Shpërndarja e rrymës elektrike në Bullgari është një biznes privat, i cili dominohet nga kompani të huaja. Një prej kompanive më të mëdha, që u sigurojnë rrymë elektrike 3 mln bullgarëve në mbarë Bullgarinë Perëndimore, përfshi këtu dhe në kryeqytetin e Sofjes, është firma çeke ÇEZ. Ajo mori të drejtat për ta furnizuar me rrymë elektrike popullsinë dhe biznesin në këtë regjion të madh që para 14 vitesh për 280 mln euro. Tani çekët heqin dorë nga biznesi i tyre në Bullgari, i cili vlerësohet me aktive për 1 mlrd euro dhe rreth 50 mln euro fitim vjetor, duke ia shtirur kompaninë firmës private “Inerkom” për 360 mln euro. Kontrata tashmë është nënshkruar. Në shikim të parë marrëveshja duket si të gjitha marrëveshjet e tjera midis dy kompanive, ku ndërhyrja e shtetit mund të kufizohet vetëm në miratimin nga ana e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës. Nga pikëpamja formale kështu shterohen të gjitha mundësitë, me të cilat mund të mbrohen interesat e shtetit dhe të konsumatorëve të energjisë elektrike.
Mirëpo, praktikisht tërë shteti u skandalizua nga kjo marrëveshje, e cila sipas autoriteteve rrezikon sigurinë kombëtare dhe interesat e 3 mln konsumatorëve bullgarë të energjisë elektrike, e cila sigurohet nga ÇEZ. Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova dha dorëheqje me kërkesë të Kryeministrit Bojko Borisov, dorëheqje kjo e cila tani për tani nuk është miratuar. Parlamenti kërkoi shpjegime nga ana pronares së “Inerkom-it” – Ginka Vërbakova, Presidenti Rumen Radev është duke menduar të thërrasë apo jo një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, Kryeministri Bojko Borisov i kërkoi ÇEZ-it një pjesë mazhoritare për shtetin.
Zonja Vërbakova ra dakord për trajtimin e shtetit si partner, por saktësoi se kjo duhet miratuar edhe në Pragë nga shefat e ÇEZ-it. Mirëpo, sipas Kryeministrit të Çekisë Andrew Babish marrëveshja tashmë është përfunduar.
Pse është tërë ky panik dhe kjo zhurmë e madhe rreth një marrëveshjeje normale në shikim të parë mes dy partnerëve nga dy vende anëtare të Bashkimit Evropian?
ÇEZ punon në fushën e energjisë elektrike dhe nuk ka dyshime rreth veprimtarisë së kompanisë. Mirëpo, kjo nuk mund të thuhet për blerësin e biznesit çek – firma private bullgare “Inerkom”. Në hapësirën publike askush nuk dispononte informacion për blerësin e biznesit çek deri në momentin e lidhjes së marrëveshjes në fjalë që është me rëndësi strategjike për Bullgarinë. Misteri u bë shkak për përhapjen e shumë thashethemeve, spekulimeve dhe supozimeve dhe shtroi në vend të parë çështje për prejardhjen e mjeteve financiare për blerjen e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike ÇEZ. Tani për tani mbizotëron mendimi se “Inerkomi” është vetëm një fasadë dhe se pronari i vërtetë i ardhshëm i biznesit është një person, ose firmë tjetër. U përmendën firma off-shore, persona nga ish-republikat sovjetike, të cilat e dirigjojnë marrëveshjen, si dhe disa metoda të tjera, të cilat aplikoheshin në ekonominë e zezë që gjatë viteve të para të vendosjes së ekonomisë së tregut në Bullgari. Faktet e vetme tani për tani janë katër parqet e vogla fotovoltaike të “Inerkomit”, refuzimi i firmës së Pazarxhikut për të vazhduar administrimin e disa parkingjeve bashkiake në qytet, si dhe likuidimi i pjesëmarrjes së bashkëshortit të Ginka Vërbakovës në disa firma të tij. Ky ristrukturim i veprimtarive të biznesit të sipërmarrësve provincialë në shikim të parë nuk ka lidhje me marrëveshjen me kompaninë çeke. Mirëpo, nga ana tjetër tregon dimensionet reale të biznesit të tyre të deritanishëm. Padyshim ato nuk janë të mjaftueshme për udhëheqjen e një biznesi në gjysmën e Bullgarisë, me 3 mln klientë. Pas disa ditësh të heshtjes së plotë pronarja e firmës provinciale “Inerkom” nga qyteti Pazarxhik nuk pushoi së shpjeguari para të gjitha mediave kombëtare dhe institucioneve zyrtare se sa e ligjshme, e ndershme dhe e leverdishme për shtetin është kjo marrëveshje me ÇEZ-in. Firma çeke gjithashtu na dërgoi fjalë qetësuese, duke na shpjeguar se nuk ka shkaqe për shqetësime dhe se ata janë të bindur në suksesin e operacionit tregtar.
Si do të mbarojë tërë kjo aferë – me privatizim të vërtetë, ose me renacionalizim të detyrueshëm, nuk dihet. Ndoshta marrëveshje do të gjendet nën presionin politik, ose ekonomik. Gjithçka do të varet nga bisedimet e zonjës Vërbakova me shefat e ÇEZ-it në mes të kësaj jave në Pragë. Ajo do të përpiqet t’i bindë për të rënë dakord dhe shteti të bëhet bashkëpronar në ndërmarrjen që po shitet nga ata. Do të rikujtojmë se ÇEZ tashmë ka hapur një proces arbitrazhi kundër shtetit bullgar për dhjetëra milionë leva dhe ka pak të ngjarë që të gëzohet nga dëshira e vendit debitor për t’u bërë bashkëpronar. Ndoshta edhe Komisioni Evropian nuk do të pranojë mirë ndërhyrjen e shteti, sepse ajo është në kundërshtim të rregullave të lojës në energjetikë. Varianti i fundit, i përhapur nga Ministri i Financave Vlladisllav Gornaov, është që shteti të blejë vetë firmën privatizuese, pra “Inerkomin”, bashkë me ÇEZI-in e blerë nga ajo. Situata u vështirësua kaq shumë se Parlamenti bullgar vendosi që të përpunojë dhe të miratojë ngutshëm amendamente në ligjin për energjetikën, të cilat pritet që të hyjnë në fuqi pas rreth 15 ditësh, kështu qe të mbrohen interesat e shtetit dhe të konsumatorëve. Ndërkaq, deri sa i shkruajnë ndryshimet e ligjit pushtetarët duhet të mendojmë se pse investitorë kaq strategjikë, si ÇEZ, largohen nga Bullgaria.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Procedura për projektet e ruajtjes së energjisë së rinovueshme sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është hapur dhe propozimet përkatëse tashmë janë duke u pranuar. Paratë janë shumë, afatet janë të shkurtra dhe kushtet që duhet të..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar pak pritjet e saj për rritjen ekonomike në rajonet ku ajo investon. Rritja ekonomike në Bullgari do të jetë 2,9% për vitin 2025, ose 0,1% më pak se pritjet fillestare të majit...
Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..