Çmimi i tokës bujqësore në Bullgari u dyfishua gjatë 5 viteve të fundit, njoftoi Evrostati. Dhe kjo u bë megjithë krizën botërore dhe kufizimet ligjore ndaj kandidatëve të huaj që dëshirojnë të blejnë terrene bujqësore. Siapas klauzolave të ligjit të huajit që dëshirojnë të blejnë tokë bujqësore duhet të kenë qëndruar në Bullgari të paktën 5 vitet e fundit. Mirëpo, çfarë do të thotë kjo në praktikë? Bum në bujqësinë bullgar, rritja spekulative e çmimeve ose bollëk investitorësh? Ekspertët mendojnë, se nga pak nga të gjitha ato teza janë të drejta.
Bujqësia në Bullgari kaloi përmes ndryshimeve dhe reformave të rënda të lidhura më në veçanti me rikthimin e tokës së shpronësuar pronarët ose trashëgimtarët e tyre në kufijtë reale që para kolektivizimit në kohën e komunizmit. Kështu miliona bullgarë u bënë pronarë të sipërfaqeve bujqësore, të cilat nuk e kishin të qartë çfarë të bëjnë me to. Disa shitën tokat për të cilat nuk kishin nevojë, të tjerë i dhanë në arendë. Kështu gradualisht u formuan ekonomi më të mëdha bujqësore private me teknikë moderne. Me punë në to aktualisht i nxjerrin bukën e gojës përafërsisht 20 për qind prej bullgarëve të aftë për punë. Në sajë të tyre gjatë vitit 2016 bujqësia shënoi rritja më e madhe në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë bullgare. Prodhimi i këtij sektori u rrit me 4.3 për qind. Si rezultat toka bujqësore u bë më e vlefshme dhe në mënyrë të logjikshme çmimi i saj u rrit.
Toka përpunuese në Bullgari shfrytëzohet kryesisht për rritjen e drithërave dhe kulturave vajore dhe më pak për kultivimin e kulturave perimore dhe drufrutore. Në Bullgarinë Verilindore janë kushtet më të mira për rritjen e drithërave dhe pikërisht në këtë rajon toka bujqësore është më e shtrenjtë – 6 000 euro për hektarë. Në të njëjtën kohë në Bullgari mund të zbulohet edhe toka më e lirë bujqësore në mbarë BE-në me çmim nga 1 166 euro për hektarë. Mirëpo, kush dhe për çfarë kërkon të blejë tokë të punueshme në Bullgari? Këtu është vendi të theksojmë, se si një vlerë fondamentale por të kufizuar natyrore, toka është një veçori speciale për çdo shtet të pavarur. Kështu që kontratat me të provokojnë një ndjeshmëri lidhur me patriotizmin, me sigurinë kombëtare dhe me arsyetime gjeopolitike. Duke evidentuar këtë veçori në vitin 2014 në Bullgari u vendosën kufizime për blerjen e tokës bujqësore nga të huajit. Ajo mbetet e paarritshme për ata të cilën nuk kanë jetuar në vend pesë vitet e fundit. Ato klauzola ligjore provokuan debate të ashpra në shoqëri. Prapëseprapë ato u miratuan nga parlament.
Toka bujqësore ka vlerë dhe është e çmueshme sepse i siguron njeriut mallra dhe produkte ushqimore. Pasi shfrytëzohet në bujqësi ajo ndihmon për nxjerrjen e lëndëve ushqimore dhe të tjera të domosdoshme për ekzistencën e popullsisë vendore dhe për eksport. Nga kjo pikëpamje Bullgaria është e favorizua sepse shtrirja e saj gjeografike, kushtet natyrore dhe klimatike janë shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe për shfrytëzimin e tokës. Nuk është e rastit që Bullgaria është lidere botërore në rritjen e livandës dhe është në një nga vendet kryesore në botë për nga rritja e trëndafilit vajor. Përsa iu përket aftësive agrare, duhet të kujtojmë, se popullsia bullgarë, megjithëqë 75 për qind prej saj jeton në qytet, sipas traditës mbetet e lidhur ngushtë me punën bujqësore dhe shumë njerëz vazhdojnë të kujdesen për kafshë shtëpiake dhe kanë perimore dhe në oborre kanë drufrutore.
E gjithë kjo vjen të sugjerojë se potenciali i bujqësisë bullgare nuk është i sosur dhe se para saj ka një të ardhme të mirë. Dhe rritja e konsiderueshme e çmimit të tokës së punueshme kohët e fundit e ripohon këtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaVetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...
1454 leva (738 euro) në muaj i nevojiten një personi që punon për të mbajtur veten dhe për të jetuar sipas standardeve bullgare. Për një familje prej tre anëtarësh me dy të rritur dhe një fëmijë, shuma është 2616 leva (1329 euro), sipas Institutit për..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për..
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë..