Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkivi Shtetëror Rus ruan kujtimin për Luftën Ruso-Turke 1877-1878, Çlirimtare për Bullgarinë

БНР Новини
6
Prezantimi i robit të luftës Osman pasha para perandorit Aleksandër II

Në Arkivin Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë ruhen afro një milion e gjysmë dokumente fotografike nga veprimtari të ndryshme jo vetëm në Perandorinë Ruse, në Bashkimin Sovjetik dhe në Federatën Ruse, por edhe nga historia e mbarë botës. Në fondet e tij ka shumë dokumente edhe për Luftën Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më shumë hollësi sjell zëvendës drejtoresha e Arkivit Rimma Moiseeva.

Tek ne ruhen 19 negative gjithsejtë, të cilët përbëjnë kuadro të Luftës Ruso-Turke. Kemi gjithashtu dhe 8 albume me 629 fotografi nga po kjo periudhë.”

Një pjesë prej këtyre albumeve erdhën nga arkivi i Pallatit Dimëror në Shën Peterburg.

Ngjarjet e fotografuara na japin përfytyrim jo vetëm për komandën ruse, por edhe për ushtarët e rregullt nga koha e Luftës Ruso-Turke. Ka të tilla me armatimin dhe fortifikatat e ndërtuara nga ushtarët rus gjatë betejave. Disponojmë fotografi nga ndërtimi i hekurudhave në Bullgari.”

Oficerë nga Regjimenti i 63-të Uglicki të Këmbësorëve

Krahas kësaj fotografitë e albumeve që ruhen në Arkivin Shtetëror Rus japin përfytyrim për betejat, për kalimin e Danubit nga trupat ruse, për luftërat pranë qytetit Nikopoll, në majën Shipka dhe pranë qytetit Pleven.

Prej tyre grumbullojmë një informacion të plotë për Luftën Ruso-Turke dhe për betejat, që zhvilloheshin në Bullgari – thekson Rimma Moiseeva dhe shton: - Përveç këtyre dokumenteve kemi edhe të tillë për mjekimin e të plagosurve, për spitalet ushtarake. Shumë interesante janë kuadrot të cilët prezantojnë refugjatët turk nga Sofja, arrestimi i ushtarëve turk etj. Ka fotografi, në të cilat ruhen priftërinj ortodoks, liturgji përshpirtjeje, mbledhja e kufomave të ushtarëve të vrarë.”

Refugjatë turk në Sofje

Një pjesë prej fotografive lejojnë, që të zbulohet e përditshmja e ushtarëve jashtë betejave, kur ata lexojnë letrat e të afërmve ose bisedojmë me njeri-tjetrin. Ato dokumente të çmueshme janë “pjesë e pandarë si e historisë ruse, ashtu edhe e asaj bullgare. Kjo sepse ato fotografi dëshmojnë se si rusë dhe bullgarë luftuan krahë për krahë”, thekson zëvendës drejtoresha e Arkivit Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë Rimma Mojseeva dhe përfundon: “Ato janë ngjarje, të cilat mbeten përgjithmonë në kujtesën e popullit. Arkivi ynë ruan të vërtetën historike për Luftën Ruso-Turke, e cila është pjesë e historisë sonë të përbashkët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë u siguruan nga Arkivi Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD

Një nimfeum i shekujve 1-2 po studiohet nga arkeologët në "Aquae Calidae" pranë Burgasit

Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..

botuar më 24-08-31 8.20.PD

Një tempull unik trak në Plovdiv mund të restaurohet plotësisht

Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..

botuar më 24-08-23 12.16.MD