Kompleksi memorial “Bratska Mogilla” në Plovdiv të hapë dyer si një panteon trak dhe një qendër e artit monumental – këtë e propozoi para disa ditësh para fondacionit “Plovdivi 2019” Dimitër Pampullov, një figurë e shquar publike në Plovdiv. Vendi është shumë i njohur në qytetin e Plovdivit, i cili është duke u përgatitur që të bëhet Kryeqytet Evropian i Kulturës gjatë 2019-ës. Monumenti është i mbyllur me disa katinarë që prej afro 28 vitesh, por para vitit 1989 atje çiftet martesore vendosnin kurora menjëherë pas lidhjes së martesës. Brenda ruheshin skulptura unikale, plot gurë dhe bronz, një pjesë e madhe prej të cilave u vodhën. Për rimëkëmbjen e monumentit ngulnin këmbë që prej shumë kohe arkitekti Ljubomir Shinkov – autori i projektit të kompleksit. Dëshira e tij dhe e krijuesve të tjerë që morën pjesë në krijimin e projektit në vitin 1974, është që të realizohet ideja fillestare, domethënë memoriali të rikrijojë historinë heroike të Bullgarisë në luftimin kundër zgjedhës turke, Betejën në majën Shipka gjatë Luftës Ruso-Turke, Luftën e Dytë Botërore, dhe jo vetëm Lëvizjen e Partizanëve.
Arkeologët bullgarë vazhdojnë studimin e nimfeumit të lashtë (vend i shenjtë i nimfave), zbuluar në kompleksin "Aquae Calidae" pranë Burgasit. Nimfeu zë një vend qendror në banjot e dikurshme romake dhe ka qenë pjesë e një shatërvani me mbishkrim..
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..