Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Programi i Festivalit Ndërkombëtar ppIANISSIMO

БНР Новини
9
“Diagonal”

Festivali Ndërkombëtar për Muzikë Moderne për piano ppIANISSIMO u hap më 13 prill me recital për piano “të parapërgatitur” të pianistit Rikardo Diskalco (Spanjë). Pas kësaj publiku pati mundësi të dëgjojë koncertin xhaz të Dejvid Hellbok trios nga Austria dhe programin “Mozaiku”. Në të u prezantuan 39 vepra të autorëve nga 39 shtete në ekzekutim të studentëve të Akademisë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”. Në kuadrin e këtij projekti veprat ishin nga një minutë secila gjë që vinte të sugjeronte  forma më e përhapur e komunikimit kohët e fundit  “sms muzikor”. Autor i idesë është profesoresha Borisllava Taneva. Ajo e realizoi projektin në bashkëpunim me Asociacionin e Marrëdhënieve Kulturore Bullgaro-Zvicerane bazuar në Gjeneve. Pas koncertit në Sofje programi do të prezantohet edhe në Qendrat Kulturore Bullgare në Vjenë dhe Bratislavë. Më shumë hollësi sjell profesoresha Taneva – njëra prej organizatorëve të veprimtarisë.




Borisllava Taneva“Më 20 prill publiku dëgjoi Duon “Diagonal” – Anka Zllateva – klaviçembël dhe Adam Orvad – fizarmonikë. Tingëllimi i këtyre dy veglave muzikore gërshetohet shumë mirë, megjithëqë në shikim të parë ky tandem duket i çuditshëm. Publiku pati mundësi të dëgjojë dy premiera të veprave bullgare nga Georgi Arnaudov dhe Noris Getov. Adam Orvad do të realizojë një uërkshop për muzikë moderne në fizarmonikë. Me studentët një takim do të ketë edhe Marsell Vorms nga Holanda, recitali i të cilit është më 21 prill. Ditën e diele, më 22 prill programi është jo i zakontë për festivalin tonë. Këngëtarja e re Milla Mihova – soprano dhe Nikollaj Stojkov – klavikor do të prezantojnë këngë nga ylli islandez pop dhe rok Bjork.

Më 27 prill një recital do të ketë Hajg Melikjan nga Armenia. Ai është një pianist i jashtëzakonshëm dhe ekzekutimet e tij të muzikës moderne nuk e kanë shokun. Ai do të prezantojë vepra të kompozitorëve armenë. Më 28 prill parashikohen dy koncerte. Mëngjesin do të prezantohet Ansambli “Sillakbo” i përbërë nga ekzekutues me kombësi të ndryshe. Po këtë ditë organisti Dariush Prshibillski do të mbajë një koncerte në sallën e Akademisë Kombëtare Muzikore.

Këtu dëshiroj të theksoj, se në vazhdim të  21 vjetëve të realizohet një festival  i muzikës moderne, kërkon shumë punë. Gëzohem se isha pjesë e ekipit të tij në vet fillimin.  Pasi profesoresha Stella Dimitrova, themeluese dhe drejtoreshë shumëvjeçare artistike e forumit, vendosi t’u dorëzojë organizimin më të rinjve, atëherë bashkë me Ilija Gramatikovin e morën përsipër këtë punë jo të lehtë. Në ekipin tonë janë Gergana Nestorova, Margarita Ilieva dhe Eliana Zaharieva nga Radioja Kombëtare Bullgare” – përfundon profesoresha Taneva.




Koncerti i fundit i festivalit “Pianisimo 2018” është i grupit “Hiper duo” nga Zvicra më 29 prill në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: ppianissimo.info



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti më premtove" – një këngë nga Konkursi "Burgas dhe Deti" 2024

Një nga këngët pjesëmarrëse në Konkursin "Burgas dhe Deti" 2024 është "Ti më premtove" në interpretim të Ansamblit Vokal “HighLight”. Në të u mblodhën 20 këngëtarë të rinj të talentuar nga HighLight Singing Academy. Disa prej tyre tashmë janë fitues..

botuar më 24-07-26 2.45.MD

"Nëse telefonon" – një duet i dy interpretuesve të rinj

Dy autorë dhe interpretues të talentuar u bashkuan në një duet. Robi dhe Dara Ekimova krijuan bashkë muzikën dhe tekstin e këngës "Nëse telefonon". Aranzhimin e bënë Robi dhe Martin Nikollov. Robi tregon për krijimin e këngës: "Një mbrëmje i..

botuar më 24-07-25 8.15.PD

Muzikantët e Grupit “Jupiter 7” prezantojnë këngën e tyre më të re

Shtëpia e Kulturës "Sredec" në Sofje shënon 50 vjetorin e saj me një sërë ngjarjesh muzikore nën titullin "Ishulli i Muzikës". Në këtë mënyrë, Shtëpia e Kulturës "Sredec" u jep një skenë profesionistëve të dëshmuar dhe të rinj - këngëtarë dhe..

botuar më 24-07-24 7.35.PD