Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendra të komunitetit do të përkrahin gra rome në gjendje jo të barabartë

БНР Новини
Foto: Qendra e Nënave Bjalla Sllatina

Më se 600 gra nga bashkitë rome në qytetin Razgrad, fshatin Vazovo dhe qytetin Bjalla Sllatina në moshë nga 16 deri në 55 vjet do të marrin përkrahje për të përmirësuar aftësitë sociale dhe të punës. Ky është qëllimi i projektit “Inovacione sociale për përfshirjen sociale të grave rome në gjendje jo të barabartë”.

Beneficient i projektit, realizimi i të cilit filloi në fund të vitit 2017, është “Asociacioni Integro” – Razgrad. Partner për palën gjermane në të është “Qendra e Nënave: Rrjeti Ndërkombëtar i Fuqizimit MINE” - Shtutgart. Projekti është pjesë e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore 2014-2020” dhe bashkëfinancohet nga BE-ja nëpërmjet Fondit Social Evropian. Ndihma financiare nga 199 600 leva është falas. Veprimtaritë në kuadrin e projektit në fjalë do të realizohen deri në fund të këtij viti.

Sipas përfaqësuesit të Shoqatës “Asociacioni Integro” Kamen Makaveev planifikohet të krijohen tri qendra të komunitetit, në të cilat gratë me prejardhje rome të përfitojnë aftësi sociale dhe të punës. Në qendrën në qytetin Razgrad do të kualifikohen gra për floktare, ndërsa në dy qendrat e tjera – për kuzhiniere. Për të gjitha qendrat do të sigurohen pajisjet e domosdoshme dhe do të emërohen kuadro të kualifikuara. Për realizimin e projektit, organizata “Asociacioni Integro” studioi përvojën e Rrjetit Ndërkombëtar të Qendrave për Fuqizim të Nënave në Gjermani.

Sipas bashkëbiseduesit Kamen Makaveev, atë të cilën e bashkon organizatën bullgare me të gjermane janë qëllimet e njëjta dhe përvoja e grumbulluar në punën për mirëqenien dhe përfshirjen sociale të grave rome. Në kuadrin e projektit studiohet përvoja e qendrave për integrim të migrantëve në shtetet e Evropës Perëndimore. Në projekt hyjnë nga 200 gra nga tri vendbanimet e zgjedhura, të cilët kanë fëmijë, nuk kanë arsim, nuk mësojnë dhe janë papunë. Në qendrat ku gratë duhet të përfitojnë kualifikim profesional do të aplikohen metoda të mësimit joformal. Pritet që ato të grumbullojnë dituri dhe aftësi profesionale.

Ideja është të ndihmohet përfshirja sociale e romeve, të cilët janë të kërcënuar të përjashtohen nga shoqëria. Qëllimi është që ato të bëhen shtetas me një pozitë më aktive prej qytetari. Një nga shkaqet të punojmë kryesisht me gra është se ato mbajnë përgjegjësinë për edukimin e fëmijëve. Ndryshimi eventual i qëndrimit të tyre ndaj rolit në shoqëri mund të ndikojë edhe mbi fëmijët kështu që në të ardhmen të bëhen pjesëmarrës më aktiv në jetën shoqërore.

Pritet që qendrat e komuniteteve të fillojnë punë deri në fund të muajit mars. Pas përfundimit të afatit të realizimit të projektit, pritet që qendrat të vazhdojnë të funksionojnë dhe bashkitë të marrin përsipër mirëmbajtjen e tyre. “Kështu qendrat do të mbeten në dispozicion për realizimin e planeve bashkiake për integrim dhe për aplikim të masave adekuate të orientuara te zgjidhja e problemeve specifike të grave rome”, tha në përfundim zoti Makaveev.

Sipas të dhënave popullsia aktive me prejardhje rome numëron 1392 veta, ose përafërsisht 2.5 për qind prej tërë popullsisë aktive në bashkinë e qytetit Razgrad. 81.8 për qind prej përfaqësuesve të etnosit rom janë të papunë ose nuk janë aktiv ekonomikisht. Shkaqet kryesore për këtë janë arsimi i ulët dhe mungesa e kualifikimit profesional, punësimi në ekonominë gri. Të gjitha ato bëjnë që gabelët të mos regjistrohen në Zyrat e Punësimit. Ka romë të cilët e kanë kërkuar bukën e gojës jashtë shtetit, si mundësi të vetme të sigurojnë mirëmbajtjen e familjes.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eksploruesit polarë bullgarë dhe francezë tregojnë për sfidat në Antarktidë

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..

botuar më 24-10-30 6.10.PD
Rajna Manxhukova

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..

botuar më 24-10-29 2.30.MD

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD