Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Maqedonia pret këtë muaj rekomandim për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE

Foto: novamakedonija.com.mk

Qeveria maqedonase pret një rekomandim të qartë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, tha Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në lidhje me raportin e ardhshëm të KE-së për shtetin e tij, i cili do të shpallet më 17 prill.
Maqedonia mendon se i ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave, por procesi ishte bllokuar deri tani për shkak të pretendimeve të Greqisë, të lidhura me emrin e shtetit. Shkupi shpreson se pas rekomandimit për negociata, Maqedonia do të marrë dhe ftesë zyrtare për negociata deri në fundin e Presidencës bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila do të përfundojë në fundin e qershorit të këtij viti.


70% të maqedonasve nuk dëshirojnë që emri i Maqedonisë të përmbajë termin “Maqedonia” 

Foto: BGNES

Sipas studimit të fundit të Fondacionit për politikë të jashtme “Eliamep”, 71,5% i grekëve nuk pranojnë variant për emrin e fqinjës së tyre veriore, në të cilin të përdoret termi “Maqedonia”. Para dy vjetësh përkrahësit e këtij mendimi kanë qenë 57% prej të anketuarve.
Sot vetëm 22,5% i grekëve pranojnë termin “Maqedonia” në emër, kurse 6% nuk kanë qëndrim, apo nuk dëshirojnë t’i japin përgjigje kësaj pyetjeje


Beogradi është zhgënjyer nga reagimet ndërkombëtare, të lidhura me Kosovën

Foto: BGNES

Kryeministrja serbe Anna Bërnabiç  deklaroi para televizionit RTS pas një bisede të gjatë me presidentin Aleksandër Vuçiç, se kurrë nuk e kishte parë atë aq të zhgënjyer nga reagimet e partnerëve të huaj, të lidhura me ngjarjet në Kosovë. Vetë Bërnabiç e cilësoi situatën në Mitrovicë si “shumë e rëndë” dhe tha se ajo gjithashtu është shqetësuar dhe e zhgënjyer. Nuk dëgjova asnjëherë dikush ta dënojë atë që u bë në Mitrovicë – janë fjalët e kryeministres serbe. Për sa i përket këtij rasti Beogradi dërgoi mesazhe në SHBA dhe BE, por ata përkrahën Prishtinën. Të hënën e javës së kaluar njësitë speciale të policisë së Kosovës hynë në sallën, ku zhvillonte një tubim i serbëve të Mitrovicës me Marko Gjuriç – shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë serbe. Për disa orë Marko Gjuriq u mbajt në stacionin e policisë në Prishtinë, për t'u dëbuar  më pas nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarës, ku i’u dorëzua autoriteteve të Serbisë.


Kosova reagoi kundër kritikave të Presidentit të Turqisë

Foto: BGNES

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj urdhëroi hetimin e deportimit të gjashtë gulenistëve nga Kosova, duke larguar nga detyra ministrin e brendshëm dhe kreun e inteligjencës për shkak të pjesëmarrjes së tyre në operacionin e zhvilluar pa dijeninë e tij, bashkë me organizatën kombëtare turke të hetimit. Pozita e Haradinajit provokoi kritikat e ashpra të presidentit turk Rexhep Erdogan, i cili parashikoi fundin e afërt të karrierës politike të kryeministrit të Kosovës. Në përgjigje Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tha kategorikisht, se "Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ne respektojmë dhe nderojmë miqësinë që kanë shfaqur vendet mike. Ne jemi të përkushtuar ta ruajmë këtë miqësi, por kjo nuk nënkupton se ne do të jemi vasal të tyre” – tha Limaj në Prizren.


Dorëheqje në policinë e Malit të Zi për shkak të sulmeve në Podgoricë

Foto: BGNES

Drejtori i policisë në kryeqytetin malazez Podgoricë Slavko Stojanoviç dhe shefi i komisariatit në qendrën e qytetit Jovica Raçeviç dhanë dorëheqje, në lidhje me të cilat Ministria e Punëve të Brendshme shpjegoi se janë lidhur me sigurinë e keqësuar në kryeqytet. Në qendrën e Podgoricës javën e kaluar u vranë dy persona gjatë një sulmi. Mediat vendase e komentojnë këtë ngjarje me grindjet mes dy grupeve kriminele. Përsëri javën e kaluar një person ishte vrarë si rezultat i shpërthimit të një makine bombë. 

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD