Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

100 vjet shkolla bullgare në Budapest

БНР Новини

Më 25 shkurt mbushen 100 vjet që kur në Budapest hapi dyert Shkolla Bullgare. Kjo ishte data në të cilën 18 fëmijë bullgarë para një shekulli filluan mësimet e rregullta. Historia e shkollës na tregon Svetlla Kjoseva, drejtoresha e Shkollës Bullgare për Gjuhën Amtare në kryeqytetin hungarez.

Снимка

Svetlla KjosevaShkolla Bullgare në Budapest u krijua në sajë të Shoqatës së Bullgarëve në Hungari. Në atë periudhë, para 100 vitesh, bashkësia bullgare me banim në këtë vend ishte e madhe. Vetëm 4 vjet pas krijimit të shoqatës, u miratua vendim për hapjen e një bashki kishtare e mësimore, me kishë të vet dhe me shkollë të vet. Janë të paharrueshme fjalët e kryetarit të parë të Shoqatës Lazar Ivanov, se: “E ardhmja krijohet jo vetëm me shat, por edhe me besim te Zoti dhe me sy të hapur. Sytë i hap arsimimi!”. Gjatë kësaj periudhe 100 vjeçare të ekzistencës shkolla përballoi peripeci të ndryshme. Prapëseprapë ishte pjesë e rëndësishme e shoqërisë bullgare në Hungari dhe një nga shtyllat kurrizore të mbijetesës së saj. Për një kohë të gjatë shkolla mirëmbahej nga dhuratat e bullgarëve. Shoqata kujdesej për gjithçka lidhur me shkollën – mësues, dhoma të klasës, ngrohje. Krahas kësaj ajo u ndihmonte familjeve më të varfra që fëmijët e tyre të kishin mundësi të frekuentojnë orët e mësimdhënies. Një ndryshim rrënjësor u bë pas Luftës së Dytë Botërore, kur Ministria Bullgare e Arsimit mori përsipër kujdesin për këtë shkollë. Kjo periudhë u zgjat deri në vitin 2011, kur Ministria e Arsimit dhe e Shkencës u tërhoq. Mirëpo, kjo nuk do të thotë, se arsimimit të bullgarëve në Hungari iu dha fund. Pak para kësaj, në vitin 2004, duke përfituar nga mundësitë e legjislacionit hungarez, Vetëqeverisja Republikane Bullgare krijoi Shkollë Bullgare për Gjuhën Amtare, e cila tani është dikasteri i vetëm mësimor për bullgarët në Hungari. Duhet të dihet, se kjo nuk është shkolla tradicionale e së dielës. Shkolla bullgare është pjesë e sistemit arsimor hungarez. Kjo do të thotë, se fëmijët mund të transferojnë notat e tyre në shkollën hungareze dhe të japin provimet e maturës në gjuhës bullgare kur mbarojnë kursin e tërësishëm të mësimit.

Снимка

Sa janë nxënësit dhe me çfarë libra shkollorë mësojnë, shpjegon Svetlla Kjoseva:

Aktualisht në shkollë kemi 98 nxënës nga klasa e parë deri në të të dymbëdhjetë. Kemi edhe një grup përgatitor. Problemi me librat shkollorë është i ndërlikuar. Nuk ka libra shkollorë për fëmijë, të cilët në shkallë të ndryshme zotërojnë gjuhën. Te ne pranojmë nxënës, të cilët nuk e dinë aspak gjuhën bullgare dhe fillojnë ta mësojnë te ne nga zeroja. Shfrytëzojmë libra shkollorë dhe materiale edhe nga Bullgaria. Vitet e fundit krijuam edhe libra shkollorë sipas nevojave tona. Këtë e realizuam në sajë të autoriteteve hungareze dhe pjesëmarrjes sonë në një projekt evropian. Aktualisht procesi i mësimdhënies realizohet me libra të shkruara prej nesh për klasat e parë dhe të dytë. Hartuam edhe fletore mësimore të gjuhës bullgare deri në klasën e tetë, si dhe një kompletë të plotë librash dhe fletoresh shkollore të diturive për popullin. Kjo është një disiplinë, e cila përfshin historinë, gjeografinë, folklorin e Bullgarisë, historinë e bashkisë vendore bullgare, të drejtat e pakicave dhe vendin e tyre në shtet përkatëse. Shfrytëzojmë shumë burime, përdorim edhe mjete moderne teknike. Po zgjerohen mundësitë, të cilat e bëjnë procesin mësimor argëtues dhe interesant për të gjithë fëmijët.

Снимка

Për këtë se si do të shënohet jubileu 100 vjeçar i shkollës, Svetla Kjoseva tregon:

Sot hapim vargun e kremtimeve kushtuar përvjetorit të 100-të të themelimit të shkollës. Parase të vendoset në godinën e sotme, shkolla punonte në godina të ndryshme, ku sot mund të shihen pllaka përkujtimore. Kemi ndërmend të bëjmë vizita në të gjitha ato pika dhe të vendosim kurora. Krahas kësaj u organizuam një konkurs, në të cilin u përfshin më se 70 fëmijë bullgarë me vizatime dhe tekste kushtuara përvjetorit. Kështu që do të hapim një ekspozitë me ato vepra dhe do të dekorojmë më të mirat. Përgatitëm dhe një ekspozitë me historinë e shkollës. Më 28 dhe 29 shtator të vitit 2018 do të shënojmë solemnisht përvjetorin e 100-të të shkollës. Presim shumë miq, por dëshiroj që me ndihmën e Radio Bullgarisë të ftoj të gjithë ish nxënës dhe mësues, pra njerëzit të cilët kanë lidhje me shkollën kudo që të jenë në botë, të vijnë tek ne për këtë përvjetor. Presim dhe shumë miq nga Asociacioni i Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, si dhe zyrtarë të shëtit bullgar dhe atij hungarez.”

Снимка

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD