Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një varg koncertesh për kujtim të profesorit Aleksandër Tanev

БНР Новини
Profesori Aleksandër Tanev (në mes) me Panço dhe Ljuben Vlladigjerovi

Gjatë vitit 2018 mbushen 90 vjet nga lindja e profesorit Aleksandër Tanev -kompozitor, veprimtar shoqëror, njeri me një arsim respektues dhe interesa të ndryshme, një pedagog i dashur dhe një bashkëbisedues i paharrueshëm. Mbase më saktë e karakterizon një fjali nga biografia e tij, në të cilën thuhet: “Natyra e tij euforike gërshetonte logjikën, temperamentin e gjallë dhe angazhimin publik.”

Ai është rritur në qytetin Haskovo, ku më 21 mars do të interpretohen disa vepra të tij – aktiviteti i parë nga një varg koncertesh në lidhje me përvjetorin. Budapesti është qyteti i lindjes i profesorit Tanev, për nga ana e nënës. Aty, në Qendrën Kulturore Bullgare, po kështu do ta respektojnë me një koncert me vepra të tij të dhomës. Profesoresha Borisllava Taneva - vajza e tij, tregon për koncertet e ardhshme:




Ruajtja e kujtesës është një nga detyrat më të rëndësishme të çdo një brezi. Ne nuk jemi pa mision në këtë botë. Ne jemi produkt i një përvoje paraprake. Kontributi i Aleksandër Tanevit në kulturën bullgare nga mesi i shekullit të 20 duhet të ruhet dhe përvjetori është një shkak që krijimtaria e tij të dëgjohet. Gëzohem shumë, se në të gjitha vendet e lidhura me veprimtarinë e tij, kolegët reaguan me një entuziazëm të madh, koncertet përfshijnë disa qytete të vendit. Ai e donte shumë qytetin Veliko Tërnovo dhe jo njëherë ka qenë aty në bazë të shkaqeve të ndryshme. Në kryeqytetin e lashtë përvjetori i tij do të festohet në kuadrin e konkursit “Tingulli i kohës”. Në qytetin e Plovdivit vepra të tij janë të përfshira në afishen e Festivalit Ndërkombëtar “Ditë të muzikës në shtëpinë e Ballabanit”. Më 2 qershor disa grupe të njohura bullgare do të kenë koncert në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore. Le të rikujtojmë se më shumë se 35 vjet ai qe pedagog në Akademi. Aty do të xhirohet dhe një film kushtuar Aleksandër Tanevit, të cilin Televizioni Kombëtar Bullgar e xhiroi gjatë vitit 1996. Një gjest shumë dashamirës treguan dhe organizatorët e festivalit Ndërkombëtar ”Tingujt e Detit të Zi në qytetin Ballçik”. Ata ia përkushtojnë atij programin, i cili pritet në fillim të muajit qershor, kurse këngë të tij do të mësohen në koret për fëmijë, dhe në koret homogjene dhe të përziera. Në vjeshtë në qytetin Gabrovo do ti kushtojnë koncert nga programi i “Ditëve të muzikës së dhomës”. Babai im kishte shumë shokë të afërt në qytetin Gabrovo. Pushimet familjare gjithmonë qenë aty dhe në qytetin Ballçik. Kulmi i vjeshtës i vargut është koncerti i Filarmonisë së Sofjes, në të cilin do të interpretohen vepra të Aleksandër Tanevit. Ngjarja e fundit do të jetë në Lidhjen e kompozitorëve bullgarë.




Profesoresha Borisllava Taneva është dhe autore e një studimi serioz mbi krijimtarinë e babait të saj të njohur. Ajo tregon se ka zbuluar tipare të reja dhe të panjohura të muzikës së tij.

Nuk kisha menduar, se kam interpretuar çdo gjë, të kompozuar për piano – nga interpretimet më të lehta për fëmijë deri në dy koncertet për piano dhe orkestër. Studimi i qe kushtuar veprave të tij për piano në kontekstin e të gjithë krijimtarisë së tij të plotë. Pavarësisht nga bindja ime se e njoh mjaft mirë pjesën më të madhe të opuseve të tij akoma në vet procesin e krijimit të tyre – kam parasysh jo vetëm ato për piano, por dhe ato për muzikë dhome, korale dhe për orkestra – gjeta shumë “lidhje interesante intonacioni” midis interpretimeve të kompozuara në periudha të ndryshme. Po kështu u ripohua kategorikisht teza se profesori Tanev e trajton partiturën korale si orkestrale , kurse në fonogramin e zërit të njeriut kërkon referenca për këtë, të cilën mund ta bëjë një instrument. Nuk kam parasysh vetëm këngën emblematike “Picikati”, por akoma shumë krijime të tjera. Babai im mërzitej sinqerisht se i kishin vënë etiketën “kompozitor koral”. Po, ai ka një kontribut të madh në veprimtarinë korale të Bullgarisë gjatë viteve 60-80. I kanë porositur shumë këngë. Ai qe mik i ngushtë me Vasill Arnaudovin, Gjeorgji Robevin, me të gjithë dirigjentët e shkëlqyer koralë bullgarë nga ajo kohë. Por ai kompozonte dhe vepra për orkestër, vokalo-instrumentale e të tjera.




Dua të kthehem te përvjetori i tij – që të gjitha koncertet do të jenë të shoqëruara prej një ekspozite prej rreth 10 pikturash, të lidhura me jetën e tij ose kushtuar një gjinie konkrete të punës së tij. Ka dhe një material të pasur filmues nga takimet e tij të ndryshme me njerëzit. Ai ishte një njeri tepër social, mund të fliste mbi tema të ndryshme dhe asnjëherë nuk thoshte fjalë kote. Përmes kësaj ekspozite do të rikujtojmë tema dhe njerëz lidhur me të.”





Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Popullore e BNR mbyll sezonin me një produksion të ri dhe solistë të ndritur

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Dimitër Hristov mbyll sezonin sonte /20 qershor/ me një koncert në të cilin do të tingëllojnë vetëm titujt premierë. Programi përfshin 17 pjesë të reja dhe aranzhime..

botuar më 24-06-20 6.15.PD

Ljubo Kirov fillon verën me një këngë dhe album të ri - "Zemra e re"

Ljubo Kirov është ndër yjet e muzikës bullgare që kanë mbushur sallat më të mëdha gjatë viteve të fundit. Çdo këngë e tij e re emocionon publikun, i cili ka një arsye të re gëzimi – tashmë është gati albumi i ri i këngëtarit, “Zemra e re”. Në..

botuar më 24-06-19 1.25.MD
Foto: Shkolla Korale Shpirtërore pranë tempullit

Në Sofje nis Festivali i parë i Muzikës Shpirtërore Korale

Në ditët para festës së madhe të krishterë të Rrëshajave, tempulli "Shën Sofja - Urtësia e Zotit" pret edicionin e parë të Festivalit të Muzikës Shpirtërore Korale "Trisvjatuju pesn" ("Трисвятую песнь") nga 19 deri më 23 qershor. Organizatorë janë..

botuar më 24-06-19 6.10.PD