Banda e muzikës rok B.T.R. me muzikantë Atanas Penev – vokal, Sllavço Nikollov – kitarë, Ivan Kallfov –kitarë bas, Ilijan Dikov – bateri, do të prezantojë diskun e tyre të ri më 29 mars në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje, në sallën më të madhe Nr. 1.
Ky është albumi i tyre i dymbëdhjetë me radhë për 15 vjet veprimtari, plot me koncerte të shumta tek ne dhe jashtë shtetit.
U bë kështu që në fillimin e punës mbi këtë album, muzika jonë filloi të tingëllonte në mënyrë më “hard”. Kjo tendencë duket më qartë në singlin e parë “Fuqia ime” – tregoi Atanas Penev. – Ka çaste, në të cilat tingëllimi është “hard rok”, por ka edhe të tilla, ku është “heavy metal”. Në album kemi dy balade dhe të gjitha këngët janë 10. Titulli i albumit është titulli i këngës së dytë të përfshirë në të. Po mendojmë për këtë se cilën ta renditim në vend të tretë, por kjo do të jetë surprizë për adhuruesit tanë. Si zakonisht autori i muzikës dhe teksteve është kitaristi ynë Sllavço Nikollov. Me vetëm një përjashtim – kënga “Bilanca” është shkruar nga Aleksandër Petrov. Zakonisht ne të gjithët marrim pjesë në orkestrimin e këngëve.
Singli i parë “Fuqia ime” nga albumi “Muret e padukshme” tashmë është në krye të klasifikimeve muzikore. Spoti i tij është me një histori emocionuese, që i ngjan historisë së një filmi aksion-triller. Regjisori i videos është Asen Bllateçki, i cili është një aktor i njohur bullgar.
Është fakt se në fillim nuk dinim se kush të zgjidhnim për të bërë spotin e kësaj kënge. – tregoi Atanas Penev. – Ilijan propozoi të lidhemi me Asen Bllateçki, por këtë herë e ftuam atë si regjisor. Më parë ai ka marrë pjesë në një nga video spotet tona të vjetra, por si aktor. Aseni e pranoi propozimin menjëherë dhe e pëlqeu idenë për historinë e videos. Puna mbi të vazhdonte pothuaj 24 orë në ditë. Dhe u bë kështu, siç dëshironim.
Pas koncertit më 29 maj në Pallatin Kombëtar të Kulturës muzikantët e muzikës rok do të shpallin datat e sakta dhe qytetet, në të cilat do të prezantojnë “Muret e padikshme”. Tani për tani janë zgjedhur qytetet Plovdiv, Varna dhe Burgas dhe adhuruesit e tyre atje do të mund t’i shohin dhe t’i dëgjojnë së shpejti.
Për koncertin tonë në Pallatin Kombëtar të Kulturës tashmë kemi ftuar disa muzikantë – tha Ilijan. Ata janë pianisti Jasen Vellçev nga grupi “Te”, i cili kontribuoi shumë për tingëllimin specifik të këtij albumi, Anton Georgiev nga grupi “Ahat” (keyboard) dhe kitaristin Dobromir Polikov, i cili shumë vite me radhë ekzekuton me ne. Koncerti do të ketë dhe pjesë akustike, në të cilën do të prezantojmë disa nga këngët tona më të vjetra me aranzhime të reja
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Një nga këngët më të reja për festat që po vjen është "Mrekullia e Krishtlindjes" e realizuar nga këngëtarët e rinj Stefani Ilieva dhe Stojço Stojçev,..