Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Disa organizata hebraike dekoruan Kishën Ortodokse Bullgare për shpëtimin e hebrenjve bullgarë

Foto: Patrikana Bullgare

Në lidhje me përvjetorin e 75-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë Organizata e Hebrenjve në Bullgari “Shallom” dhe Bashkimi i Hebrenjve Bullgarë në Izrael “Ehud Olej Bullgaria” i dorëzuan Patrikut Neofit shenjen e nderit “Shofar” dhe certifikatë për mos harresë me të cilat dekorohet Kisha Ortodokse Bullgare. Duke kujtuar Urdhëresën e Zotit “Duaje të afërmin tënd porsi vetveten”, Patriku përshëndeti përfaqësuesit e organizatave hebraike me fjalët “Ne ju duam ashtu si e duam ne”. Miqtë e bashkësisë hebraike shprehën shpresë se “dashuria sakrifikuese e Kishës Ortodokse Bullgare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e gjallë të të gjithë atyre të cilët u shpëtuan nga kampet e vdekjes”.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

2/3 e bullgarëve mbështesin demokracinë dhe anëtarësimin në BE

20.8% e bullgarëve duan të jetojnë gjatë udhëheqjes së një qeverie autoritare, 10% të tjerë janë përkrahës të komunizmit, sipas studimit të fundit të agjencisë "Alpha Research" të porositur nga Fondacioni për Kërkime Humanitare dhe Sociale - Sofje...

botuar më 24-08-24 11.35.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të mbizotërojë mot me diell. Pasdite do të ketë vranësira mbi zonat malore por pa reshje shiu. Do të fryjë erë e dobët, në Bullgarinë Lindore deri në mesatare nga drejtimi lindor-verilindor. Temperaturat maksimale do të lëvizin..

botuar më 24-08-23 7.40.MD