Nga 21 deri në 25 mars në sallën “ASIKS ARENA” në Sofje u zhvillua edicioni i 56 i Turneut Ndërkombëtar të Mundjes në stilin romak dhe të lirë, i cili që nga vetë krijimi i tij është lidhur me emrin e Dan Kollovit – mundësi më i madh bullgar i të gjitha kohërave. Megjithëse sot emri i tij përmendet rrallë, para 80 vitesh ai i bënte të huajit ta shqiptojnë me respekt emrin e Bullgarisë. Dan Kollov ka lindur në vitin 1892 në fshatin e Sevlievos Sennik. Në vitin 1909 disa ngjarje të pakëndshme e çuan në Amerikë. Një rastësi e orientoi bullgarin në fushën e sportit – duke marrë pjesë në një shfaqje në cirk publiku e inkurajoi Dançon, siç është emri i vërtetë i mundësit, për të dalë në podium dhe të fitojë. Kjo ishte shfaqja e parë e talentit të tij. Në atë kohë mundja e stilit të lirë e kishte emrin “keç” dhe ishte një disiplinë shumë e rëndë. Bullgari ka marrë pjesë në mbi 1500 ndeshje profesionale dhe e ka fituar pothuaj çdo një prej tyre. Moshatarët e quajnë Dan Kollovin “Mbreti i keçit” dhe “Luani Ballkanik”. Kapja e tij “Aeroplani” u bë “marka e tij e rezervuar”. Donço Kolev hodhi poshtë shumë oferta për ta ndërruar shtetësinë bullgare me atë amerikane, duke u argumentuar “Ndihem i fortë, sepse jam bullgar”.
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit Bullgar të Qitjes, doli mbi kryetaren shumëvjeçare të Lëvizjes Olimpike në vendin tonë, Stefka..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe të pestën në përgjithësi.Despodov u dallua për herë të parë në vitin 2018, dhe është vazhdimisht..
Ivan Vezjuv fitoi një medalje të artë në skijimin në 100 metra në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore (Special Olympics) në Torino. Në të njëjtën disiplinë në divizione të ndryshme, dy bullgare të tjera u ngjitën në podium - Asja Todorova..