Kisha e kuqe “Triada e Shenjtë” në fshatin Borovica ndodhet 5-6 km larg Bellogradçikut. Ajo është një çudi shpirtërore, thotë arkimandriti Antim, ndihmësi i peshkopit i Mitropolisë së Vidinit dhe igumen i manastirit rreth kishës.
Kisha u ndërtua në vitin 1866 mbi themelet e një tempulli më të vjetër. Vendi nuk është zgjedhur rastësisht, sepse është buzë fenomenit natyror “Borov Kamëk” (“Guri i Pishës”) – një shkëmb i madh i kuq, i cili ia ka dhënë emrin e fshatit. Ikonat dhe mbishkrimet murale janë pikturuar nga disa piktorë rusë.
Është interesante se rreth kishës së kuqe ka kryqe të shenjta, dy shpella, si dhe një vend të shenjtë të keltëve dhe një fortifikatë rome. Kisha e kuqe është pjesë e një itinerari turistik të Bashkisë së Bellogradçikut, por deri në kishë arrihet në një rrugë të zezë.
Foto: Radio Vidin
Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..