Në vigjiljen e ditës më të trishtuar të Javës së Madhe (Të Premtes së Madhe) Kori Filarmonik dhe Filarmonia e Sofjes do të prezantojnë “Rekuiemin” e Xhzepe Verdit – një nga veprat emblematike të këtij kompozitori. Ideja e për këtë krijim lindi në vitin 1868, pas vdekjes së Xhoakino Rosinit. Me iniciativën e Verdit disa nga kompozitorët më të mëdhenj italianë u bashkuan për të krijuar një meshë përkujtimore, kushtuar kolegut të tyre të madh. Por vepra nuk doli në skenë. Pas kësaj Verdi vendosi të krijojë një “Rekuiem” të vet në kujtim të Rosinit. Një shtysë serioze për përfundimin e punës mbi të ishte lajmi për vdekjen e shkrimtarit Alesandro Mandzoni, ndaj të cilin Verdi ka pasur respekt të madh. Tek ne vepra është interpretuar shumë herë nga muzikantë dhe këngëtarë të ndryshëm.
Më shumë hollësi për performancën më 5 prill në sallën e kryeqytetit “Bullgaria” mësojmë nga dirigjenti Najden Todorov:
“Për këtë koncert e zgjodhëm mbrëmjen e së enjtes dhe arsyeja është E Premtja e Madhe. “Rekuiemi” i Verdit, përveç se është një vepër i mrekullueshëm, e predispozon dëgjuesin për reflektim – për jetën tonë, për mënyrën, në të cilën mund ta ndryshojmë atë për ta bërë më të mirë, për vlerën e secilit prej veprimeve tona dhe për pasqyrimin e tyre mbi ne dhe mbi njerëzit përreth. Secili prej nesh e ka arsyen e vet, motivin personal për bilanc shpirtëror. Posaçërisht në ditët para Pashkës. Vetë “Rekuiemi” duhet të prezantohet pikërisht në këto ditë të vitit dhe jam shumë i lumtur se e përfshimë në programin tonë pikërisht në kohën e duhur.”
Sipas Maestros Todorov ekipi është një kombinim i mrekullueshëm prej orkestrës, korit dhe solistëve të famshëm:
“Ka njerëz, me të cilët jam takuar në punë dhe të cilëve u besoj shumë në rastet, kur nuk kam përvojë të drejtpërdrejtë personale. Kështu zgjodha solistët për veprën e Verdit. Bashkë me disa prej tyre tashmë kam qenë në një skenë. Për mua gjithmonë është kënaqësi të punoj me sopranon Maria Cvetkova. Solistja tjetër Veselina Kacarova s’ka nevojë për prezantim. Por për mua kjo është hera e parë, në të cilën punoj me të. Akoma pas provës së parë isha mahnitur nga dhe i lumtur me këtë që e dëgjova dhe e përjetova bashkë me të . Ajo është jo vetëm një këngëtare e përsosur, por me të punohet me lehtësi dhe kjo është me rëndësi për secilin dirigjent. Publiku do të dëgjojë si solist dhe tenorin Mario Melanini – një nga këngëtarët më të mirë italianë, me të cilët jam takuar. Gjithmonë kur kam mundësi zgjedh të punoj me të. E vlerësoj lartë jo vetëm për shkak të zërit të tij të shkëlqyer, por edhe për shkak të dijeve dhe aftësive të tij në fushën e muzikës vokale. Ai jo vetëm se ka dhunti, ai di se si t’i përdorë ato. Për sa u përket artistin tjetër Siril Roveri dhe zërin e tij bas – ai është një emër, të cilin e kisha parë shpesh në afishet e teatrove të mëdha operistike jashtë Bullgarisë. I besova rekomandimit të Veselina Kacarovës dhe jam i bindur se zgjedhja është e mirë. Për sa i përket Korit Filarmonik Kombëtar, më duket se vepra është shkruar posaçërisht për të. Jam i kënaqur se punoj përsëri me Filarmoninë e Sofjes – një nga orkestrat e mi më të preferuar. Muzikantët e saj sikur lexojnë mendimet dhe ndjenjat e mia.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv
Ata kanë mbi tre mijë shfaqje muzikore. Këngët e tyre "Rruga e gjatë për në shtëpi" dhe "Luledielli" janë përfshirë në disa tekste shkollore të muzikës në Bullgari. Dhjetëra janë hitet e tyre, çmimet dhe nominimet për punën e tyre, por ata e pranojnë..
Interpretuesit e njohur bullgar Vasill Najdenov dhe dyshja “Vëllezërit Argirovi” i njohim individualisht prej disa dekadash, por që tani kanë regjistruar për herë të parë një këngë të përbashkët me titull "Atje, në kthesë". Teksti, i cili tregon për..
Viti 2024 ishte më shumë se një vit i suksesshëm për B.T.R. – një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut bullgar festoi 30 vjetorin e tij me një turne kombëtar për përvjetorin dhe një turne evropian. Viti i ri 2025 do të jetë i mbushur me jo më pak..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë...
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit..