Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti turk shpalli kontrollin e plotë mbi qendrën e Afrinit

Foto: BGNES

Presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan shpalli, se nënreparte të Ushtrisë së Lire Siriane të përkrahur nga Forca të Armatosura Turke morën kontrollin e plotë mbi qendrën e Afrinit. Pushtimi i qytetit ishte qëllimi kryesor i operacionit ushtarak turk “Dega e Ullirit”, të cilin Ankaraja e nisi më 20 janar për të pastruar rajonin kufitar midis Sirisë dhe Turqisë nga repartet kurde për mbrojtjen e popullit. Pasi turqit e ashpërsuan ofensivën ditët e fundit më se 200 mijë civilë e braktisën Afrinin. 


Para vizitës në Maqedoni ministri i jashtëm grek mori një letër plotë kërcënime

Foto: BGNES

Vetëm disa ditë para vizitës zyrtare në Maqedoni ministri i jashtëm grek Nikos Koxijas mori një letër kërcënimi me një plumb përbrenda. Gjatë kësaj jave pritet, që ministri të prezantojë në Shkup një projekt marrëveshje për zgjidhjen e problemit me emrin. Sipas një informacioni jozyrtar të burimeve greke, ministri përfshiu në projekt pesë emra të reja të vendit. Ndër to ai preferon “Maqedonia e Re” dhe “Maqedonia e Sipërme”. Kushtet e palës greke për finalizimin e marrëveshjes janë ndryshimi i kushtetutës maqedonase dhe një tekst special për heqjen dorë nga pretendime territoriale.


Kryeministri i Maqedoni ka ndërmend të bëjë ndryshime në kabinet

Foto: BGNES

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev njoftoi, se do të bëjë ndryshime në qeveri gjë pas së cilës pret që përkrahja për koalicionin në pushtet të shtohet. Supozohet se do të zhvillohen bisedime me të gjitha formacionet opozitare politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-së. Ndryshimet në kabinet do të kontraktohen me ato forca dhe deputetë, të cilët pranojnë programin qeveritar për përfshirje në shumicën parlamentare.


Thirrje e presidentit serb drejt kombit

Foto: BGNES

Në një thirrje të jashtëzakonshme drejt kombit lidhur me problemin kosovar dhe situatën e rëndë demografike në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha, se në se shqiptarët nuk do të bëjnë kompromis, atëherë nuk do të ketë zgjidhje. Një projekt për zgjidhjen e çështjes kosovare presidenti do të shpallë muajin e ardhshëm. Kreu i shtetit paraqiti të dhëna shqetësuese për uljen e natalitetit, duke theksuar, se në se Serbia do të vazhdojë ashtu, ajo do të zhduket si komb. Për këtë arsye qeveria ndërmori masa për shtimin e natalitetit. Disa prej tyre do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku, ndërsa të tjerët në fillim të vitit të ardhshëm.


Në Shqipëri u zbuluan 7 grupe të strukturave kriminale për falsifikimin e dokumenteve

Foto: osce.org

Drejtori i përgjithshëm i policisë së Shqipërisë Ardi Veliu njoftoi, se pas një hetimi të vazhdueshëm ndërkombëtar policor u zbuluan 7 grupe kriminale, të cilat vepruan në territorin e 10 shteteve dhe ndihmuan shqiptarë të hyjnë në BE-në me dokumente të falsifikuara udhëtimi dhe identiteti. Për dokumentet e falsifikuara secili paguante nga 9 750 deri në 30 000 dollarë. Deri tashti në këtë mënyrë në SHBA-në, Kanadanë dhe Britaninë e Madhe hyrën përafërsisht 1 000 shqiptarë. Gjatë operacionit u arrestuan 39 veta, ndër të cilët edhe dy shtetas bullgarë.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD