Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moni Simeonov: Gjithmonë emocionohem shumë kur ekzekutoj muzikë dhe jap mësime në Bullgari

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Moni Simeonov jeton në Shtetet e Bashkuara prej rreth 20 vjetëve. Shkon atje kur ka qenë 15 vjeç me ftesë dhe me ndihmën e njërit prej mësuesve të vet në violinë. Gjatë vitit 2009 fitoi pozitën e koncert-mjeshtrit në Orkestrën Simfonike në Sakramento. Ai është një nga 3 koncert-mjeshtrit e orkestrave prestigjioze nëpër botë, të cilët janë solistë në koncertin e Orkestrës së Radios Klasik FM më 24 prill në sallën “Bullgaria” me dirigjent Grigor Palikarov. Ngjarja është një nga theksat në afishen e “Festivalit Muzikor Evropian “. Në program janë përfshirë krijime të njohura për violinë dhe orkestër. Dy solistët e tjerë janë Allbena Danaillova, gruaja e parë  koncert-mjeshtre në historinë e orkestrës të operës shtetërore dhe Dimitër Ivanov, koncert-mjeshtër i parë i Orkestrës së operës në Frankfurt Opern und Museumsorchester.

Gjatë viteve të fundit Moni Simeonov ia përkushton pjesën më të madhe të kohës së vet punës në California State University, ku drejton departamentin e instrumenteve me tela dhe jep mësime në violinë dhe muzikë dhome. Ai ka lindur në qytetin Plovdiv, në familjen e muzikantëve. Tregon se që në një moshë fare të herët është “i rrezatuar” me ndikime muzikore. Babai i tij ka qenë violonçelist, kurse nëna-pianiste, gjyshi –një dirigjent koral. Gjyshja e tij – është pianiste, e cila shumë shpesh e ka marrë me vete në operë, ku ka punuar si akompanjist. Todor Pelev, violinist dhe pedagog në Idyllwild Arts Academy në Kaliforni, e bindi të kandidojë për bursë përtej oqeanit.





"Kisha ardhur në qytetin Plovdiv për një koncertin tim solo. Pas koncertit biseduam, unë ekzekutova muzikë përpara tij dhe ai propozoi të dërgojmë incizime të mia në shkollën, në të cilën jepte mësime. E bëmë dhe Todor Pelevi arriti të rregullojë një bursë mjaft solide. Kështu e bëri të mundur vajtjen time në Kaliforni. Nuk ndjeva stres nga fakti se nuk jam pranë familjes sime. Mbase sepse kujdeseshin shumë mirë për ne. Në të njëjtën kohë aty qemë mbase 7 bullgarë të rinj - pianisti Aleksandër Çobanov, violonçelisti Veselin Nedellçev e të tjerë. Vajtja në Idyllwild qe mundësisht tranzicioni më i qetë drejt universitetit dhe programeve të specializantëve, të cilat i përfundova. Në Bullgari vij të paktën një herë në vit. Zhvilloj koncerte –muzikë dhome ose si koncert-mjeshtër ose solist i orkestrave simfonike, drejtoj klasa të mjeshtërisë. Kjo më jep emocione shumë pozitive. Më në veçanti emocionohem shumë, kur jap mësime në qytetin e Plovdivit - në po këto klasa, në të cilat vetë unë jam mësuar të bëj vibrato dhe detashe. Sikurse në këtë mënyrë mbyllet rrethi dhe kthehem në fillim."




Koncertet dhe klasat e mjeshtërisë të Moni Simeonovit janë nëpër të gjithë botën. Turneu i tij i fundit në Kinë, Hong Kong, dhe Sri Lanka ka përfunduar përpara disa javëve.

"Kam vizituar vende interesante dhe në Amerikë. Mbaj mend vizitën time të parë në Fargo Fargo, në Dakotën Veriore. Qe gjatë muajit janar  temperaturat qenë -40 gradë /vlera e vetme e cila është e njëjtë në bazë të Farenhajnit dhe të Celsiusit/. Mbaj mend se nxënësit nga klasa e mjeshtërisë luanin me topa dëbore përpara se të fillojmë me orët e mësimit dhe vetëm për disa minuta mundën të fillojnë të ekzekutojnë dhe unë pa qenë fare jashtë nuk qesh në gjendje të luaj në violinë. Mbase një dallim më të madh me jetën, me të cilën jemi mësuar, pash në Lindjen e Largët dhe në Amerikën Jugore. Por, njerëzit kudo reagojnë mirë kur dëgjojnë një muzikë të mirë. Mundohem të jem i dobishëm për nxënësit e mi, të transmetojë atë të cilën e kam mësuar. Në Bullgari mësuesit e mi qenë Bojanka Shopova dhe Darina Dankova. Në shtetet e Bashkuara Todor Pelev jo vetëm që më njohu me bazat e së ashtuquajturës mënyrë amerikane të ekzekutimit dhe të mësimdhënies, por më dha startin e parë. Diplomën e Bachelorit e përfundova në Zvi Zeitlin-i njohur shumë në kohën e kaluar, i cili vdiq gjatë vitit 2012 në moshën 96 vjeçe. Ka ekzekutuar Koncert për violinë dhe orkestër të Stravinskit me dirigjent autori, ka realizuar premierën amerikane në koncertin në Shjonberg. Më e rëndësishmja, të cilën e mësova prej tij është të jem këmbëngulës dhe të besoj në forcat e mia. Në Yale University qesh tek Ani Kavafian, e cila më mësoi me “ngjyrën”dhe “bindjen muzikore”, kurse nga Midori – tek e cila përfundova programin tim artistik dhe doktoraturë, u mësova në disiplinë dhe në këtë se pavarësisht nga rezultati, duhet të kryejmë veprimet e drejta. Tek ajo qesh përgjithësisht 7 vjet . Akoma nuk kemi humbur lidhje. Kur kam probleme me studentët e mi, ajo shpesh më ndihmon, gjithmonë ka një përgjigje të gatshme ose drejton atë pyetje, e cila do të drejtojë drejt zgjidhjes së problemit. Kemi zhvilluar turne të shumta bashkërisht me të, qemë dhe në këtë turne në Azi."


Në repertorin e vet të pasur Moni ka disa krijime bullgare, të cilat i interpreton në koncertet e veta. Mes tyre është “Sevdana” nga Gjeorgji Zllatev-Çerkin, “Sellska rapsodia” /"Rapsodia Fshatare"/ nga Petër Hristoskov e të tjera. Në koncert sot do të interpretojë “Razmishlenie” /"Të menduarit"/ nga Masne nga opera “Tais” dhe “Ciganka” /"Ciganja"/ nga Raveli.

Përgatiti në shqip:Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD