Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çmimi i tokës bujqësore u dyfishua brenda 5 viteve të fundit

БНР Новини
Foto: BGNES

Çmimi i tokës bujqësore në Bullgari u dyfishua gjatë 5 viteve të fundit, njoftoi Evrostati. Dhe kjo u bë megjithë krizën botërore dhe kufizimet ligjore ndaj kandidatëve të huaj që dëshirojnë të blejnë terrene bujqësore. Siapas klauzolave të ligjit të huajit që dëshirojnë të blejnë tokë bujqësore duhet të kenë qëndruar në Bullgari të paktën 5 vitet e fundit. Mirëpo, çfarë do të thotë kjo në praktikë? Bum në bujqësinë bullgar, rritja spekulative e çmimeve ose bollëk investitorësh? Ekspertët mendojnë, se nga pak nga të gjitha ato teza janë të drejta.

Bujqësia në Bullgari kaloi përmes ndryshimeve dhe reformave të rënda të lidhura më në veçanti me rikthimin e tokës së shpronësuar pronarët ose trashëgimtarët e tyre në kufijtë reale që para kolektivizimit në kohën e komunizmit. Kështu miliona bullgarë u bënë pronarë të sipërfaqeve bujqësore, të cilat nuk e kishin të qartë çfarë të bëjnë me to. Disa shitën tokat për të cilat nuk kishin nevojë, të tjerë i dhanë në arendë. Kështu gradualisht u formuan ekonomi më të mëdha bujqësore private me teknikë moderne. Me punë në to aktualisht i nxjerrin bukën e gojës përafërsisht 20 për qind prej bullgarëve të aftë për punë. Në sajë të tyre gjatë vitit 2016 bujqësia shënoi rritja më e madhe në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë bullgare. Prodhimi i këtij sektori u rrit me 4.3 për qind. Si rezultat toka bujqësore u bë më e vlefshme dhe në mënyrë të logjikshme çmimi i saj u rrit.

Toka përpunuese në Bullgari shfrytëzohet kryesisht për rritjen e drithërave dhe kulturave vajore dhe më pak për kultivimin e kulturave perimore dhe drufrutore. Në Bullgarinë Verilindore janë kushtet më të mira për rritjen e drithërave dhe pikërisht në këtë rajon toka bujqësore është më e shtrenjtë – 6 000 euro për hektarë. Në të njëjtën kohë në Bullgari mund të zbulohet edhe toka më e lirë bujqësore në mbarë BE-në me çmim nga 1 166 euro për hektarë. Mirëpo, kush dhe për çfarë kërkon të blejë tokë të punueshme në Bullgari? Këtu është vendi të theksojmë, se si një vlerë fondamentale por të kufizuar natyrore, toka është një veçori speciale për çdo shtet të pavarur. Kështu që kontratat me të provokojnë një ndjeshmëri lidhur me patriotizmin, me sigurinë kombëtare dhe me arsyetime gjeopolitike. Duke evidentuar këtë veçori në vitin 2014 në Bullgari u vendosën kufizime për blerjen e tokës bujqësore nga të huajit. Ajo mbetet e paarritshme për ata të cilën nuk kanë jetuar në vend pesë vitet e fundit. Ato klauzola ligjore provokuan debate të ashpra në shoqëri. Prapëseprapë ato u miratuan nga parlament.

Toka bujqësore ka vlerë dhe është e çmueshme sepse i siguron njeriut  mallra dhe produkte ushqimore. Pasi shfrytëzohet në bujqësi ajo ndihmon për nxjerrjen e lëndëve ushqimore dhe të tjera të domosdoshme për ekzistencën e popullsisë vendore dhe për eksport. Nga kjo pikëpamje Bullgaria është e favorizua sepse shtrirja e saj gjeografike, kushtet natyrore dhe klimatike janë  shumë të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe për shfrytëzimin e tokës. Nuk është e rastit që Bullgaria është lidere botërore në rritjen e livandës dhe është në një nga vendet kryesore në botë për nga rritja e trëndafilit vajor. Përsa iu përket aftësive agrare, duhet të kujtojmë, se popullsia bullgarë, megjithëqë 75 për qind prej saj jeton në qytet, sipas traditës mbetet e lidhur ngushtë me punën bujqësore dhe shumë njerëz vazhdojnë të kujdesen për kafshë shtëpiake dhe kanë perimore dhe në oborre kanë drufrutore.

E gjithë kjo vjen të sugjerojë se potenciali i bujqësisë bullgare nuk është i sosur dhe se para saj ka një të ardhme të mirë. Dhe rritja e konsiderueshme e çmimit të tokës së punueshme kohët e fundit e ripohon këtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sektori i IT-së tërheq mijëra bullgarë, por tregu preferon specialistët më me përvojë dhe të motivuar

Një nga sektorët kryesorë për sa i përket rritjes së pagave dhe interesit nga punëkërkuesit në Bullgari është ai i teknologjive të larta. E ndërsa para pandemisë punësoheshin specialistë të çdo lloji pavarësisht trajnimit dhe kualifikimit të tyre..

botuar më 24-08-22 7.20.PD

Familjet po marrin më shumë kredi të shpejta për të mbuluar shpenzimet e konsumit

Për gjysmën e parë të vitit 2024, paratë për kreditë e shpejta janë mbi 3 miliardë euro (6.017 miliardë leva), sipas Bankës Kombëtare Bullgare (BNB). Për krahasim, në fund të qershorit 2023, kreditë e shpejta të dhëna ishin 2.5 miliardë euro (4.926..

botuar më 24-08-19 9.57.PD

Eksportojmë më së shumti djathëra dhe gjizë në Greqi, Britani të Madhe dhe SHBA

Në periudhën janar-prill 2024 eksporti ynë kryesor i djathit dhe gjizës ishte në Greqi (882 ton, ose një rënie prej -48.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023), Mbretëria e Bashkuar (871 ton, ose një rritje prej 22.1%) dhe SHBA (844 ton,..

botuar më 24-08-14 4.49.MD