Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në pazar në qytetin Kubrat

БНР Новини

Pazari i ditës së diel në qytetin Kubrat, rrethi i qytetit Razgrad /Bullgari Verilindore/, nuk është një vend i zakonshëm për të bërë pazar. Në treg  njerëzit takohen, këmbejnë informatë, marrin lajme nga të afërmit e vet, të cilët janë jashtë shtetit. Këtu shitësit-prodhues kanë klientë të përhershëm, mes të cilëve dhe shumë tregtarë.

Kurse pranvera është stina, në të cilën çdo një nxiton që të mbjellë kopshtin e vet, të rendisë shtretërit me perime. Këtu në tregun e qytetit prodhuesit e fidanëve dhe të farërave për mbjellje janë më të kërkuarit gjatë muajit prill. Një prej tyre është Hasiya Deliibryamova nga qyteti Slivo Pole, rrethi i qytetit Ruse, e cila merret me prodhim perimesh që prej 20 vjetëve.

Снимка

Slivo Pole që prej kohe është e njohur si një qendër e prodhimit të perimeve në këtë rajon me serrat, të cilat u japin mundësi vendasve për ta nxjerrë bukën e gojës. Gjejmë Hasiya Deliibryamova të bisedojë me njerëzit, të cilët janë të kënaqur nga fidanët e domates, të blerë gjatë vitit të kaluar prej saj, dhe tani kanë ardhur të këshillohen për varietetet e ndryshme:

"Jam prodhues nga Slivo Pole, prodhojmë fidanë për domate herët në pranverë. I mbjellim në serrat tona, kurse një pjesë prej tyre i shesim në pazar. Prodhimi i domateve të serës është puna jonë kryesore, përveç kësaj kultivojmë dhe patate. Shkojmë nëpër tregje, që të mund të shesim prodhimin tonë. E tërë familja jonë krejtësisht është zënë në prodhim. Serrat tona janë mbi një sipërfaqe prej 3 dynymësh, dhe në stinën më të ngarkuar punësojmë më shumë njerëz"– tregon Hasiya.

Hasiya Deliibryamova

Moti i ftohtë, me të cilin erdhi pranvera tek ne ishte një sfidë për fermerët nga Bullgaria Verilindore. "Kishte një periudhë, në të kishte shumë dëborë, kishte ndërprerrje të korrentit dhe duhej të përballonim situatën - tregon Hasiya. Këtu në pazar, unë mbështetem shumë tek besimi i klientëve të mi"– shton Hasiya, duke i dhënë këshilla djalit të saj Sinan, i cili është në tregun e Kubratit bashkë me të.

Gruaja tregon se fillimisht nuk kanë pasur guxim të përfshihen në programet për subvencione, por: "Jeta të mëson"– thotë ajo dhe saktëson se në bazë të një prej skemave të pagimeve direkte kanë marrë subvencione. Me qenë se familja ka 20 hektarë kopshte frutore me kumbulla dhe përpunon sipërfaqe me lakër, merr subvencione suplementare në kuadrin e  Programit për zhvillimin e rajoneve rurale 2014-2020 për kultivimin e varieteteve të vjetra bullgare të frutave dhe perimeve.

Në fund të bisedës sënë Hasiya thotë: "Fidanët janë si një fëmijë. Duhet t’i rritësh në një temperaturë të përcaktuar. Kur është shumë ftohtë - të sigurosh temperaturën e duhur, kurse kur është ngrohtë - ta ulësh gradat. Sa i përket pazarit - me çdo një vit të kaluar është gjithnjë e më e vështirë. Tani ka më shumë prodhues në treg, sesa klientë."

Krasimir Çavdarov

Edhe Krasimir Çavdarov është nga Slivo Pole, shet fidanë për domate bashkë me djalin e tij:

"Kemi 9 serra dhe prodhojmë kryesisht varietete të hershme të domateve, piperit dhe trangujve. Pas kësaj e shesim produktin tonë, kryesisht në tregun në qytetin Ruse. Prej 20 vjetëve punoj në fushën e prodhimit të e perimeve. Me kalimin e viteve bëhet gjithë e më vështirë, sepse importi i huaj i pengon prodhuesit vendas. E gjithë familja është angazhuar me këtë punë, vetëm në periudhën më të ngarkuar të verës nevojitet të marrim punonjës. Në sektorin tonë çdo gjë është shumë e shtrenjtë - farat, plehrat, por më e shtrenjtë është puna. Dimri ishte i ftohtë, serrat duhej të ngroheshin më tepër me soba, kurse të gjitha këto janë shpenzime."

Ikim nga tregu, duke marrë me vete atmosferën e këtij qyteti të vogël në Bullgarinë Verilindore me shpresën për një vit më të mirë e të begatshëm ekonomik.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Shevkie Çakër



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festa e Fluturave në Pollska Skakavica mblodhi së bashku adhuruesit e natyrës së egër

Pranë ujëvarës së fshatit Pollska Skakavitsa, Kjustendill, adhuruesit e fluturave dhe kafshëve të egra u mblodhën në "Festën e Fluturave" për të vëzhguar një nga fenomenet më të bukura natyrore përgjatë lumit Struma. Ujëvara është rreth 50 metra e lartë..

botuar më 24-07-07 8.10.PD

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD