Pas shpalljes së luftës së fundit ruso-turke të viteve 1877-1878 populli rus përfshihet në të gati me entuziazëm. Shumë aktivë janë përfaqësuesit e inteligjencës dhe në vend të parë – mjekët. Ata organizojnë spitale ushtarake në territorin e Bullgarisë, dërgojnë trena me pajisje mjekësore. Në ushtri hyjnë pothuaj 1600 mjekë dhe 3000 infermiere. Për herë të parë në këtë luftë marrin pjesë dhe 780 sanitarë – mbartës.
Në krye të Shërbimit mjekësor në Bullgari gjatë kësaj lufte është kirurgu i njohur botërisht Nikollaj Ivanoviç Pirogov, i cili atëherë është 67 vjeçar dhe tregon një aftësi për punë, të çuditshme për moshën e tij. Ai kryen 600 operacione, duke shpëtuar jetën e qindra ushtarëve të plagosur bullgarë dhe rusë, dhe në të njëjtën kohë organizon veprimtarinë e spitaleve ushtarake në Bullgari. Pas kthimit të tij në Rusi ai shkruan: “Në asnjë nga luftërat e mëparshme nuk ishte mbledhur një kapital aq të madh mendor, siç u bë në teatrin e veprimeve luftarake në Bullgari”.
Dhe në të vërtetë, përveç tij në territorin e vendit tonë vijnë 300 profesorë, docentë, asistentë dhe mjekë praktikantë nga klinikat më të mëdha universitare në Rusi. “Të armatosur” me metodat më të reja për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit dhe për shërimin e sëmundjeve tipike për fushën e betejës, ata regjistrojnë një nga përqindjet më të ulëta të vdekshmërisë ndër të plagosurit të asaj kohe – 10,8 për qind.
Në Bullgari mjekët rusë aplikojnë metoda të reja të shërimit. Profesori S. P. Kolomnin për herë të parë kryen transfuzion arterial. F.F. Erisman zhvillon sisteme për dezinfektim dhe izolim të detyrueshëm të pacientëve me sëmundje ngjitëse. Profesori S. P. Botkin zbulon verdhëzën ngjitëse dhe kryen profilaksi të tërë ushtrisë kundër malaries. Përsëri në Bullgari Pirogov për herë të parë në botë përdor fashë allçie për fiksim.
Duke lënë shtëpitë e tyre, pothuaj 3 000 gra ruse shoqërojnë ushtrinë si infermiere, ndihmësmjeke apo mjeke. Ato punojnë në fushën e betejës, në spitalet ushtarake dhe në kampet për izolimin e të prekurve nga tifoja. Ndër këtyre femrave ka përfaqësuese të aristokracisë, 50 prej tyre humbin jetën në Luftën e fundit Ruso-Turke, 90 infermiere kalojnë sëmundjen e tifos.
Në këtë luftë bashkë me mjekët rusë, punojnë kolegët e tyre bullgarë – ish studentë në universitetet ruse dhe rumune. Shumë prej tyre ndihmojnë ushtrinë vullnetare bullgare dhe atë ruse, të tjerët punojnë në trojet e sapoçliruara dhe organizojnë spitale të reja. Shumë prej mjekëve në fushën e betejës janë dekoruar me medalje, si për shembull doktori Georgi Carigradski. Ai shpëton jetën e 800 ushtarëve rusë, të ngrirë gjatë kalimit të malit Stara Pllanina.
Akoma në fillimin e luftës shumë bullgare gjithashtu u drejtohen spitaleve me dëshirë të punojnë në to si infermiere dhe ndihmëse. Punën e mjekëve e ndihmon tërë populli bullgar – njerëzit ofrojnë karrocat e tyre për transportimin e të plagosurve dhe të sëmurëve. Banorët e qytetit Kotell dy muaj me radhë financojnë punën e spitalit ushtarak të vendosur në qytetin e tyre, 1000 veta përfshihen në transportimin e ushtarëve të lënduar në betejat pranë majës Shipka në malin Stara Pllanina. Gjatë dimrit në qytetin Svishtov pranë lumit Danub vijnë shumë të sëmurë dhe të plagosur nga rajonet e tjera të vendit. Në 50 shtëpi janë sistemuar 3 mijë të plagosur – tërë qyteti është një spital i madh.
Zakonisht kronikat e veprimeve luftarake tregojnë për taktikat e betejave, për heroizmin e ushtarëve apo për sukseset e tyre. Dhe shpesh harrojmë për heroizmin e “heshtur” të ushtarëve të panumërt në veshje të bardha. Në qendrën e Sofjes, nën hijet e gështenjave të mëdha dhe midis shkurreve të trëndafilave, ndodhet monumenti i madh, kushtuar mjekësve të vdekur gjatë Luftës Ruse-Turke të viteve 1877-1878. Mbi 531 gurët e këtij memoriali janë gdhendur emrat e 531 mjekëve që kanë humbur jetën e tyre duke zbatuar detyrën e tyre humane. Çdo vit më 3 mars, monumenti mbulohet me kurora lulesh – kryeqytetasit dhe mysafirët e Sofjes tregojnë nderin e tyre dhe përkulen para mjekëve-heronj.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv
Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..