Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Kureta: Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë shënojnë rritje, por jemi larg mundësive që ofrojnë potencialet tona

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Viti 2018 shënon 104 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Bullgarisë dhe 25-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Bullgarisë. Këto fakte dëshmojnë për një rrugëtim që dy vendet e popujt tanë kanë bërë përkrahë njëri tjetrit, duke kaluar nëpërmjet sfidave të ngjashme.” Këto janë fjalët e Shkëlqesisë së Tij z. Qirjako Kureta – ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bullgar në intervistën e dhënë posaçërisht për Redaksinë e Gjuhës Shqipe të Radio Bullgarisë.

Bullgaria konsiderohet një partner tradicional ekonomik i Shqipërisë dhe tre shtyllat e bashkëpunimit dypalësh janë bashkëpunimi tregtar, investimet direkte dhe pjesëmarrja në projekte dhe iniciativa rajonale. Por duhet vënë në dukje se niveli aktual i bashkëpunimit ekonomik edhe i shkëmbimeve tregtare, edhe pse ato kanë njojtur rritje, është larg mundësive dhe hapësirave që ofrojnë potencialet e të dyja vendet” – është i mendimit Ambasadori shqiptar.

Pasi ofroi shifra konkrete për volumin e shkëmbimit tregtar ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Kureta nënvizoi se:

Në aspektin legjislativ investimet e ndërsjella midis dy vendeve, tregtia midis tyre është plotësisht e siguruar dhe e mbrojtur. Ka garanci të investimeve, ka eliminim të taksimit të dyfishtë, ka dhe një klimë shumë pozitive besimi dhe miqësie, e cila duhet të kishte garantuar edhe një volum më të madh shkëmbimesh midis dy vendeve. Unë përfitoj nga rasti të ftoj investitorët bullgarë për të marrë pjesë në procedura ndërkombëtare të tenderimit për projekte të infrastrukturës, projekte të ndërtimit të rrugëve në partneritetin publik-privat, apo për të marrë pjesë në procedurat e tenderimit si nënkontraktorë në projektet e financuara nga BE-ja.”

E njëjta është situata në fushën e turizmit. Para 3 vitesh 14 mijë qytetarë bullgarë kanë vizituar Shqipërinë. Për vitin e kaluar ky numër arriti shifrën 40 500. Në të njëjtën periudhë Bullgarinë e kanë vizituar 34 000 shqiptarë, numri i të cilëve renditet në venin e 27 të vizitorëve të huaj në Bullgari. Por, në se krahasojmë me numrin e bullgarëve që vizitojnë vendet e tjera fqinje si Turqinë dhe Greqinë, ky është një numër i vogël. Arsyet kryesore për këtë numër të vogël turistësh bullgarë, të cilët kanë frekuentuar Shqipërinë deri tani, sipas zotit Qirjako Kureta, janë: “mungesa e një linjeje direkte ajrore midis Sofjes dhe Tiranës, infrastruktura jo e mirë rrugore që lidh dy vendet tona nëpërmjet Maqedonisë, mungesa e promovimit si duhet të kushteve, të bukurive, që i ofron vendy ynë, mosnjohja apo njohja shumë pak e vendit tonë nga popullsia bullgare si dhe nga operatorët turistikë”.

Tema tjetër e madhe e marrëdhënieve dypalëshe është konektiviteti i të dyja vendeve dhe i tërë Ballkanit. Këtu Ambasadori Kureta nënvizoi angazhimin e fortë të kryeministrit bullgar Bojko Borisov me realizimin e projekteve në këtë sferë, sipas të cilit do të alokojë një fond prej 1 mild. eurosh për përmirësimin e konektivitetit regjional. Realizimi i projekteve në kuadër të Korridorit numër tetë për shembull, do të krijojë rreth 200 vende të reja pune.

Ne vlerësojmë shumë autoritetet bullgare për objektivat reale të përcaktuara në strategjinë e 6 muajve të Presidencës së Këshillit të BE-së, ku Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria kanë evidentuar objektivat kryesore” – tha Ambasadori Kureta, duke folur për përparimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së dhe për gjërat, me të cilat Bullgaria mund të ndihmojë proceset e saj integruese.

Ju ofrojmë të dëgjoni tërë intervistën e hollësishme të Shkëlqesisë së Tij Qirjako Kureta për të gjitha temat me rëndësi për dy shtetet tona.






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për të pasur një qeveri me mandatin e tretë

Në Sozopoll, ku sot mori pjesë në ceremoninë solemne para Monumentit të Apostullit të Lirisë Vasill Levski, me rastin e 187-vjetorit të lindjes së tij ,  nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën për formimin e një qeverie me të tretin..

botuar më 24-07-18 5.02.MD
Denica Saçeva nga GERB

Reagimet në Kuvend për propozimin e PP-DB për shtyrjen e mandatit të kabinetit

Forcat politike të përfaqësuara në parlament kanë reaguar me një dozë të fortë skepticizmi ndaj propozimit ekscentrik të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) që presidenti Rumen Radev të shtyjë për 3 muaj dorëzimin e mandatit..

botuar më 24-07-16 3.18.MD