Javën e kaluar Bullgaria ishte nxjerrë nga “lista e zezë” e BE-së e shteteve me zhbalancime të mëdha ekonomike, kurse Banka Kombëtare shpalli të dhënat paraprake për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto gjatë vitit të kaluar. U pohuan prognozat paraprake të Ministrisë së Financave për rritjen e PBB-së gjatë vitit 2017, i cili sipas llogaritjeve të Bankës Popullore Bullgare ka arritur 4%, pavarësisht nga ulja e vogël deri më 3.6%, e regjistruar nga Instituti Kombëtar i Statistikave gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Këtu duhet përmendur se paraprakisht qeveria pritej një rritje prej 3.9% - 4%, derisa Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian prognozonin 3.8%.
Bullgaria ishte përfshirë në listën e BE-së të shteteve me zhbalancime të mëdha makroekonomike para 3 vitesh, në kohën e krizës financiare, të shkaktuar nga falimentimi i bankës së katërt për nga madhësia në shtet – Bankës Korporatave Tregtare. Tani po ndodhemi në një grup me Francën dhe Portugalinë. Ekspertët e Komisionit Evropian mendojnë se Bullgaria ka arritur t’i kapërcejë zhbalancimet në sektorin e mbikëqyrjes bankare dhe jo bankare; ka marrë masa për menaxhimin e rrezikut në sektorin bankar; ka përmirësim në gjendjen e tregut të punës. Dhe natyrisht duhet të bëhet akoma më që të mund shteti ynë të hyjë në “listën e bardhë” të shteteve me treguese ekonomike të shkëlqyeshme, pa zhbalancime ekonomike. Mbeten të papërfunduara reformat në sektorin financiar, në tregun e punës, detyrimet e pashlyera të firmave private ndaj njëra-tjetrës, në legjislacionin për falimentimet, arsimin e kështu me radhë. Por duhet thënë se puna e kryer brenda tri vitesh nuk është pak. Ky është një argument suplementar në duart e Sofjes, e cila ka ndër mend të aplikojë në mesin e këtij viti për anëtarësi në Eurozonë.
Në sfondin e këtyre tendencave pozitive vijnë dhe prognozat për rritjen ekonomike gjatë këtij viti. Ekspertët janë të mendimit se në 2018-ën do të arrijmë kulmin e ciklit ekonomik në shtet dhe Produkti i Brendshëm Bruto do të shënojë 4% rritje. Banka Kombëtare tregon një optimizëm akoma më të madh, duke prognozuar 4.2%. Natyrisht jo gjithçka është në rregull dhe këtu duhet të përmendim në vend të parë konvergjencën – d.m.th. arritjen e standardeve të jetesës në pjesën më të zhvilluar të Evropës. Përparimi ynë në këtë fushë është tepër i ngadaltë dhe hendeku akoma është i madh – 6 500 euro është PBB-ja për frymë të popullsisë në Bullgari, 28 000 është ai mesatar në Evropë dhe 100 000 euro është ai në Luksemburg! Këtu mund të përmendim gjithashtu zhvillimin e pabarabartë regjional në Sofje dhe në disa qytete të mëdha, nga njëra anë, dhe regjionet më të varfra në BE, nga ana tjetër.
Ekspertët e Komisionit Evropian mendojnë se rezultatet e arritura ekonomike të shtetit, që nuk janë të këqija, janë një bazë e mirë për kapërcimin e ngadaltë të prapambetjes dhe për zhvillimin e reformave më të thelluara në sektorin financiar dhe në politikën e punësimit, të cilët akoma ndodhen në gjendje të pakënaqshme. Sferat kryesore, në të cilat pritet përparim, janë gjithashtu arsimi, shëndetësia dhe implementimi i një mekanizmi transparent për përcaktimin e pagës minimale. Në këto fusha pritjet janë pozitive në sfondin e qëndrueshmërisë financiare të shtetit gjatë disa viteve të fundit. Prandaj ndoshta do të jetë mirë po t’i marrim parasysh këshillat e shefes së Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristin Lagard (Christine Lagarde), e cila thotë se “Kur dielli shkëlqen, duhet ta përdoresh rastin dhe ta ndreqësh çatinë”, sepse në të vërtetë është më e lehtë që të zgjidhen problemet kur kushtet janë më të favorshme. Pikërisht i tillë është rasti me zhbalancimet, që mbeten në ekonominë tonë, dhe me gjendjen e mirë aktuale të ekonomisë sonë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..