Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkulje për nder të mjekëve të vdekur në Luftën Çlirimtare Ruso-Turke

БНР Новини
Foto: BGNES

Në vigjilje të përvjetorit të 140-të të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman Kryqi i Kuq Bullgar dhe Garda Kombëtare organizuan përkulje para Monumentit të Doktorit në Sofje.

Monumenti ndodhet në zemrën e qytetit, në kopshtin prapa Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij”. Ai i është përkushtuar mjekëve të vdekur gjatë Luftës Çlirimtare Ruso-Turke (1877-1878). Projekti i monumentit është vepër e arkitektit rus Antonij Tomishko. I ashtuquajturi “Monument i Doktorit” është ngritur me dhurata në periudhën 1883-1884. Ai përbën një piramidë të vendosur te një postament, kurse në majën e saj ka një sarkofag prej graniti me kryqe reliefi, të përpunuar nga mjeshtri italian Farabosko. Në katër muret e sarkofagut janë shkruar emrat e betejave, ku janë vrarë më shumë mjekë: Pleven, Shipka, Plovdiv dhe Meçka. Nën sarkofag në gurët e piramidës janë gdhendur emrat e mjekëve, ndihmësmjekëve dhe sanitarëve. Ndër ta ka një bullgar – mjeku i ushtarëve vullnetar bullgarë dr. Konstantin Vezenkov. Në themelin e piramidës është vendosur një mbishkrim “Kushtuar mjekëve të vdekur në Luftën kundër Turqisë 1877-1878”.

Ceremonia zyrtare është një akt modest mirënjohjeje ndaj mjekëve të vdekur për çlirimin bullgar. Përkulja filloi me një meshë të shërbyer nga priftërinjtë e Kishës Bullgare dhe asaj Ruse. Orkestra Frymore e Gardës dhe Garda Kombëtare bënë homazhe para monumentit të heronjve, të cilët me veprimtarinë e tyre humane gjatë luftës kontribuuan për krijimin e Kryqit të Kuq Bullgar në Bullgari. Gjatë ceremonisë Kryetari i Kryqit të Kuq Bullgar akademiku Hristo Grigorov shënoi:

Sot ndodhemi para një monumenti, i cili është simbol i dashurisë dhe i mirënjohjes së popullit bullgar ndaj të gjithë atyre, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për çlirimin e Bullgarisë – punonjësit mjekësorë – rusë, rumunë, ukrainas, polakë, bjellorusë. Monumenti u ndërtua në vitin 1884. U bekua në vitin 1993 në përputhje me kanunet e ortodoksisë. Që nga atëherë deri më sot jemi këtu çdo vit, që të themi nga gjithë zemra jonë “Faleminderit!”. Ky monument ka një potencial tjetër të madh. Ai duhet të mbajë në vetveten një mesazh edhe ndaj të rinjve, të cilët nesër do ta udhëheqin shtetin tonë dhe do të vazhdojnë të mësohen të jenë të mirë, bamirës dhe ta respektojnë historinë e tyre. Le të përkulemi para këtyre heronjve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre për Bullgarinë!

Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm diplomatë, politikanë dhe shumë qytetarë, që të dëshmojnë mirënjohjen e tyre dhe të vënë lule para monumentit të mjekëve të vdekur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD

Kuzhina bullgare hyri në top 15 të Evropës

Kuzhina bullgare renditet e 14-ta nga të gjitha kuzhinat kombëtare në Evropë në renditjen prestigjioze të faqes së specializuar të kuzhinës TasteAtlas, njoftoi BNR Varna. Renditja bëhet çdo vit në bazë të vlerësimit nga përdoruesit e faqes. Bullgaria..

botuar më 24-06-24 1.25.MD