“Viti 1943: Persekutimi dhe mbrojtja. Fati i hebrenjve bullgarë” – ky është titulli i një ekspozite dokumentare me rastin e përvjetorit të 75-të të shpëtimit të hebrenjve bullgarë.
Agjencia shtetërore “Arkivat” paraqet për herë të parë para auditorit të gjerë dokumente, të cilat e vënë theksin te disa histori të panjohura për shoqërinë bullgare – të bullgarëve të zakonshëm, të cilët kanë shpëtuar hebrenj të persekutuar, të dekoruar nga “Jad Vashem”. Gjithsej 20 janë bullgarët e dekoruar nga instituti izraelit “Jad Vashem”. Ndër ta janë Dimitër Peshev, Nënkryetar i Parlamentit të atëhershëm, Patriku Kiril dhe Ekzarku Stefan Sofijski. Ka gjithashtu emra krejtësisht të panjohur, të cilët e kanë rrezikuar jetën e tyre, që të ndihmojnë në këtë vepër human dhe kontributi i tyre duhet të dihet nga sa më shumë njerëz. Në ekspozitë janë paraqitur persekutimi dhe mbrojtja e hebrenjve bullgarë në vitet e Holokaustit.
Është prezantuar gjithashtu një dhuratë, e cila iu dorëzua ekspozitës para pak kohe – arkivi i një prej hebrenjve të shpëtuar të Selanikut – Rafael Kamhi. Ai ka qenë revolucionar dhe veprimtar i VMRO-së, kurse arkivi është ruajtur në vazhdim të 70 vitesh nga ndihmësi i tij Nace Bobolev.
Fotos: BGNES
Më 29 qershor Kisha jonë kremton festën e Apostujve të Shenjtë të Parë Suprem Pjetri dhe Pali sipas Kalendarit Gregorian, d.m.th. sipas stilit të ri, ndërsa më 12 korrik bie festa e tyre sipas Kalendarit Julian ose stilit të vjetër. Shën Pjetri..
Në Perperikon, ka filluar fushata më e madhe arkeologjike e zhvilluar ndonjëherë, raportoi BTA. Prof. Nikollaj Ovçarov, udhëheqësi i gërmimeve në vend për gati 25 vjet, vëren se fushata është me moton "A do të zbulohen statuja romake edhe në..
Në Luginën e Mbretërve të Trakisë, nën fshatin Shipka, ku ndodhen varret më të rëndësishme të sundimtarëve të shtetit të odriseve , Bashkia Kazanllëk hapi parkun tematik "Bota e Trakëve". Qendra turistike u ofron adhuruesve të historisë dhe..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por..