BGNES

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se tri prej shtatë çështjeve të lidhura me emrin e Republikës së Maqedonisë janë zgjidhur. Zaevi nënvizoi se qeveria e Maqedonisë bën çmos për të arritur konsensus brenda shtetit për një zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit të Maqedonisë – një problem që  nuk mund të gjejë rrugëdaljen e vet tashmë 25 vjet. Kryeministri shpreson se në dy vendet do të fitojë pragmatizmi dhe zgjidhja e mundshme do të pohohet me referendum.


Kryebashkiaku i qytetit të Selanikut kërkon ndryshimin e emrit të aeroportit “Maqedonia”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij

Foto: commons.wikimedia.org

Kryebashkiaku i qytetit grek Selanik Janis Butaris provokoi protesta, pasi shpalli publikisht se emri i aeroportit “Maqedonia” duhet ndryshuar. Kështu ai tregoi respekt dhe miqësi ndaj Shkupit. Protestuesit para ndërtesës së bashkisë së Selanikut kërkuan dorëheqjen e tij, sepse me fjalët e tij ai “e ka provokuar ndjenjën kombëtare të grekëve”. Kryebashkiaku i Selanikut komentoi se “nuk ka ndër mend ta pushtojë qytetin”. Para pak kohe ai përsëri bëri deklaratë provokuese, kësaj here për maqedonasit, duke thënë se ata janë bullgarë dhe nuk ka gjuhë maqedonase,  informoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Greqi Katja Peeva.


Mësuesit në Slloveni protestojnë për rroga më të larta

Foto: voanews.com

Shumica e shkollave Slloveni janë mbyllur për shkak të grevës së 38 000 mësuesve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave të tyre. “Insistojmë që niveli mesatar i pagës së mësuesve të afrohet tek ai në sektorët e tjerë, që kërkojnë kualifikim analogjik – për shembull mjekët dhe nëpunësit në administratën shtetërore” – tha zëdhënësi i sindikatës SVIZ Sandi Modrian. Muajin e kaluar me kërkesë për paga më të larta protestuan 30 mijë nëpunës në sektorin publik, të hënën – policët, kurse të martën infermierët ndërprenë punë për dy orë me të njëjtat pretendime, informoi gazeta “Dnevnik”.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD

Dhurata e Rrëshajëve është jetë e bollshme

Të dielën e tetë pas Ngjalljes së Krishtit, ne kremtojmë një nga festat më të rëndësishme për mësimin e krishterë, Rrëshajën. Në këtë ditë, Fryma e Shenjtë - Personi i Tretë i Trinisë së Shenjtë - zbret në tokë për t'iu shfaqur dymbëdhjetë apostujve,..

botuar më 24-06-23 6.10.PD